Kush dëshiron 1,8 miliard euro?

Nga thurja e çorapeve të leshta deri te festivali i muzikës rok. Ekzistojnë shumë mundësi që të tregohet kreativiteti dhe përfundimisht, të ketë fitim. Dy vjet pasi ishte promovuar Strategjia për zhvillim të industrive kreative në Maqedoni, nuk ekzistojnë tregues se sa punësime të reja mundësoi ky dokument. Personat kreativ edhe më tutje ankohen në problemet e vjetra, që nuk kanë lehtësime tatimore dhe fonde. Nga Qeveria thonë se së shpejti do të ketë lëvizje pozitive.

Analizë e Dushko Arsovski-t

Kur organizohej java e dizajnit në Shkup vjeshtën e kaluar, me siguri shumë pak njerëz prisnin se kjo do të jetë mundësi për fillim biznesi. Por, në këtë besonte njëri prej kreatorëve, Jasna Shoptrajanova, e cila nëpërmjet Qendrës së saj për jetë kreative, e zhvillon këtë koncept jetësor si mundësi për sukses.

“Kompania dizajnere nga Maqedonia me kompani sërbe, prodhoi produkt të përbashkët, special për javën e dizajnit në Beograd. Kemi tre dizajner holandez, të cilët vitin e kaluar ishin në Javën e dizajnit në Shkup, ndërsa tani i prodhojnë prototipet e tyre në Maqedoni. Ato punojnë me koncept për seri ekskluzive, kështu që e kanë shumë më të lehtë dhe më praktike të prodhojnë këtu”.

Shoptrajanova mori pjesë në forumin që kohët e fundit e organizoi Këshilli Britanik në Shkup, në të cilin kreatorët maqedonas “blinin” përvojat e huaja në këtë sektor. Për shembull, nga Britania e Madhe, siç thekson Xhon Njubigin, udhëheqës me Anglinë Kreative, industritë kreative punësojnë dy milion njerëz dhe eksportojnë mallra dhe shërbime me vlerë nga 10 – 15 miliard funta. Kjo platformë i ndihmon kreatorët e ishullit me financa, por edhe me trajnime.

“Mund të keni ide të mirë, por nëse nuk keni plan për biznes, nëse nuk keni plan për investim, nuk keni aftësi përkatëse, nuk dini si t`i qaseni tregjeve që u nevojiten, nuk dini si t`i kuptoni këto tregje, atëherë ndoshta nuk do të keni sukses”.

Projekti i Shoptrajanova – s tanimë ofron gjithë këtë.

“Ai është inkubator i bizneseve kreative. Ai zhvillon publikë për produkte kreative në zhvillim, zhvillon bazën që artistët profesionist dhe kreatorët të aplikojnë aftësinë e tyre, pavarësisht se me çfarë merren. Edhe te konsumatorët zhvillon ndjesinë për prodhime kreative”.

Nga viti i kaluar deri më sot, dëshmon Shoptrajanova, në këtë mënyrë janë hapur 50 vende pune.

Çka sjell para?

Aleksandar Milev është njëri nga kreatorët e shumtë në Maqedoni. Ai përpunon filigran. Tashmë i ka kaluar të gjitha biznes trajnimet dhe mendon për zhvillim të mëtutjeshëm.

“Ne duam të bëjmë edhe një qendër për trajnim për filigran, që është një investim të cilin për momentin nuk e kemi. Kemi vetëm një pjesë të mjeteve të duhura. Për të qenë kjo gjë profesionale, si fillim na duhen mjete financiare”.

Përveç që i mungojnë mjetet financiare, së voni Milev mbeti edhe pa hapësirë pune, sepse u shkatërrua një pjesë e stacionit të vjetër hekurudhor në Shkup. Ministreja për kulturë Elizabeta Kançeska Milevska premton se do të ketë hapësirë në një lokacion tjetër.

“Gjatë aprovimit të programit për revitalizim të çarshisë së vjetër të Shkupit, me qëllim që këto zejtarë të fitojnë hapësirë përkatëse, e cila do tu jepej në shfrytëzim, që të stimulohen ato zejtarë dhe përsëri të punojnë në çarshinë e vjetër të Shkupit”.

Në Estoni problemi më i vogël është hapësira, thekson Ragnar Sil nga Ministria për kulturë e këtij shteti baltik. Atje shumë objekte industriale të braktisura nga koha e komunizmit tani janë mjedise kreative.

“Mund të formohen qendra për zhvillim biznesi nga lëmi të ndryshme – dizajn, arhitekturë, muzikë, e tjerë, ndërsa mund edhe të investohet në teknologji të reja. Ekzistojnë shumë punë të thjeshta dhe të qarta, por edhe për ato nevojiten mjete financiare”.

Në Estoni 10% e kompanive janë nga lëmia e industrive kreative, ndërsa 5% e popullatës punojnë në këtë sektor. Sil është edhe udhëheqës i një grupe pune për industri kreative të Unionit Evropian. Ai paralajmëron se Briseli pregatit programë të re, të ashtuquajtur “Europa kreative”, për të cilën do të ndahen 1,8 miliard euro.

Për Diverziti media, Sil sqaron se cilët lëmi do të mund të ishin profitabile për afat të shkurtër.

“Nuk ekziston definicion i përbashkët për industritë kreative. Secili prej vendeve duhet vet të definojë çka do të përfshijë, e çka jo. Nëse kërkoni numra të mëdhenj atëherë unë do të kisha përfshirë turizmin, sportin, ushqimin, softuerin, të cilët do të merrnin pjesë me 7% në prodhimin Bruto të vendit”.

Tatime sipas masës

Maqedonia në strategjinë e saj definonte 21 lëmi si, arhitekturën, dijaznin, modën, teatrin, softuerin, reklamimin dhe të tjera, te të cilat ekziston potenciali kreativ që mund të sjellë zhvillim.

Një nga kushtet për këtë është rregullativa e mirë, thekson Njubigin.

“Diçka që mundohemi ta bëjmë është që të luftojmë për uljen sa më të madhe tatimore. Për shembull, për hulumtimin në zhvillimin e pronësisë intelektuale të re, që ndihmon në uljen e riskut që sjellin këto biznese. Nëse xhironi film ose kompozoni muzikë, paraprakisht i investoni të gjitha paratë tuaja, para se të dilni në treg, kurse risku për të përjetuar disfatë është shumë i madh”.

Zoran Todorovski nga organizata MATA që ndihmon organizatorët maqedonas, konsideron se vendi ka kornizë juridike të mirë për hapjen e biznesit. Por, në praktikë ka mangësi. Si për shembull, e dhëna e cila quhet firmarina. Shumë të njëjtë në treg, paguajnë si lojtarët e mëdhenj ashtu edhe ato të vegjëlit.

“Kjo gjë menjëherë i dekujaron njerëzit, sepse ata thonë, prit prit, si do ta kyçi këtë gjë në harxhimet e përgjithshme kalkulative, veçanërisht kur do të filloni biznesin. Kështu që, këtu duhet të bëhet diçka. Do të duhej masat e tatimit t`i përgjigjen vëllimit të biznesit”.

Analizën që e bëri stafi i ekspertëve, tregon se industritë kreative më të shpeshta në Maqedoni janë: reklamimi me afër 14%, botimi me 12,5% dhe zejet artistike me gati 11%. Numrat mund të ndryshojnë, nëse realisht funksionon dokumenti për bashkëpunim aktiv, që ditëve të fundit e nënshkruan disa ministri dhe institucione.

Deri atëherë mjeshtrit të filigranit Milev, do t`i duhet vetëm hapësira për punë.

AddThis Social Bookmark Button