Nëntëvjeçarja Eda Kaliqi ka marrë pjesë në më shumë gara lokale dhe shtetërore, si dhe në disa ndërkombëtare. Në konkurrencë me moshataret e saj ka fituar vende të para. Krahas garave në balet, vitin e kaluar në garat shtetërore për piano Eda ka fituar vendin e dytë. Megjithatë, pasioni i saj është baleti. Në episodin e katërt të serialit “M-art” ju njohim edhe me një shembull të suksesshëm të një artisteje të re e cila meriton respekt.

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për histori të tjera të serialit tonë:
Kur kitara është edhe ëndërr edhe realitet
Hip-Hopi motivacion për sukses
M-art, Platforma për promovimin e artistëve të rinj është projekt i financuar nga Ministria e kulturës.
