Të humbur në përkthim në Maqedoni

Të humbur në përkthim në Maqedoni by DiversityMedia

Në media me vite shfaqen dëshmi të qytetarëve për shërbime të këqija në sportele të ndryshme nëpër Maqedoni. Nëse kjo përbën problem për ta imagjinoni se çfarë duhet të bëjë një i huaj nëse duhet të kalojë nëpër labirintet institucionale për të marrë për shembull dokumente qëndrime.

Sektori joqeveritar jep sugjerime ku dhe çfarë duhet korrigjuar. Ministritë përgjegjëse ndërkohë thonë se situata do të përmirësohet.

Sportele pa fund për një dokument

Kanë kaluar 25 vjet kur Sting publikoi hitin e tij Englishman in New York, por disa vargje të saj thuajse janë ideale për të përshkruar se si ndihen të huajt kur duhet të fillojnë të jetojnë në Maqedoni.

Brenda tre ditësh duhet të lajmërojnë qëndrimin. Ka një varg procedura ligjore, dosje plot me dokumente, sipas praktikave edhe të vendeve të tjera për të rregulluar qëndrimin që të merret një lloj statusi.

“Jo, s’ka asnjë që do të ishte në anën tonë, të të shpjegojë dhe të të drejtojë. Shkon derë më derë, troket dhe sërish të kthejnë prapa. Të kthejnë edhe nga kufiri që pastaj të thonë se ky veprim është normal sepse nuk dinin si të vepronin”

Kristina është nga Serbia, e martuar në Maqedoni prej tetë vjetësh. Ajo shpjegon se çfarë ka kaluar gjatë pesë viteve të para sa janë të nevojshme për të marrë qëndrim të përhershëm. Me këtë leje ajo ka të gjitha të drejtat si dhe qytetarët e tjerë në vend. Por para se të marrë këtë status disa herë ka shkuar në vendlindje sepse ministri të ndryshme vazhdimisht kanë kërkuar dokumente të reja dhe të ndryshme. Ajo tani fiton duke bërë bizhuteri.

“Kam punuar por në “të zezë”. Punoja në një fabrikë...”

Ludmila është nga Ukraina por dhe mbesë Maqedonie. Shpjegon se si e huaj i është dashur të gjendet për punë sepse s’ka pasur leje pune. Nga viti i kaluar ka punë të rregullt.

Procedurat janë më të lehta nëse të huajt dinë se ç’duan

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale shpjegojnë se shpesh të huajt nuk dinë se ç’kërkojnë sa i përket punësimeve. Një nga shkaqet është se ligji që rregullon këtë fushë dallon tre kategori punësimesh, punë dhe vetëpunësim. Kështu thotë Dejan Ivkovski, drejtues i sektorit të azilkërkuesve.

“Nëse kanë një pamje të qartë se çfarë duan në Maqedoni, do të lehtësojnë dukshëm procedurat për marrjen e lejes së duhur për punë, qëndrim etj.”, thotë ai dhe shton.

“Sipas ligjit për punësim dhe ligjit për të huaj, tek kërkesat e duhura, në anën e pasme janë të qartësuara se cilat dokumente kërkohen, prandaj nuk mendoj se dikush mund ti thotë një të huaji se i duhet ndonjë dokument shtesë”, thotë Dejan Ivkovski.

Problemet e të huajve në Maqedoni një vit i ka studiuar Koalicioni i organizatave rinore joqeveritare “Sega” (Tani). Cilat janë të dhënat që kanë marrë nga studimi e pyetëm Ana Zhezhoskan, përgjegjëse të projektit:

“Fillimisht kur të huajt futen në Maqedoni ndeshen me barrierën gjuhësore. Nuk kanë informacione se ne cilën ministri ose institucion të drejtohen për të rregulluar qëndrimin  tyre. Nuk dinë se cilat dokumente iu duhen, si u rregullohet sigurimi shëndetësor, a u njihet shkollimi, mënyra e punësimit në Maqedoni”, shpjegon Zhazhoska.

Faqe interneti pa versione në gjuhën angleze

Kristina dhe Ludmilla kanë përjetimet e tyre për shkak të mosnjohjes të gjuhës maqedonase.

Me njerëzit në rrugë.

“Pse nuk flet maqedonisht? Sa kohë je këtu? Një vjet e gjysmë ju shpjegoj dhe me thonë për shkak se nuk flisni gjuhën tonë nuk na respektoni. Iu thashë njerëz nuk mundem ta mësoj menjëherë...”, tregon Kristina. 

Ose përvoja me fëmijët e tyre.

“Nuk doja të flisja gjuhën ukrainase sepse jetojmë këtu, por maqedonisht nuk kuptoja dhe mbase për këtë arsye fëmija më foli më vonë”, tregon me shqetësim Ludmilla.


Si zgjidhen situatat në Bankën Komerciale kur shfaqen barriera gjuhësore në sportelet e tyre?

“Njohja e gjuhëve të huaja është një nga kriteret që merren parasysh gjatë punësimeve të kuadrove të reja, gjithashtu sipas nevojës organizohen edhe kurse për gjuhë të huaja për të punësuarit”, thonë nga banka.


I vetmi vend ku në gjuhë të huaj ka informacione të vlefshme për të huajt është faqja e internetit “Investo në Maqedoni”. Faqe e cila i adresohet atyre që duan të fillojnë biznes në Maqedoni. Ministritë e tjera, me të cilat të huajt do të duhet të komunikojnë nuk kanë versione anglisht të faqeve të tyre në internet.

Trajnime për vendorët se si shërbejnë të huajt

Dejan Ivkovski paralajmëron qasje më të lehtë në mënyrë tjetër.

“Për këtë vit është planifikuar një lloj trajnimi për personelin që punon në përfaqësitë konsullore në vendet e huaja. Do të bëhet një listë institucionesh, ministrish, organe ku zyrtarët e përfaqësive diplomatike do të mund të marrin informacione”, sqaron Ivkovski.  

Atë që deri më tani duhej ta kishte bërë shteti e ka bërë koalicioni “Sega”. Kanë përgatitur fletëpalosje me të gjitha informacionet e nevojshme. Ky është pjesë e një projekti që zbatohet edhe në gjashtë vende të tjera evropiane. Rezultatet tregojnë se Maqedonia nuk është i vetmi vend ku të huajt ndihen si “anglezë në New York”. Sipas Ana Zhezhoskës përvoja të tilla ka edhe në Francë, Itali, Greqi dhe Bullgari.  

“Rekomandimet kryesore përfshinë pesë fusha: përmirësimin e dialogut interkulturor, procedurat administrative, tregut të punës, pjesëmarrje politike dhe strehim”   

Sipas të dhënave të fundit statistikore, në vitin 2010 në Maqedoni janë vendosur 1356 persona të huaj, numri më i madh i të cilëve vjen nga vendet evropiane. Gjysma e tyre jetojnë në Shkup.


Të huajt në Maqedoni më së shpeshti vinë mbi bazë martese meshtetas të Maqedonisë. Por i sjell dhe biznesi, nëse janë të ftuar si ekspertë,nëse themelojnë kompani ose nëse i dërgon me punë kompani e huaj. 


AddThis Social Bookmark Button