Qytetarë të informuar mirë si bazë për demokraci

O, fat njerëzor sa i çuditshëm dhe kundërthënes që je! Që i vogël e mësojnë njeriun të jetë i dëgjueshëm, të ruajë rendin dhe rregullin, kë ketë kujdes për ndalesat, të ketë frikë dhe ti respektojë ligjet.

Antonoski, Venko
Alfabeti për të padëgjueshmit; Afreske dhe groteske
Tabernakull, 2010 fq. 25

Vendosa që të filloj me një pjesë nga Alfabeti për të padëgjueshmit të Venkos për faktin e thjeshtë se jam duke e lexuar gjatë kësaj periudhe. Por kjo pjesë nuk është zgjedhur rastësisht, or qëndron aty lartë që të referojë, të informojë, dhe të paralajmërojë për realitetin në të cilin jetojmë.  

Besoj se populli është ngopur duke komentuar, kritikuar projektin e qeverisë Shkupi 2014, por sërish gjenden biseda që nuk janë rrëfyer, që bëjnë presin dhe kërkojnë të shfaqen, edhe pse mund të jenë të përsëritura nëpërmjet formave të ndryshme. I tillë është edhe ky shkrim i imi që buron nga zemërimi, nga pafuqia dhe agresioni dhe vendosa të paktën një pjesë të dalë nga unë. Thjeshtë për të parë nëse do të lehtësojë subjektin tim të rënduar.

Atëherë të filloj me informacionin. Informacionin që na ofron kjo demokraci është në fakt një pamje konservative, shfaqje në të cilën ne duhet të përkulemi. Atëherë informacioni që përcillet në mënyrë implicite (jo rrallë edhe eksplicite) shërben që të të bashkojë, ose të të mposhtë (në interes të kujt është koha dhe shoqëria siç është sot), atëherë a mund të themi se ka demokraci, mendim të lirë?

Për gjithçka ka ligje të caktuara, forma fuqie dhe kontrolli, që drejtojnë. Një qendër e tillë është pa dyshim pushteti (më i fuqishmi do të thosha), shteti i cili përcakton ku dhe sa demokraci do të ketë.   

Do të përmend këtu një ndërtesë të sapo përfunduar dhe gadget-ët e saj (gadget=zbukurime; kiç), ose portën triumfale (për ndërtimin e të cilës në fund të shekullit 20 dhe atë 21 opinioni profesionist komentoi se është prodhim i shijes, arsimit të keq dhe gjendjes të varfër shpirtërore. Kjo me mbështetje të shtetit që sugjeron për dramën shoqërore ku demokracia është e vdekur. Kjo për faktin se vetë portat triumfale tregojnë adhurim në vende ku kanë qeverisur/qeverisin diktaturat) dhe katër skulpturat e bronzit të vajzave dhe djemve të rinj (e ardhmja është tek të rinjtë, a po?) të cilët me duar tregojnë drejt historisë dhe kulturës së Maqedonisë. Pra këtu flasim për një bërthamë që të përcakton, që të vendos standardin, modelin tipik të ri-krijimit (djalë-vajzë), e cila ka për qëllim të mbajë dhe sërish dhe sërish ta ri-prodhojë trashëgiminë kulturore, që asnjëherë mos të dilet nga rrethi, asnjëherë jashtë dhe sigurisht asnjëherë ndryshe.     

Nuk dua ta zgjas shumë me këtë, me këtë stereotip, me këtë imponim të diçkaje që është kontradiktore me shoqërinë e sotme, me kushtet e sotme kulturore dhe reale të të jetuarit, që të çon drejt një absurdi të ekzistencës. Si pasojë fitohet një subjekt i ndarë i cili nuk di se cili informacion është i drejtë, ku është ai në botë, kush është identiteti i tij.
Mbase do të akuzohem për radikale, edhe pse mendoj se isha e kujdesshme dhe e shkurtër në këtë prezantim. Por edhe nëse ndodh kështu, do të them po, secili ka të drejtë të falsë, i tillë ose i atillë, ai është fryt i ndonjë informacioni që ka shkuar në qendrat e tij të trurit, e tillë është sepse nuk është e ndryshme...

Duke përfunduar këtë tekst do të them se demokracia është vetëm ide (do të thosha për një pjesë të popullsisë, e cila lexo, që sheh ndryshe), ide pa mundësi reale për realizim. Por të mbaroj me fjalë nga letërsia (të cilat, të paktën mua, disa herë më largojnë nga mendimet e mija të errëta), të cilat janë vazhdimësi e tekstit të lartpërmendur: Por, ka diçka në thellësinë e shpirtit të tij të dobët dhe mëkatar që thotë: “Ai dhe ai ligj nuk është i drejtë dhe nuk duhet ta ruash”.  

Blog i Aleksandra Zivkovska. Autori konkuron në konkursin për blog më të mirë informativ me temë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Konkurs i shpallur nga Diversity Media

AddThis Social Bookmark Button