Defibrilator për buxhetin, infarkt për kompanitë

Në dy tre vitet e fundit  të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të ndryshonin dokumentet e tyre personale. Blenë tokë shtetërore, detyrimisht paguajnë tarifat e transmetimit televiziv, si dhe për 50 euro do të blejë dheparcelat për varre. Shteti vazhdimisht ka vendosur taksave të reja, qytetarët e kanë interpretuar si një përpjekje për të mbushur arkën. Por a sollën taksat e reja cilësië më të mirë të jetës?

Vesna Kollovska njofton

Qarja e të porsa lindurve për nënat është momenti më i lumtur në jetë. Dhe pastaj sipas stilit Woody Alen  vijnë shpenzimet. Në mesin e harxhimeve të shumta që zbrazin  buxhetin familjar, një pjesë e nënave duhej të paguajnë tatim personal për lejen e lindjes. Fondi shëndetësor ka paguar kompensim me vonesë prej disa muajsh, gjë që ka përkuar me rrogën, sepse nënat në ndërkohë kishin filluar punë.

Zyra e të ardhurave publike ka vlerësuar se pagesa e marrë gjatë pushimit mjekësor është fitim shtesë dhe kërkon nga nënat që të paguajë tatimin. Disa kanë paguar, sepse s’ka lojë me shtetin , të tjerët vendosën të kërkojnë drejtësi. Të drejtat e tyre i mbron avokati Oliver Vuksanoviç, sipas të cilit  ligji  mundëson edhe kallëzim penale kundër Fondit shëndetësor, sepse taksa është një detyrim i Fondit si pagues i të ardhurave personale.

"Qytetarët që kanë këtë problem kanë dy mundësi: njëra është për të ngritur një padi individuale pranë Gjykatës Administrative, përveç rasteve kur ata kanë kaluar afatin 30 ditor për ankesë nga koha e marrjes së vendimit me çka  ankesa kundër vendimit të Zyrës së Hyrave Publike është refuzuar nga Ministria e Financave. Mundësia e dytë është të iniciojë padi civile, në qoftë se ndonjëra prej nënave ka paguar tashmë taksat dhe të kërkojë kthimin e parave", tha Vuksanoviç.

Qytetarët do ti paguajnë librezat shëndetësore “pa pagesë”

"Gjithçka mund të harrosh por jo tatim" – Me këtë thirrje Zyra e të Ardhurave publike kujtonte qytetarëve të paraqesin tatimet.  Por a vlen kjo thirrje edhe për institucionet shtetërore, si për shembull Fondin e Shëndetësisë?

U paralajmërua se zëvendësimin e kartelave shëndetësore me ato elektroniket do të pagueshin nga buxhet i shtetit, nëpërmjet projektit me vlerë prej mbi 10 milion euro. Tani çdo i siguruar do të paguajnë dy euro. Kjo do të thotë katër milionë euro do të futen në arkën e shtetit. Megjithatë, kjo nuk do të aplikohet për të gjithë, thotë Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.

"Do të ketë dy çmime. Njëra do të jetë për të gjithë qytetarët, dhe tjetra do të favorizojë  pensionistët ose qytetarët  në nevojë. Një pjesë e qytetarëve nuk do të paguajnë fare, si ata që marrin ndihmë sociale. Ne kemi vendosur për këtë hap që të blejmë dy akcelelatorë, një  në Shtip dhe tjetri në Manastir", tha ministri Todorov.

Qytetarët të cilët i takuam në rrugët e Shkupit ndjehen të mashtruarnga lëvizje e qeverisë.

"Unë mendoj se është e gabuar, duhet të konsiderojnë të tërheqin vendimin. Duhet të na informojë dhe në qoftë se ishte planifikuar se duhet të paguanim duhej të na thoshin që në fillim, dhe jo ta merrnin vendimin më vonë, "tha një djalosh nga Shkupi.

