Diversity Media ju bashkëngjit Rrjetit për edukim mediatik

Diversity Media u bë anëtari i 41 i Rrjetit për edukim mediatik. Kjo është një platformë që ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit mes faktorëve të ndryshëm në shqërinë më Maqedoni që krijojnë dhe zbatojnë aktivitete dhe projekte në sferën e edukimit mediatik. Rrjeti u promovua në prill të vitit 2017 nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audivizuele. Ka 34 themelues – institucione arsimore, shoqata qytetare, medie dhe institucione shtetërore, në mesin e të cilëve edhe dy ministri – atë të arsimit dhe shkencës dhe të punës dhe politikës sociale.  

 Në faqen e internetit të Rrjetit mund të gjeni informacion bazë për atë se çfarë,  për kë dhe përse është i rëndësishëm edukimi mediatik dhe se si në mënyrë kritike të vlerësohen përmbajtjet mediatike. Gjithashtu, mund t’i gjeni edhe të gjitha publikimet dhe aktivitetet e anëtarëve të kësaj platforme.Edukimi mediatik nuk është nocion apstrakt, por ndodhet në palcën e proceseve demokratike dhe kontribuon për zhvillimin e mendimit kritik dhe nënkupton shtysë për arritjen e standardeve në medie. Sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt ta kuptojnë dhe ta mbështesin këtë, aq më shpejt do të ketë kuptim parimi se ne vetë vendosim për proceset në shtet. Diversity Media, me gjithë këtë kapacitet, si edhe deri më tani, vazhdon të punojë për realizimin e këtyre qëllimeve.