Kush janë Bill Gates dhe Mark Zuckerberg të Maqedonisë?

Në një kohë kur të gjithë flasin për krizën globale ekonomike, në Maqedoni ka disa kompani që numërojnë disa miliard konsumatorë. Produktet e tyre janë krijuar nga mendjet dhe potencialet e vendit dhe përdoren nga njerëzit në mbarë botën. Si duket bota nga këndvështrimi i tyre?

Analizë e Vesna Kollovska

Një dozë eksitomi në komunitetin e biznesit solli lajmi se Carlos Slim, njeriu më i pasur në botë javën e ardhshme vjen në Maqedoni. Meksikanin, pasuria e të cilit vlerësohet në 69 miliard dollarë, do e presin disa oferta për të investuar. Kështu njoftoi Ivo Ivanovski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

"Në listë i kemi projektet më të mëdha kapitale të Qeverisë. Ai është më i interesuar për energjetikën. E intereson shfrytëzimi i lëndëve të para minerale. Një pjesë e hotelierisë dhe mbi të gjitha telekomunikacioni. Personave që do të vijnë me të do ju propozojmë që t’i shqyrtojnë këto projekte në detaje ".

Investimet e Slim janë interesante edhe për kompanitë private të Maqedonisë, edhe pse ka edhe të tillë që pa investime të mëdha, në mënyrë të pavarur kanë krijuar produktin e tyre, janë pozicionuar në treg dhe kanë arritur të fitojnë miliona konsumatorë.

Aplikacion nga Maqedonia për Sony Ericsson

Ndoshta rrallë kush në Maqedoni e di se aplikimi sportiv në telefonat e Sony Ericsson "Sportypal" është një produkt tërësisht maqedonas. Për më shumë se tre vjet, aplikacioni është shkarkuar mbi pesë milion herë, dhe është inkorporuar në rreth katër milionë pajisje. "Sportypal" shënon rrugën e një njeriu duke bërë aktivitet sportiv nëpërmjet satelitit, jep statistika për shpejtësinë, distancën e kaluar dhe për kaloritë e djegura.

Aplikacionin e  ka krijuar Gligor Daçevski me ekipin e tij të "Creationpall" në një kohë kur kolegët e tij argumentonin se në tregun maqedonas të punës nuk ka informaticienetë cilësorë.

"Gjithmonë e kam kundërshtuar një gjë të tillë dhe kam menduar se me njerëzit duhet të punohet. Në atë kohë ne kishim dy praktikantë që thanë të njëjtën gjë - se Maqedonia ishte një vend i mërzitshëm për programim, sepse programohej vetëm software biznesi. Produkti është bërë me njerëz të rinj. Përveç meje, të gjithë të punësuarit në "Sportypal" fillimet i kanë pasur këtu dhe kanë ardhur drejt e nga bankat shkollore pa kurrfarë përvoje. Këtu e kemi ndërtuar ekipin. "

Edhe pse produkti Sportypal është plotësisht produkt maqedonas, shikuar nga këndvështrimi statistikor, nuk ka përdorues maqedonas. Mbi 60 përqind e përdoruesve janë amerikanë, mbi 30 për qind nga Evropa dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera. Daçevski thotë se ky është një tregues se sa bëjnë sport njerëzit në Maqedoni. Prandaj, tregu për një kompani si Creation pall është i përbërë nga disa miliard konsumatorë, gjegjësisht i gjithë tregu botëror.

"Është interesante për ne që të konkurrojnë me kompanitë më të mëdha në botë. Që nga dita e parë kur krijuam "Sportypal" deja ishte që ai të shpërndahet në të gjithë botën, sepse ky është tregu. Aplikacionet sportive paraqesin një treg të madh. Qarkullojnë rreth 20 miliardë në vit. Dhe në këtë treg të madh, kjo është vetëm një hallkë. Nuk kemi kompleks të inferioritetit, përkundrazi, ne na motivon fakti se jemi mjaft inteligjent, të zgjuar dhe cilësor për të konkurruar me cilindo në botë, "tha Daçevski.

Efekte speciale për Hollywood-in,  robot për Indinë

Efektet speciale për të cilat punonte ekipi i kompanisë maqedonase FHZH i solli çmimin më të rëndësishëm, Oskar, filmit të animuar “Rango”. Mikrosam nga Prilepi krijoi për një kompani dhe vitet e fundit tërësisht është orientuar drejt tregut botëror. Edhe pse, siç thotë Presidenti i organizatës së kompanive informatike dhe komunikimeve Igor Bimbilloski, këto janë shembuj të rrallë.

"Ju nuk mund të presin që të gjitha kompanitë të punojnë për tregun e jashtëm, megjithatë ka disa kompani nga Maqedonia që janë pozicionuar mirë në tregjet e huaja dhe një pjesë të produkteve të tyre i çojnë atje. Në fakt, në një farë mënyre ata mund të krijojnë klasterë për eksport nga Maqedonia”.

Strategjia për eksportin e produkteve të informatikës nga Maqedonia do të jetë një nga temat për të cilat sektori i Teknologjisë Informatike  do të negociojë me Qeverinë pas dhjetë ditësh. Edhe pse, sipas Gligor Daçevski, shteti ka krijuar një klimë mjaft të mirë me tatime të ulëta për kompanitë si Creation pall, qeveria duhet të shpejtojë me arritjen e marrëveshjeve ndërshtetërore për shmangien e tatimit të dyfishtë. Ai thotë se laboratorët e ri universitar të sofistikuar në të cilat investoi shteti, mund t’u shërbejnë edhe bizneseve private.

"Në laboratorin e Fakultetit të makinerisë në Shkup arritëm të krijojmë një mbajtës për telefon celular për biçikletë dhe prototipin e bëmë në printerin e tyre 3D. Supozoj se në Evropë ka dy ose tre printerë 3D të tillë. Kur e prezantuam para "Sony Ericsson" ata donin ta blejnë një të tillë, sepse kështu më lehtë dhe më shpejtë do të mund t’i bënin prototipat e telefonave dhe të pajisjeve të ndryshme", thotë ai.

Industria e informatikës përbëhet nga më shumë se 900 kompani dhe ka arritur të krijojë pesë përqind të të ardhurave në ekonominë e shtetit. Sfidë për industrinë e re është bashkimi për një eksport të përbashkët dhe natyrisht, ruajtja e kuadrove cilësor dhe të arsimuar në një kohë kur tregjet evropiane janë të hapur për punëtorët teknologjisë informatike. 

AddThis Social Bookmark Button