Nëse nuk ka zgjedhje lokale të parakohshme, mjerë qytetarët

Pothuajse një muaj zgjat dhënia e llogarisë nga ana e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO DPMNE-së në një pjesë të shtypit kombëtar. Opozitarët kritikojnë, por edhe ata reklamohen, por në nivel lokal në bilborde dhe në emisione televizive. Komunikologët komentojnë se kjo i ngjason një fushate elektorale dhe se mund të jetë kontraproduktive për porositësit. Pushtetet lokale në Ballkan këtë e bëjnë ndryshe.  

Analizë e Dushko Arsovskit

Parisi i fton vizitorët, Sofja investitorët, ndërsa Bukureshti edhe njërën edhe palën tjetër. Komunat në Maqedoni vetëm lëvdohen se çfarë kanë bërë ose se çfarë projektesh po zhvillohen. Këtë përshtypje e fiton vetëm me një kalim të shpejtë nëpër faqet e internetit të qyteteve botërore dhe atyre të vendit.

Në faqen e internetit të qytetit të Shkupit nuk ka asnjë gjë që do t’i tërhiqte të huajt. E njëjta gjë vlen edhe për faqen e internetit të Kumanovës. Më shumë rëndësi ka se cili përfaqësues qeveritar e ka vizituar komunën apo me kë është takuar kryetari i komunës. Nuk ka asnjë fjalë për atë nëse në qytet dhe në rrethinë ka se ç’të vizitohet. Të huajt nuk mund t’i lexojnë përmbajtjet sepse përveç gjuhës maqedonase nuk ka opsion tjetër.   

Marketing politik nga të gjitha anët

 

Maqedonia kalon nga një ekstrem në tjetër, komenton komunikologu Sead Xhigal. Ai thotë se më parë pushteti lokal nuk ka qenë i interesuar për tu shfaqur në medie, por sot qytetarët bombardohen me marketing politik nga të gjitha anët.

Këmbëngulet shumë për krijimin e një pasqyre mediatike për situatat, për dallim nga dobia që do të mund ta ndjejnë vetë qytetarët. Pastaj, kjo pasqyrë nuk është e sinqertë, e drejtpërdrejtë ose komunikim i pastër, por në të ka shumë spin. Çështjet ambalazhohen ashtu siç i leverdis atij që e nxjerr informatën“, thotë Xhigal.

 

Më shumë se një muaj zgjat dhënia e llogarisë nga ana e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO DPMNE-së në mediet e shkruara kombëtare. Para kësaj, secili nga ato u paraqit në konferencën për shtyp në selinë e partisë në Shkup.

A ndikon kjo te qytetarët dhe cili është qëndrimi i tyre?

Ja se çfarë thonë disa qytetarë të Prilepit:

Duhet të japin llogari, por nuk e di nëse e bëjnë këtë gjë

 

Natyrisht, ta dimë se çfarë ka bërë dhe si e ka bërë. Ata nuk mund të thonë vetëm fjalë. Çdo gjë duhet dokumentuar, duhet të shihet“

 

„ Për herë të parë e dëgjoj nga ju. Nuk di gjë fare“

„ Duhet, për çdo gjë duhet dhënë llogari, gjërat nuk duhen bërë shkel e shko.“

Parashtruam edhe pyetjen:

A e ndryshuat mendimin tuaj në lidhje me kryetarin e komunës pas dhënies së llogarisë?

Nuk ndryshova mendim. Kryetari është i shkëlqyer.

Dhënie e llogarisë për shkak të zhvillimit të turizmit?

Në një kollumnë të botuar pak kohë më parë fushata për dhënien e llogarisë e kritikonte kryetarin e komunës së Strumicës, opozitarin Zoran Zaev. Në një deklaratë për Diversiy Media ai thotë:

“Nuk ka rëndësi që paratë e popullit shpenzohen në mënyrë joproduktive. E rëndësishme është që efekti populist të arrijë tek njerëzit. Është absolutisht e papranueshme dhe asnjëherë nuk do pajtohem me gjëra të këtilla.”

Por, sipas kolegut të tij nga Krusheva, Vasill Damçeski, çdo e përmendur e qytetit është reklamë. Damçeski shpjegoi se ai nuk ka dhënë llogari me urdhër të VMRO DPMNE-së, por që kjo ka qenë një ide në të cilën kanë marrë pjesë kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie.

