Cili është koncepti për familjen të shqiptarët e rinj?

Për në17 Maj në Shqipëri është paralajmëruar të zhvillohet një aktivitet që do ngrinte vëmendjen për të drejtat e njerëzve me seksualitet të ndryshëm nga shumica.

Ngjarja po hap për diskutim ndryshimin e konceptit për normat shoqërore tk shqiptarët që konsiderohen se kanë qenë me tradicionaliste.

Por a ka ndryshuar shoqëria shqiptare nëpërgjithësi?

Nazim Rashidi analizon   

Kur Klodian Çela e bëri të ditur orientimin e tij seksual në versionin shqiptar të programit të njohur Big Brother, që shikohej me shifra rekord nga gjithë shqiptarët në rajon dhe më gjerë, pati një reagim të madh në opinion, por dhe u hap debati për homoseksualizmin dhe shoqërinë shqiptare.

Pati reagime të forta, për Çelën, madje edhe protesta kundër tij por publiku edhe e mbështeti dhe në një farë mënyre edhe përkundër reagimeve të mëdha shoqëria shqiptare la të kuptohet se po ndryshon dhe se pjesë të saja kanë pikëpamje të tjera për ndërtimin e familjes nga ato tradicionalet.

Në 17 maj në Tiranë është paralajmëruar një aktivitet për sensibilizimin e të drejtave të shtresës së popullsisë me skesualitet të ndeshën nga shumica.

LGBT

Xheni Karaj është drejtuese e Aleancës LGBT, e cila thotë se ka ndryshime në mentalitetin shqiptar por ka edhe shumë punë për të bërë:

“Krahasuar me vitet e mëparshme ka filluar të ketë një ndryshim për sa i përket perceptimit të çështjeve të LGBT po ka shumë punë për të bërë. Vihet re një ndryshim nga aspekti mediatik, brezat e rinj janë më të hapur. Kemi komunikime të vazhdueshme me pjesë të komunitetit në Kosovë dhe Maqedoni, madje një pjesë e tyre vinë dhe marrin pjesë në aktivitetet në Tiranë”, thotë Karaj.

Familje pa burra

Koncepti te shqiptarët për familjen gjithashtu po ndryshon, sociologët thonë se është në rritje numri i çifteve që bashkëjetojnë por ka edhe nga ato femra që vendosnin të bëhen nëna pa u martuar fare.

Pikëpamje të tilla ka edhe Anita Latifi;

“Personalisht mendoj se janë femra të guximshme që marrin përsipër barrën e dy prindërve. Kuptohet që kam hasur në mospëlqim nga ana e nënës time e cila thotë se një fëmijë i shëndosh rritet me të dy prindërit, por kohërat kanë ndryshuar dhe e kam menduar shpesh”, thotë Anita.

Bashkëjetesa në rritje

Jellmaz Dervishi është një prezantues programesh ai thotë se brezat e vjetër dhe të rinj kanë botëkuptime të ndryshme për familjen dhe shoqërinë, por mënyrat e reja të të jetuarit kanë përfshirë edhe shoqërinë shqiptare në Maqedoni:

“Ka një kohë ku të rinjtë janë shumë të hapur për seksualitetin, dashurinë e tyre. Kanë filluar çiftet moderne të bashkëjetojnë, që para disa viteve ishte tabu, dhe detyroheshin që të martohen”, thotë Jellmay Dervishi.

Tradita dhe modernia

Por jo të gjithë pajtohen me konceptet e reja për familjen, shoqërinë apo edhe me shfaqjen hapur të seksualitetit.

Kjo është një video e një hoxhe e cila ka qarkulluar masovikisht në rrjetet sociale. Në disa raste ajo trajtohet me humor, në raste të tjera si mënyre e drejte e të menduarit.

Video tregon predikimin e hoxhës kundër homoseksualizmit.

Por sociologët thonë se këto reagime janë pikërisht brenda përputhjes së logjikës që predikojnë fetë, ato ashtu si dhe në vendet e tjera ende nuk pranojnë brenda normave të tyre bashkëjetesat mes të njëjtës gjini. Një gjë të tillë nuk e pranon as krishterimi dhe as islami.

Por edhe përkundër predikimeve tradicionaliste, mënyrat dhe botëkuptimet e kohës shfaqen hapur. Kjo ndodh në shoqëri, politikë, art...siç është edhe një këngë e këngëtares nga Kosova Genta Ismajli, video e së cilës ka skena eksplicite sensuale.

AddThis Social Bookmark Button