E (pa)njohur e (pa)ditur

Këto ditë mësova se niveli i rritjes për 2012 do të jetë mes 3% dhe 4.5%. Atë që nuk mësova ishte nëse projektimet e rritjeve ishin nominale ose reale. Kjo është e rëndësishme për analiza ekonomike. Dallimi mes rritjes nominale dhe reale është inflacioni. Nëse rritja nominale është 4%, kurse inflacioni 2%, atëherë rritja reale është 2%. Nëse rritja nominale është 3% dhe inflacioni 3% atëherë rritja reale është zero. Me fjalë të tjera inflacioni e ha rritjen. Por teksti nuk është një ore ekonomie.

Duke marrë parasysh se kam humbur ndonjë paragraf të rëndësishëm në tekstet e gazetarëve, e pyes veten pse çështja e rritjes ekonomike të ekonomisë së Maqedonisë nuk është përpunuar më mirë? Sa duhet të rritet ekonomia e Maqedonisë që këtë ta ndjejnë qytetarët? Dhe kur jemi tek çështjet ekonomike , çfarë do të thotë në fakt fjalia – se kredinë e fundit që e mori qeveria është marrë me kushte të mira? Ç’është svop? Sa saktësisht duhet t’i paguajë shteti bankave përkatëse nëse u ka borxh aq ose kaq për qind?

Dy publikime nga interneti me nxitën të shkruaj, dhe para se gjithash, sërish të mendoj për këtë. Teksti i parë është i Goran Arsov, i cili ndër të tjera thotë: “Gjysma e nxënësve dalin nga gjimnazi pa e ditur se rryma elektrike i vret me mbylljen e qarkut” , kurse i dyti është vizatimi i madh ku janë paratëtë autorit HKSD Randul Munro.

Pyetjet që më lindën ndërkohë që isha në autobus janë: Sa në fakt ka dijeni një ekonomist i diplomuar nga fakulteti më i mirë në vend? A di ai për shembull, të lexojë bilancin e rrogave të Maqedonisë? Ose çfarë di një jurist i diplomuar? Ose...shkruani profesionin sipas dëshirës dhe pyesni nëse dikush mund të mbledhë informacionet për paratë në vend, ashtu siç ka bërë Randul Munro dhe të bëjë një pasqyrë të ngjashme? E lidhur me këtë, sigurisht, a mund të gjenden të dhënat diku? A mund të bëhet çfarë do pasqyre informative me të dhëna që janë me relevantë për vendin?

Nuk kam bërë asnjë hulumtim. Por nëse mund të vë bast këtë fundjavë, atëherë do vë bast se përgjigjet e pyetjeve të mësipërme janë negative. Më së afërmi deri tek një ide se çfarë në fakt di rinia (ekonomistët, juristët e rinj, etj) erdhëm gjatë protestave kundër brutalitetit të policisë. Ajo që mund të ndihej ishte se nuk dime shumë, ose dimë pak, për atë se si funksionon shoqëria, se cilat janë rregullat, ligjet, çfarë duhet të kërkohet nga institucionet, madje edhe cilat janë institucionet...etj. Gjithashtu do të vija bast se kjo nuk është që nuk dihet edhe nga qendrat e pushtetit (partitë politike nëse doni). Ata e dinë se sa nuk dimë – jo vetëm të rinjtë por të gjithë. 

Foto është huazuar nga: runningcauseicantfly

E kuptoj që ky është një përfundim i fuqishëm të hidhet në këtë mënyrë, pa u mbështetur në fakte, por vërtetë nuk mund të gjej shpjegim tjetër. Mund edhe të përpiqemi me ndonjë teori konspiracioni se, për shembull, se gjithë gazetarët disi janë të blerë, dhe ja askush nuk “nxjerr” tekste për borxhet e reja të qeverisë. Kuptohet, e kam fjalën për tekste të tilla me shifra, shpjegime dhe referenca dhe jo si ato tekste të tipit “shteti mori borxh, kush do të paguajë, ç’do të bëjmë”. Por edhe nëse gjithë gazetarët të jenë pjesë e konspiracionit, a nuk ka një ekonomist në vend që të mund të lexojë informacionet, të krahasojë, të gjejë dhe hulumtojë dhe në fund, si Gorani, ta publikojë tekstin në internet? Më kujtohet Gjykata Kushtetuese dhe Stamen Filipov, praktikisht i vetmi njeri që sfidoi kushtetutshmërinë e ligjeve në vend. Ky është hobi i tij. Por, për shembull, a merret Dhoma e Avokatëve rregullisht me kushtetutshmërinë e ligjeve mbi bazën e të cilave në fakt edhe punon?

Sigurisht që mund ta pranoj se këto informacione, tekste dhe analiza ekzistojnë, por nuk kanë mbërritur tek unë. Kjo gjë do të shënojë një humbje të hidhur për informimin tim. Por vetëm nëse kam të drejtë, pyetja tjetër është, pse nuk i kemi bërë këto tekste? A ka një konspiracion mbarë shtetëror? A jemi përtacë? A është më e lehtë thjeshtë vetëm të tuitojmë “oh, shikojini, nuk mund ta besoj se ç’bëjnë...?” Ose...nuk dimë?

Mendoj se e fundit është e saktë, mendoj se të gjithë që duhet të kujdesen për gjendjen (e dijes) në shoqëri janë të vetëdijshëm për këtë mosdije dhe e përdorin për qëllime të tyre. Ky është një mendim pikëllues dhe humbës. Me të mund të shpjegohet më lehtë, për shembull, optimizmi që sundon tek qytetarët e Maqedonisë përballë lëkundjeve më të mëdha (ekonomike) në BE, për çka këto ditë shkruan edhe gazetat e përditshme (nuk gjej dot URL). Por me të mund të kthehen punët në të mirë. Mbi të gjitha, nëse problemi ynë kryesor është mosdija, atëherë nëse jo tjetër, e dimë se si ky problem mund të zgjidhet. Ajo që na duhet është një proces nxënieje. Mund ta quajmë arsim të niveleve të vogla ose mbase edhe disi më “fancy” – pak rëndësi ka – dhe ajo që duhet adresuar është jo toleranca dhe keqpërdorimi i kishës dhe shtetit.

Për fat të mirë, sot kemi kushte pak më të mira për aktivitete të tilla me internetin si mjetin e parë në dispozicion, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se kemi më pak punë. Atë here hajde ti përveshim mëngët.  

***

Nuk e di se si ta përmbyll tekstin. E lexova dhe nuk me duket shumë i fokusuar siç do doja të ishte. Shpresoj se arrita ta përçoj thelbin. Nëse jo plotësisht, atëherë mjaftueshëm që të nxisë mendime. 

Blog i Novica Nakov. Autori konkuron në konkursin për blog më të mirë informativ me temë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Konkurs i shpallur nga Diversity Media

AddThis Social Bookmark Button