A ka xhind në shishe!?

Rastet e fundit të dhunës nëpër autobuse dhe tensionet ndër etnike veç faktit që tërhoqën interesin e medieve dhe shkaktuan shqetësim tel qytetarët treguan edhe diçka tjetër. Qytetarët dinë të tregojnë qëndrimet e tyre kritike edhe nëpërmjet humorit në rrjetet sociale. Ata të cilët janë aktiv në Twitter thonë se prapa këtyre reagimeve s{ka asnjë axhendë. Psikologët vlerësojnë se humori tek njerëzit ekziston por është zvogëluar për shkak të mënyrës së jetesës me stres. Zgjedhja për humor është e kufizuar.

Dushko Arsovski analizon

“Skandaloze! Në çantën e shpinës të një gjimnazisti është gjetur një arush mëndafshi dhe biskota”. Ky mesazh u gjet në Twitter në kulmin e rrahjeve në autobusët e qytetit të Shkupit. Dikush nëpërmjet shakasë kishte gjetur mënyrë që të protestojë për disa fenomene dhe të tërheqë vëmendjen.

Gazetari Zharko Dimitroski është një nga më aktivët në komunikimet e tilla i cili ndiqet nga rreth 2000 vetë në profilin e tij në twitter. Ai thotë se kjo bashkësi në rrjetet sociale nuk ka asnjë axhendë.

“Ata thonë se ç’farë mendojnë. S’kanë ndonjë mesazh të fshehur, nuk përpiqen që të bëjnë ndryshime, të ndërmarrin ndonjë veprim, por thjeshtë janë të sinqertë dhe ajo që ju vjen në kokë e thonë por duan dhe të shoqërohen”, thotë Dimitroski, i cili ditë më parë shkroi – “Kënaquni këto pashkë në Dubai për 700 euro! – Unë nëse kisha 700 euro do kënaqesha edhe këtu...”

K-15, programi humoristik u bë markë e njohur në Maqedoni duke i tallur fenomenet negative duke përdorur televizionin si medie. Për shakatë në rrjetet sociale, një nga aktorët e K-15, Bubo Karov thotë se ka mendim të ndarë sepse sipas tij qytetarët jo të gjithë janë të paisur teknologjikisht.

“Mendoj se shpesh kjo mund të keqpërdoret dhe të ketë efekt të gabuar. Për shembull, një koment që mund të jetë qëllim mirë dhe me humor, mund të kuptohet gabim ose e kundërta, në vend që të kuptohet si një shaka, të nxisë dëshirë hakmarrjeje nga ana tjetër”, thotë Karov.

Humor kundër dhunës

Është diçka e pranuar se humori është i shëndetshëm në situata me tension, por duhet edhe të praktikohet, thotë psikologja Ana Çuçkova.

“Mosshprehja e energjisë pozitive bën që përqendrimi të jetë tek ajo negativja, dhuna. Jemi dëshmitar të shprehjes së dhunës tek të rinjtë të cilën atë e shprehin në rrugë”, sqaron Çuçkova.

Aktori Marjan Georgievski tërhoqi vëmendje të madhe me prezantimet e tij komike “stend up” me titull “të lidhur” në internet. Në kohë të fundit ai prezantohet nëpër klube dhe thotë humori është një mjet i fuqishëm për ndryshimin e disa gjërave, por jo të gjithë e kuptojnë këtë.

“Turbo folku, seksi dhe politika – kalojnë si humor të tjerat nuk i shohin, nuk iu duken interesante. Njerëzit vinë për tema të tilla sepse iu duken aktuale dhe jo sepse duan të dëgjojnë diçka të re ose të kuptojnë diçka nga ajo që do tua përcjell. E shohin si eufori... eja ta shohim drejtë për së drejti! Asgjë më shumë se kjo dhe më vjen keq për këtë”, thotë Georgievski dhe sqaron se tema e tij e radhës për të cilën punon është shëndetësia.

K-15 programi televiziv një projekt humoristik dhe satirik nuk ka për qëllim që të bëjë ndryshime sepse në rrethin tonë kjo është e pamundur thotë Bubo Karov dhe jep një shembull të prekshëm:

“Ashtu siç e ul kokën ashtu të thyhet edhe kurrizi. Si e thyen kurrizin ashtu të djerësohet prapanica. Nëse vazhdoj rrëfimin e dini se çdo të përmend dhe kur do të vijë fundi ngel koburja. Kur do të më pyesni ç’të duhet koburja? Do të them për çdo rast ose ku i dihet,”, thotë aktori.

Shakaxhi, por jo në kurriz të vetë

Por a është përgjithësisht populli me dozë humori siç mendohej? Karov ka vlersimin e tij:

“Bëhet fjalë më shumë për t’ia hedhur, të jesh me dinak ndaj miqve, armiqve. Nëse do të bënim një përcaktim të përgjithshëm nuk mund të them se populli është shumë shakaxhi. Ne dimë të bëjmë shaka, por jo në kurrizin tonë”, sqaron sërish aktori i humorit.

Humori vuan sepse s’ka kreativitet për shkak të jetës me stres, por edhe për shkak të sundimit të serialeve televizive, vlerëson Çuçkova.

“Nuk i shmangim dot madje jemi edhe të rrethuar prej tyre, të cilat nuk na lejojnë të mendojmë dhe të kemi kreativitet, shërbejnë si ikje nga përditshmëria duke jetuar jetë të dikujt tjetër”, thotë psikologja.  

Ndërkohë edhe pse duket e freskët edhe e re, edhe komedia “stend up” mund të dështojë thotë Georgievski.

“Do të jetë vonë pas pesë vjetësh. Tani ka kaos në këtë fushë si tek gazetarët, të ndarë, ka politikë, të cilët funksionojnë dhe bëjnë humor vetëm ndaj njërës palë”, thotë aktori tjetër i humorit. 

AddThis Social Bookmark Button