Emocionet flakë, institucionet “krihen”

Pas një sërë incidentesh në Maqedoni, një pjesë e publikut maqedonas drejtoi kritika ndaj institucioneve për reagimin e ngadaltë dhe joadekuat që shtetin e ka sjellë në prag të anarkisë. Ekspertët janë të ndarë në qëndrimet se edhe pjesëtarët e tjerë në shoqëri duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj situate konfliktuale. Qytetarët, nga ana tjetër, kërkojnë më shumë siguri. Të gjithë pajtohen se në Maqedoni nuk duhet të përsëriten ngjarjet e vitit 2001.

Analizë e Vesna Kollovska

Xhama të thyer, e diku edhe dyqane të grabitura. Djem të rinj duke vrapuar dhe makina të policisë në ndjekje ishte pasqyra që vjet në muajin gusht hasi ekipi i Diversity Media në Londër. Megjithatë, ajo që rëndonte më shumë ishte frika që pothuajse edhe fizikisht mund të ndjehej në trena, në tretoare dhe në dyqane. Pak kohë pasi policia vrau një të dyshuar për kontrabandë me drogë, në Britaninë e Madhe shpërthyen trazirat, dhe ngadalë kaluan në trazira sociale që në fund të jenë një alibi për sjellje të pakontrolluara dhe për grabitje. Jo shumë kohë më parë policia kërkoi falje për vrasjen. Trazirat e muajit gusht në Britaninë e Madhe nuk kanë ndonjë ngjashmëri domethënëse me ngjarjet e fundit në Maqedoni, përveç sa i përket reagimit të ngadalshëm të institucioneve, madje edhe shoqërisë.

Policia deri më tani ka arrestuar rreth tridhjetë të dyshuar për pjesëmarrje në incidentet, por sipas politikologut Artan Sadiku, institucionet nuk e kaluan provimin.

Në rastin e Maqedonisë kur kemi mungesë të së drejtës në sistem, institucionet vihen në shërbim të politikës ose të partive politike, të cilët, me ndihmën e institucioneve e bëjnë politikën e tyre. Kështu mbetet shumë hapësirë për verzione të ndryshme, komente të ndryshme dhe reagime për incidentet,Institucionet e humbasin rëndësinë e tyre para popullit dhe duke e humbur kështu besimin krijohet rrezik për paraqitjen e situatave si ato të ditëve të fundit, kur qytetarët ndëmarrin vetë aksione për zgjidhjen e situatës.

Destabilizim

Ky raport, sipas profesorit Ljubomir Cucullovski, e solli vendin në prag të anarkisë, Sipas tij, problemi është më i thellë dhe fillon që nga koha e miratimit të Marrëveshjes së Ohrit.

„Marrëveshja kornizë u bë me detyrim nën kërrcënimin e armëve, dhe kur një herë arrini diçka me forcë, atëherë forca kalon në mjet legjitim për realizimin e disa qëllimeve të caktuara. Në këtë mënyrë, u legalizua dhuna dhe u tregua që ashtu mund të arrihen qëllime të caktuara„ thotë Cucullovski i cili mendon se marrëveshja kornizë në vend që të krijonte një shtet qytetar, krijoi një shtet në të cilin dominon parimi etnik ku institucionet s’janë pjekur edne.

„Institucionet janë krijuar si një konglomerat i përfaqësuesve të bashkësive të ndryshme etnike, dhe kështu në vetë institucionet nuk mund të ketë barazi, por secili vepron në dobi të kombit të vet. E vetmja gjë e përbashkët mes njerëzve brenda institucioneve është dëshira për të ruajtur pushtetin. Kjo nuk mjafton për të ruajtur stabilitetin në Republikën e Maqëdonisë, sepse ky konglomerat etnik çon drejt dezintegrimit të shtetit, duke mos e menduar rezultatin përfundimtar„ përfundon Cucullovski.

Incidentet pjesërisht e destabilizuan shtetin, por nuk mund të thuhet se ndodhej në prag të anarkisë, është mendimi i profesorit në Fakultetin për detektivë dhe siguri, Metodija Angeleski. Nga këndvështrimi profesional nuk ka vërejtje për policinë.

Organi represiv, siç është policia, e bën punën e tij, siç shohim, me sukses. Megjithatë, duhet të përfshihen edhe subjekte të tjerë„.

Qeveria bëri thirrje për kujdes më të madh nga prindërit, mësimdhënësit, sektorit joqeveritar, megjithatë qytetarët kërkojnë mbrojtje nga institucionet.

Qytetarët më të pjekur se institucionet

I pyetëm qytetarët e Shkupit nëse ndjehen të mbrojtur nga policia.

„E ç'mund të bëjë policia për incidentet?! Asgjë! Këtu ekziston një prapavijë, për të cilën policia ka pak dijeni“ – tha një qytetar.

Tjetri thotë: „Policia i mbron qytetarët, vetëm se duhet të ketë bashkëjetesë.“

Nuk na mbron, incidente ndodhin, por askush nuk reagon. Kam tre vajza që shkojnë nëpër festa, që dalin dhe kam shumë frikë. I pres natën, presim tërë natën, ose duhet t'i çojmë me makinë„, tha një qytetare e Shkupit.

„Ata nuk janë të vetëdijshëm se sa pasiv janë dhe sa nuk janë personat e duhur për ato poste, por e dimë se si zgjidhen„.

Në incidentet në Shkup, Gostivar dhe Tetovë viktimë e parë ishte bashkëjetesa. Gjatë njëzet viteve të fundit janë shpenzuar me qindra mijëra dollarë për projekte për nxitjen e bashkëjetesës. Edhe krahas kësaj, në ditët që ndodhën incidentet mungonte reagimi i organizatave joqeveritare dhe intelektualëve, dhe në vend të atyre në Maqedoni, u prononcuan sidomos ato në Kosovë dhe në Shqipëri.

Petrit Saraçini është një aktivist qytetar shumëvjeçar dhe një nga iniciatorët e marshit paqësor multietnik që do të mbahet të shtunën.

„Për fat të keq të gjithë aktorët e tjerë shoqëror dhe politikanët dhe mediet, si dhe vetë sistemi është ai që prodhon jostabilitet dhe urrejtje. Organizatat qytetare ishin të vetmet që gjatë dhjetë viteve të fundit kanë punuar për këtë çështje. Ndoshta mund ta kritikoni sektorin qytetar sepse reagoi me vonesë ndaj kësaj që po na ndodhte, por kurrë nuk është vonë. Mendoj që fakti që organizatat qytetare në mënyrë masive po mbështesin këtë aksion, tregon që ata duan të tregojnë kapacitetet e tyre„


Rreth 50 organizata joqeveritare, rreth 15 kolumnistë, këngëtarë me famë, aktorë e sportistë paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre më marshin që ditën e shtunë do të mbahet në Shkup. Shumica thonë se qytetarët treguan pjekuri më të madhe ndaj incidenteve sepse nuk arritën që ti nxjerrin  në rrugë. 


AddThis Social Bookmark Button