“Patriot je nëse investon në Maqedoni”. Kjo ishte tema e gjashtë me radhë nga cikli i debateve publike që nëpër Maqedoni i organizon Shoqata e qytetarëve Diversiti Media.
Në Kërçovë debatuan ekspertë, politikanë, përfaqësues të qeverisjes lokale dhe qytetarë.
Këshilltari në këshillin komunal, Vanço Sërbakoski thotë që vetëqeverisja lokale “absolutisht nuk flet për investime. Kemi për punë se sa udhëheqës do të largojmë prej pune. Nuk kemi bisedë për biznes”, shtoi ai.
Sërbakoski vlerëson që mërgimtarët nuk janë të interesuar të investojnë në shtëpi sepse kanë pasur përvoja të këqija.
Kryetari i mëhershëm i Komunës së Kërçovës, Bllagoja Despotoski sheh ndryshim në kursin e qeverisjes së re lokale dhe bllokim në atë që ai e ka filluar me ndërtimin e zonave industrial dhe në tërheqjen e investitorëve.
Analisti ekonomik, Visar Ademi, thotë që shqiptarët etnik nuk janë patriotë më të mëdhenj për shkak të emigrimit.
“Është traditë që të kihet një biznes familjarë sepse më herët shumë pak kanë qenë të kyçur në administratë dhe kanë qenë të fokusuar në ndërmarrësi. Pas vitit 1991 ju morr ndërmarrësia dhe i bënë administratorë”, vlerëson Ademi.
Ajo që në Kërçovë është paradoksale është numri i madh i dyqaneve tregtare, bastore dhe lokaleve, thotë profesori universitar Sinisha Naumovski.
Ai thotë që “ kjo është reflektim i depresionit të rëndë ekonomik dhe varfërisë” dhe vlerëson që me depolitizimin e të gjitha sferave, si dhe me decentralizimin e biznesit do të ndryshojë imazhi i Kërçovës.
Ky qytet ka 27 mijë banorë prej të cilëve mbi 7000 janë të papunësuar.