Një tjetër rikujton standardin e ulët: "Në Maqedoni ka shumë raste sociale, familjet që mezi lidhin fundin kështu që edhe një euro për një familje pesë anëtarëshe, e cila do të duhet të paguajë pesë euro, nuk është në rregull”,

Todorov iu shkroi dhe kompanive me mbi njëqind të punësuar që nga një qershori duhet të kenë pajisje për reanimacion ose defibrilator. Kjo është një pajisje që mjekët e përdorin kur zemra ndalon rrahjen dhe me elektro shok aktivizohet  muskuli i zemrës.

Pesë punonjës të kompanisë duhet të trajnohen dhe vetë të ofrojnë ndihmë. Trajnimi prej  4 - 6 orë pranë Kryqit të Kuq është pa pagesë, por pajisjet që kushtojnë nga 1500 deri në 5000 euro duhet ti  paguajnë vetë kompanitë.

Reagime: Të dhënat çojnë drejt shkatërrimit

I pari reagoi klasteri i tregtisë dhe tekstilit. Venco Filipov është anëtar i Bordit.

"Idetë janë të mira, por a është koha dhe momenti i përshtatshëm për ta bërë këtë? Ne kemi probleme shumë më të mëdha.  Nëse nuk kemi një pajisje si kjo munden të humbasim një ose dy jetë njerëzish. Por mund të humbasim qindra jetë nëse lëmë në rrugë njerëzit, nëse kemi probleme financiare ose falimentojmë ndërkohë që po ecim drejtë një rreziku të tillë", tha Filipov.

Disa biznesmenë thonë se nga kjo masë pasoja do të kenë të punësuar për shkak se kompanitë duke ulur numrin e punëtorëve nën 100 do të shmangin blerjen e aparatit. Filipov parashikon se defibrilatorët do të kenë fatin e kasave fiskale.

"Kompanitë do të duhet të blejnë këto aparet të cilat do të rëndojnë kapitalin tashmë të brishtë. Ky ligj do të prekë sektorët më pak fitimprurëse si industria e tekstilit. 

A do të përfshijë ndërmarrjet elektronike apo atë të informatikës me pesë punonjës? Do të rëndohet kategoriaj e njerëzve me të ardhura më të ulëta", tha ai.

Të pasur apo të varfër, në këmbë ose në karrige invalidësh madje edhe njerëz me maska ​​të oksigjenit prisnin në radhë për shkak se të gjithë qytetarët janë të obliguar që të zëvendësojnë kartat e identitetit me biometrike. Nuk ka ende asnjë informacion se sa para hynë në buxhetin e shtetit nga zëvendësimi i të kartave të identitetit.

Sipas të dhënave nga një pasaportë biometrike në kasën e shtetit kanë hyrë në 27milionë euro.
Me ndryshimet e ligjit për 50 euro për qytetarët me  fletë pronësore do të mund të kenë në pronë të  përhershme  varret e familjes. Më herët paguhej për përdorimin, tani mund të jenë pronë e tyre.

Zyra për të ardhura publike vjet u lavdërua se përfundoi vitin me 10 për qind më shumë të ardhura nga tatimet. Prandaj mund të thuhet dhe që lidhet me frymën e motos së saj "gjithçka mund të harrosh, por vetëm borxhin ndaj shtetit jo."


Kumanovarët paguajnë tatim për përpunimin e ujërave të zeza

Qytetarët “nuk guxojnë” të mos paguajnë borxhet jo vetëm ndaj shtetit. Disa nga bankat, pavarësisht nga përqidja e lartë e interesit, për çdo paralajmërim marrin  30 deri në 500 denarë për detyrimit e pa paguar. Sasia varet nga kohëzgjatja e borxhit. Të tjerët marrin nga 50 denarë për dokument të dërguar me postë.

Komunat gjithashtu të vendosin taksat e tyre. Për shembull Kumanova u ka vënë njerëzve nga 8 denarë e gjysëm tatim për ripërpunimin e ujërave të zeza, ndërsa disa komuna si e Qyteti i Shkupit, kanë vënë tatime prej  100 denarësh për mirëmbajtjen e varrezave.


 

AddThis Social Bookmark Button