Gjimnazistët kërçovarë duan ta dinë se si funksionon gazetaria, por nuk kanë interes që ta zgjedhin atë si profesionin e tyre. Ky është një nga përfundimet e punëtorisë për edukim mediatik në këtë qytet që u mbajt më 1 nëntor 2018. Fëmijët kërkonin më shumë informacion, duke thënë se mediat janë të vërshuara vetëm nga gjëra të këqija. Ata treguan interes për atë se si identifikohen lajmet e rrejshme dhe se si të dallojnë profesionalizmin në medie. Krahas përfaqësuesve të Diversity Media ligjëruese ishte edhe Katarina Sinadinovska, kryetare e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë në mediet në Maqedoni.



Punëtoria ishte në organizim të Diversity Media, ndërsa në kuadër të projektit “Të menduarit kritik për qytetarë aktiv”.

