Ekonomi ose ekologji?

Aksioni i pushtetit lokal në Strugë për shembjen e objekteve të paligjshme në hapësira publike deri më tani mbeti shembulli i vetëm pas ndryshimit të pushtetit lokal në Maqedoni. Kjo ishte një nga temat për të cilat u diskutua në debatin “Hapësira publike përkundrejt ekspansionit urban” e cila u zhvillua nëa Strugë, nën organizimin e shoqatës “Diversity Media”.

Profesori Nikos Çausidis, autor i librit “Projekti Shkupi 2014 – skica për një studim të ardhshëm” urbanizmin në një qytet e krahasoi me një familje apo shtëpinë në të cilën jetohet.

“Një qytet pa respektimin e rregullave është një kaos. Në një paralele të tillë – si jeton një njeri në një dhomë të pa rregulluar? Ai është i njëjtë si dhe dhoma. Dhoma e parregulluar ndikon direkt në parregullsinë e njeriut. Një qytet i pafat, një qytet kaotik, krijon njerëz kaotik. Një atmosferë kaotike, e cila manifeston kaos edhe ems njerëzve”, tha profesori Çausidis.

Kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela tha se kaosi urbanistik ëshët praktikë që sundon me vite. Asnjë pushtet lokal nuk u përpoq që të vë rregull në egërsinë ndërtimore, tha Sela dhe shtoi:

“E di se është vështirë të ndryshohet mentaliteti dhe  të ndërmerren iniciativa, por problemi kryesor është mosrespektimi i ligjeve. Në Strugë një here ndërtohej dhe pastaj plotësoheshin dokumentet”.

Qytetarët nuk janë ata që duhet të vënë rregull, por institucionet, ishte qëndrimi i arkitektes Arjeta Xhumkar.

“Nëse nuk respektohet ligji, atëherë nuk funksionin sistemi dhe shoqëria. Projektet urbanistike janë publike. Nëse i respektojmë do të ketë rregull, në të kundërtën aty janë institucionet që duhet të vënë rregull”.

Ekspansion

Në gjithë këtë kaos të mosrespektimit të ligjeve dhe ndërtimeve, çfarë masash merren për ruajtjen e mjedisit jetësor? Ekspertja e ekologjisë Besa Tateshi mendon se në shënjestër të ekspansionit urbanistik është mjedisi.

“Popullata jeton ose dëshiron të jetojë në zona urbane. Ekspansioni urban nuk është diçka që ne mund ta pengojmë. Është fakt se ky ekspansion ndikon mbi mjedisin jetësor, megjithatë për fat të keq, pushtetet lokale dhe qendrore dinë pak se si të mbrohet”, thotë Tateshi.

Të pranishmit në sallë, mes të cilëve arkitektë të respektuar që punojnë në Maqedoni dhe jashtë folën për më shumë probleme që kërcënojnë bregun e mbrojtur të Ohrit dhe Strugës ndërkohë që heshtet zëri i ekspertëve. Në debat u fol edhe për projektin e paralajmëruar në Lubanishtë të indianit Subarta Roj. Ishin të ndara mendimet nëse paratë e investitorëve ishin primare, ose nëse ekonomia vjen para ekologjisë dhe hapësirave publike.

Debati në Strugë, ishte i shtati me radhë nga dhjetë debatet e parashikuara nga projekti “Debate_mk” nga programi CIVICA Mobilitas të Qendrës për Zhvillim Institucional, CIRa. Debatet janë të mbështetura dhe promovohen edhe nga Fondacioni IDEA Europa Juglindore, pjesë e rrjetit ndërkombëtar IDEA, rrjet i cili më shumë se dhjetë vite promovon debate dhe mendim kritik mes të rinjve.