(Pa) përgjegjësia shoqërore

Janë të rrallë janë shembujt ku kompanitë kanë treguar përgjegjësi shoqërore ndaj komunitetit. Ekspertët vlerësojnë se një investim i tillë sjell përfitime edhe për vetë kompaninë. Përse kuptimi për përgjegjësinë shoqërore është i panjohur për kompanitë dhe për qytetarët?

Njëzet vjeçari Zoran Stefanovski është një karateist nga Prespa, i cili falë sponsorëve, fitoi mundësinë për të marrë pjesë në garat shtetërore jashtë qytetit të tij të lindjes.

"Nuk ishte ndonjë ndihmë e madhe. Por, çdo ndihmë është e mirëseardhur, sidomos në një komunitet siç është Prespa. Unë jam nga Prespa dhe sponsorizimet janë të rralla. Për ne që vijmë nga një qytet i vogël pjesëmarrja në gara në Shkup është shumë më e vështirë, se ata për që janë atje," thotë Zorani.

Shkolla "Stiv Naumov" në Manastir fitoi dritare të reja falë një donacioni nga një kompanie private. Hoteli "Ambasador" mundësoi qëndrim falas për nxënësit gjatë aeromitingut tradicional të Manastirit.

Kompanitë flasin pak, ndërsa aq më pak njohin kuptimin për përgjegjësinë shoqërore.

Por, sipas Gligor Mihaillov nga Fondacioni Maqedonas për Zhvillim, për shembujt pozitiv duhet të flitet. 

"Duhet të flitet për këto histori, të flitet për atë që ato bëjnë dhe të dëgjojmë se çfarë ndjen komuniteti për bizneset. A u kthejnë ato konsumatorëve mbështetjen, dhe si sillen me të punësuarit ", thotë Mihaillov.

Kuptim i panjohur

Qytetarët i mbajnë mend kohërat kur kompanitë kanë ndërtuar rrugë, kanë dhuruar para për shkolla, e kështu me radhë, por për ato përgjegjësia shoqërore është një kuptim relativisht i panjohur.

"Punë e përgjegjshme? Doni të thoni që t’i respektojnë ligjet?" na u përgjigj me pyetje një qytetar i Manastirit.

"Qeveria një herë duhet që kompanive tu sigurojë kushte që ato të mund të punojnë,"

tha një grua nga Manastiri të cilën e takuam në rrugën kryesore.

Maqedonia është një nga vendet e rralla që ka një Strategji Kombëtare për Përgjegjësisë Shoqërore, e cila nuk imponon, por insiston që kompanitë të investojnë për punonjësit e tyre dhe në komunitetin ku veprojnë.

Profesori Vlladimir Petkovski është krijuesi i kësaj strategjie.

"Ky nuk është një shpenzim, duhet të përfshihet si pjesë përbërëse e strategjisë afariste të kompanisë. Është një mënyrë e krijimit të fitimeve, afatgjatë. Nuk është vetëm shpenzim që duhet të ndahet vetëm për donacione, sponsorisim, për gjeste pozitive ndaj mjedisit lokal, por edhe për punonjësit dhe familjet e tyre ", thotë profesor Petkovski.

Shembujt pozitiv të përgjegjësisë shoqërore duhet të jenë një shtysë për kompanitë në Maqedoni gjatë punës së tyre në të ardhmen.

AddThis Social Bookmark Button