Qytetarët e informuar mirë na dërgojnë drejt demokracisë, e demokracia na dërgon drejtë syve të botës...

Gjysma e dytë e shk.XX dhe fillimi i shk.XXI bëri dukshëm hapa të medhenjë dhe të suksesshëm në zhvillimin e informimit dhe të komunikimit elektronik. Si ka qenë informimi më parë dhe si është sot mund të shkruhen mijëra fjalë,por a kanë pasur të drejtë informimi të gjithë qytetarët në atë kohë dhe a kanë të gjithë sot,kuptohet..!

Informimi i masës dhe i audiencës janë qëllimet kryesore dhe parësore apo primare të çdo një mediumi,pa marrë parasysh se cilit grup të medieve i takon aj medium: medieve të shtypura apo elektronike.

Pesë shekuj më parë informimi i qytetarëve nuk ka qenë i rëndësishëm, jo vetëm se s’ka qenë por edhe nuk kanë pasur të drejtë informimi të gjithë qytetarët,e posaçërisht ato të klasave punëtore e klasave më të ulëta.

Aristokratët dhe bejlerët kanë paguar me qira njerëz të cilët kanë ditur shkrim dhe lexim (pasi që atë kohë ishte vështir të gjesh njerëz që dinin shkrim dhe lexim), qiraxhinjtë janë detyruar të ecin me kilometra të tëra për të marrë informacione nga vendi,rajoni dhe bota dhe për ti informuar pronarët e tyre për ndodhitë e fundit. Mirëpo ky revolucion elitar nuk zgjati shumë pasi që ka fundi i shk.XIV plasi një eksplosiv i informimit dhe i shkrimit në Gjermani, Johan Gutenberg zbuloi shtypshkronjën e parë (1453) dhe me këtë mundësoi mësimin e shkrim leximit,botimin e librave,gazetave dhe fletushkave apo broshurave të ndryshme me çka zgjeroi kufijtë e informimit nëpër gjithë Evropën,e ky shekull njihet si shekulli i ringjalljes për tërë njerëzimin dhe Evropën në veçanti.

Më vonë informimi i qytetarëve dhe komunikimi i hasi në një shpikje e njohur si telegraf e me kalimin e viteve po haset edhe nëpër shumë zbulime dhe se komunikimi dhe informimi elektronik po bëhet edhe më i lehtë dhe më i sigurt për qytetarët si objektiv.

Padyshim se liria e medieve dhe informimi i drejtë përcakton demokracinë e një vendi apo një shteti,por qytetarët si masë edhe pse informohen,informohen për një ngjarje në shumë mënyra nga media të numërta dhe se vetë qytetarët krijojnë bindje dhe ide të ndryshme nëpër kokat e tyre për X ngjarje,tek ata ndikojnë disa faktorë kryesorë: afërsia kohore,detajet nga ngjarja dhe saktësia apo informimi i drejtë.

Gjithnjë e më tepër qytetarët krijojnë botëkuptime për mediet, duke e paragjykuar detyrën e tyre si gënjeshtër, por këtë veçori më së shumti e hasim tek gjeneratat e vjetra të cilët me fjalën teknologji dhe globalizim nuk janë njohur pothuajse kurrë…

Qytetarët viteve të fundit plotësisht janë të varur nga mediumet si nga :TV,radio,kompjuteri,celularët dhe nga ato të shtypura: gazetat, ravistat, librat etj. Atëherë rrjedhimisht hasim tek mediumet dhe gazetarët si interpretues të mediumeve, ata janë personazhet kryesor në informim,temat që trajtojnë janë ngjarjet aktuale dhe shikuesit apo dëgjuesit janë qytetarët të cilët duhet tërhequr me anë të profesionalitetit informativ.

Çdo medium ka target grupin të cilin e informon, ata duhet koduar lajme dhe mesazhe në mënyrën më të thjeshtë dhe me intelektuale që të munden ato mesazhe të ç'kodohen nga të gjitha shtresat,sepse duhet pasur parasysh se qytetarët nuk janë të gjithë të arsimuar dhe ato mesazhe duhet të jenë sa më të thjeshtë për mos të hasur në vesh të shurdhur,lajmet duhen të jenë të argumentuar me fakte të përzgjedhur ata lajme të cilët ndikojnë më shumë dhe ndezin sinjalet reaguese tek qytetarët. Jo rastësisht programi informativ i çdo mediumi duhet përzgjedhur dhe aktiviteti i tyre informativ nuk duhet të jetë anësor,vetë fjala media apo medium ka për dëmethënie mesin, apo ndryshe i njohur si kanali lidhës në mes ngjarjeve dhe të informuarve, pra qytetarëve.

Mediet nuk duhet favorizuar njërën apo tjetrën parti politike,njërin apo tjetrin qytetar apo individ pa marrë parasysh përkatësinë etnike fetare apo edhe gjinore,qëllimi i tyre duhet të jetë qytetarë të informuar e jo qytetarë të favorizuar.

Blog i Adrian Kerimi Autori konkuron në konkursin për blog më të mirë informativ me temë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Konkurs i shpallur nga Diversity Media

AddThis Social Bookmark Button