I shtëpisë ose industrial, të gjithë e lyejnë

Duam më shumë ajvar shtëpie ose industrial? Tradita po ndryshon. Vizituan tregjet dhe dyqanet në Shkup dhe biseduam me shitëse dhe amvise që më parë kanë bërë ajvar.

Secili e bën në mënyrën e vet, por një gjë është e përbashkët, blerja e specave, larja, pjekja, qërimi, bluarja, dhe më në fund tiganisja, kjo është e gjithë puna që duhet bërë kur bëjmë ajvar në shtëpi. Është e vështirë – pajtohen të gjithë bashkëbiseduesit të cilët i takuam në tregun Bunjakovec dhe të Bit Pazarit në Shkup por është aq i shijshëm sa mund të hamë edhe gishtat.

Takuam edhe një shitëse që shiste ajvarin e saj në treg. Ajo thotë se më shumë i leverdis që ajvarin e saj ta shesë në treg se sa t’ua ofrojë atë supermarketeve.


"Ata duan çmim më të ulët, por ajvari i tillë nuk është i veçantë. Për dallim nga ata, ky ajvar piqet në sobë me dru dhe specat qërohen me dorë. Ata, për shembull, nuk i pjekin fare specat. Nuk është e njëjta gjë si të pjekësh specat e tu vijë era dru dhe t’i ziesh ato. "

 Por, nga ana tjetër, marketet tregojnë për një kërkesë gjithnjë e më të madhe të ajvarit të gatshëm.

"Ajvarin e blejnë edhe gjatë periudhës së verës, por nga nëntori, dhjetori, janari, shkurti blihen edhe nga dhjetë pako në javë."

 
Më parë të gjithë bënim ajvar, por mënyra e jetesës sot, si dhe mungesa e kohës i kufizon mundësitë tona për ta bërë atë në shtëpi, kështu mendojnë një pjesë e amvisave me të cilat biseduam.

„Natyrisht preferoj atë të shtëpisë, por fëmijët më thonë bleje të gatshëm. Kush do ta gatuajë? Është e vështirë – bli, sill, fshi, laj, piq, qëro”. 

„ Unë blej ajvar të gatshëm.“

„ Familja ime nuk është më aq e madhe. “ 

„ Ashtu bëhej dikur ( të bësh ajvar në shtëpi) .“ 

Për amviset e reja në vazhdim një recetë nga ata me më shumë përvojë.

„ Pjekim vetëm speca, nuk shtojmë asgjë tjetër dhe fusim edhe pak speca djegëse që të jetë më pikant sepse ashtu është më i shijshëm. Pjek edhe fqinji e pastaj mblidhemi që të gjithë i qërojmë dhe të nesërmen e gatuajmë në tavë të madhe ajvarin.   

Nuk e di se çfarë do bëni ju, por unë do shkoj të ha ajvar te gjyshja ime.

AddThis Social Bookmark Button