Gjimnazistët, të kujdesshëm ndaj mediave

Të rinjtë në vend, megjithëse janë pak të informuar, shprehen të shqetësuar për përhapjen e lajmeve të rrejshme, sidomos në mediat elektronike. Ata thonë se është e vështirë që lajmet e rrejshme të pikasen dhe se duhet bërë kujdes në përzgjedhjen e medias dhe absorbimin e informacioneve.

Amdi Bekteshi, nxënës: “mundet që edhe ajo që lexoj të jetë edhe e vërtetë por unë mendoj nëse është lajm i rrejshëm. Edhe po të jetë lajm i vërtetë duhet të mendosh sepse mund të jesh gënjyer një herë nga ndonjë lajm për të cilin ke menduar se është i vërtetë por ka qenë i rrejshëm. Më shumë informohem nga kanalet televizive që transmetojnë lajme. Atyre mund t’u besohet më shumë sepse janë drejtpërdrejtë. Shembull, Alsat edhe po të shkruaj diçka në internet, prapë më shumë i besoj në television dhe emisione nëse është drejtpërdrejtë se sa asaj që është e shkruar.”

Ivona Panovska, nxënës: “për disa gjëra nuk mund të dimë nëse janë të vërteta ose jo dhe do të ndodhë që të besojmë tek ata. Më vonë kur të merret vesh mes njerëzve të tjerë atëherë e kuptojmë se në fakt ajo ka qenë gënjeshtër.”

Eva Popovska, nxënës: “unë po të mos isha në këtë projekt nuk do të dija për lajmet e rrejshme. Disa herë është e dukshme se si mund të njihen lajmet e rrejshme por të mos kesh njohuri nuk do të mund t’i kuptosh.”

Por si ruhen lexuesit e rinj nga dezinformatat dhe të pavertetat? Ata fillimisht sugjerojnë që vetë mediat të jenë të kujdesshme dhe të respektojnë detyrimin e tyre kryesorë, informimin e qytetarëve. Të rinjtë kanë mësuar që është më e sigurtë që informacionin ta verifikojnë në disa media ose burime.

Amdi Bekteshi, nxënës: “nëse duam të t’u ikim lajmeve të rrejshme, nuk duhet të shkruajmë lajme vetëm për klikime ose për të lexuar sa më shumë publiku nga një ëebside por të shkruajmë për t’I informuar qytetarët. Por kështu është bota në këtë cilën jetojmë. Publikojnë gjëra për të fituar klikime dhe jo për t’i informuar qytetarët.”

Ivona Panovska: “ose nuk e vizitoj më atë faqe ose do të flas me dikë që ka vizituar të njëjtën faqe. Shembull, edhe do t’i kontaktoj sepse shpesh ka kontakt te faqe, për t’i pyetur se nga i kanë informacionet për atë ndodhi për të cilën shkruajnë, të më japin ndonjë dëshmi dhe të di a të besoj ose jo.”

Të pyetur për raste konkrete kur kanë hasur në lajme të rrejshme, të rinjtë e intervistuar kujtojnë storje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike ku është përdorur edhe gjuhë e urrejtjes. Pikërisht gjuha e urrejtjes, e hasur jo vetëm në mediat tradicionale por kudo, është diçka me të cilën ata përballen çdo ditë. Por për t’u përballur me këto gjëra, ata në shkolla mësojnë shumë pak ose aspak.

Ivona Panovska: “kur shkruajmë me urrejtje përdorim edhe fjalë të shëmtuara. Mendoj se kjo, gjuha e urrejtjes është shumë e përhapur sot. Mund të bëhet profil i rrejshëm për dikë, të flitet me urrejtje për dikë dhe kjo të përhapet kudo në rrjetet sociale.”

Angjela Elmazi: “nuk na mësojnë se si t’i njohim lajmet e rrejshme ose si të ruhemi prej tyre, për gjuhën e urrejtjes ose për këto gjëra.”

Lajmet e rrejshme, gjuha e urrejtjes, manipulimi nëpërmjet lajmeve, nevoja për informim profesional si dhe roli i institucioneve në këtë mes, janë disa nga shqetësimet me përmasa globale, sidomos gjatë viteve të fundit me zgjerimin e përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale.

Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KriThink, projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me EUTOTHINK – Qendra për strategji Evropiane