Kështu, në një farë mënyre, kontribuojmë që qytetarët të mund të njihen me të gjitha ato projekte infrastrukturore të cilat i realizon komuna në nivel lokal, gjë që do të ndihmonte në tërheqjen e vizitorëve, njohje me ato projekte që do të kishin për qëllim zhvillimin e qytetit “, komenton Damçeski.

 

Pajtohem, por të mendosh se prezantimi i vlerave turistike të Krushevës, trotuarit apo i kanalit të pastruar në ndonjë fshat të Krushevës është diça joshëse për vizitorët është metëvërtetë diçka laike dhe joparimore, thotë Zaev, i cili edhe vetë jep llogari në një emision që transmetohet në një televizion lokal.

Qytetarët e dinë, por nuk është keq që ta përsërisin!?

Dajverziti Media e pyeti se përse ka nevojë për reklamë nëse qytetari mund ta shikojë vetë se çfarë është bërë, e çfarë jo.

Pikërisht ky është qëllimi, që krahas asaj që e di, asaj që është shkruar, që është realizuar në lagjen e tij, në vendbanimin e tij, të dijë edhe se si shpenzohen edhe mjetet e tjera financiare në komunë, që të mund të bëhen korrigjues të denjë”, përgjigjet Zaev.

 


Varësisht nga volumi i punëve të realizuara, disa nga kryetarët e komunave nga radhët e VMRO DPMNE-së fituan një, disa të tjerë gjysmë faqeje në disa nga gazetat ditore. Si projekte janë numëruar edhe përgatitja e planeve urbanistike, „ Zhvillimi i konceptit për bashkëpunim me OJQ-të“ , projekte të cilat i ka financuar Qeveria. Nuk ka të dhëna se sa ka paguar partia për këtë fushatë. Për shembull, Komuna Qendër botoi një doracak me 52 faqe.


Bashkëpartiaku i Zaevit, kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski, sukseset e tij i reklamoi me bilbodre. Por, ai nuk e pranon se një gjë e tillë është në funksion të zgjedhjeve lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.  

„Nuk bëhet fjalë për kurrfarë fushate elektorale. Ju e shikoni se garniturat qeverisëse aktuale, përfshirë këtu edhe Koce Trajanovskin reklamohen edhe kur blejnë kosha për plehra dhe duhen kujtuar qytetarët se kush në këtë shtet vetëm lëvdohet, dhe kush e bën punën, tha Jakimovski pak kohë më parë.

Koce Trajanovski përgjigjet:

Dhënia e llogarisë nuk bëhet vetëm tani. Ne japim llogari çdo vit, që nga viti 2009, ndërsa kryetarët e komunave nga radhët e VMRO DPMNE-së japin llogari çdo vit. Për mandat të ri ka ende kohë. Rëndësi ka që të realizojmë atë që kemi premtuar.


Nëse nuk është fushatë elektorale, atëherë çfarë është?

Orët nuk janë të sakatë një lloj për të gjithë

Këto ditë LSDM filloi të realizojë takime me qytetarët të quajtura si „5 në 12“. VMRO DPMNE; nga ana tjetër, reagoi me të njëjtin veprim, por me titull tjetër „12 e 5“.


Reklamim pa karar

Komunikologu Xhigal vlerëson se reklamimi i vazhdueshëm pa karar mund mos sjellë sukses.

Tek ne, një fushatë e cila do kishte zgjatur një vit, me këtë intensitet do të kishte efekt të kundërt. Ky është një presion tepër i madh ndaj qytetarëve të cilët marrin informata që janë të dukshme ose që janë pjesë e punës së zakonshme, të rregullt të funkcionarëve lokal.“

Maqedonia bën një lloj përjashtimi në këtë lloj marketingu. Xhigal tregon se si bëhet kjo gjë në vendet fqinje.

„ Të efektshme janë radiot lokale që i drejtohen një komune ose disa vendbanimeve, ndonjë shpallje në gazeta, takime me qytetarët, kjo është diçka e zakonshme në Bullgari, Serbi, Kroaci, Rumani... por me volum mendoj se ne e teprojmë.

Sjellja që tregon partitë s’kanë durim i ngjason fushatës parazgjedhore, kështu që parashtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme një vjeçare kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Me sa duket do të ishte më mirë për të gjithë që ato të mbahen më  herët.

AddThis Social Bookmark Button