Bumi ekonomik është nën tokë

Rreth 70 përqind e pasurisë minerale të Maqeodnisë është nën tokë, për dallim nga vendet evropiane, të cilat thuajse e kanë harxhuar pasurinë e tyre të mineraleve. Kjo situatë, duke marrë parasysh çmimet botërore të floririt, argjendit dhe bakrit, mund ta ringjallë Maqedoninë. Por shteti nuk investon në kërkime gjeologjike, këtë gjë ia ka lënë kompanive të huaja, të cilat nuk kanë detyrime që ti japin informacionet e detajuara për atë që kanë zbuluar. Por a mundet pasuria nën tokë tu sjellë një jetë më të mirë njerëzve të këtij brezi?

Analiza e Vesna Kollovskës sjell më shumë

“Rruga e peshqve” është një projekt britanik që “peshon” 40 milion dollarë dhe që ka për qëllim të hulumtojë lëvizjen e peshqve në Detin e Veriut nga Anglia në Norvegji.  Duke i hetuar lëvizjet sizmike një fizicinet ka zbuluar prezencë gazi. Kështu duke hulumtuar peshqit Britania ka zbuluar prezencën më të rëndësishme të gazit, nga e cila do të furnizojë vendin në 50 vitet e ardhëshme.  

Ky është vetëm një ilustrim se si kërkimet e ndryshme mund të sjellin një ndryshim të madh në ekonomitë e vendeve. Në Maqedoni një gjë e tillë mund të ndodhë nga kërkimet gjeologjike. 

Pas tetë vitesh hulmitime në rajonin e fshtatit Ilovica në Strumicë, kompania amerikane “Phelps  Dodge” ka zbuluar shtresa floriri, bakri dhe argjendi. Nga”bregu i artë” në vitin 2017 do të fillojë me punë një minjërë e re. Vetëm hulumtimi ka kushtuar 20 milion dollarë, para të cilat sipas profesorit Todor Delipterov nga Universiteti i Shtipit, mund ti investojnë vetëm kopmani të fuqishme të huaja:

“Hulumtojnë të huajt  - “Rio Tinto”, “Phelps Dodge”, kompani të ndryshme multinacionale, amerikane, kanadeze etj... të cilat janë të mëdha dhe kanë mundësi që të përballojnë rrezikun e investimit dhe mos të fitojnë asnjë gjë, nëse nuk zbulojnë minerale. Kur hulumtoni një hapësirë nuk është e thënë se do të gjenden minerale. Por Maqeodnia do të duhet të gjejë mënyra se si të nxisë krijimin e kompnive të vogla. Ne nuk kemi kompnai të mëdha që do të merreshin me kërkimin e mineraleve dhe që pastaj të mos kenë nevojë të merren me eksploatimin e tyre”, thotë profesori Delipterov.  

“Gjueatrë” investitorësh

Shteti me vite nuk paguna për hulumtime por vetëm ndan koncesione mbi bazën e hulumtimeve paraprake gjeologjike. Disa gjeologë që kanë hulumtime bazike, fillestare janë “gjuetarët” e kopmanive multinacionale. Qëllimi parësor i tyre është që të bëjnë hulmtime dhe pastaj të fitojnë duke i shitur rezultatet e hulumtimeve të tyre kompanive të tjera. Kompani të cilat kanë para për të hapur minjera.

Një prej tyre është profesori në pension Marin Aleksandrov. Ai e gjeti kompaninë “Phelps Dodge” që të bëjë hulumtime në Maqeodni. Kompania amerikane nëpërmjet fondit të investimeve “Euroimak” planifikon të hapë minjerë në Ilovicë. Në bisedë me Diversity Media Aleksandrov thotë se kopmanitë e tilla kërkojnë të dhëna cilësore dhe të sakta që të fillojnë kërkimet në terren. Sipas tij zbulimi i vendeve të reja me minerale është shansi i vetëm për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë:   

Por edhe nëse shteti do të vihej në kërkim të kompanive hulumtuese, do të hasej në vështirësi sepse Maqedonia nuk i ka në një vend kërkimet e saj gjeologjike thotë profesori Delipetrov:

“Kemi shumë materjale nga kërkime të bëra nga viti 1950, një pjesë e të cilave janë në Ministrinë e Ekonomisë, një pjesë janë në vende të tjera. Pra e para që duhet bërë është që këto studime të mblidhen në nje vend, të vendosen në një bazë të dhënash dhe të jenë të aksesueshme. Secili që do të hulumtojë me elaborate do të mund të marrë këto të dhëna, por duhet patur kujdes për të drejtat e autorit” thotë profesoro Delipetrov.

Problem tjetër që theksojnë profesroët është fakti se edhe pse bëhet fjalë për pasuri natyrore Maqedonia nuk është mbrojtur me ligj i cili do ti detyronte hulumtuesit dhe shfrytëzuesit e vendeve ku mund të ketë minerale të japin informacione apo rezultatet e keërkimeve të tyre. Më parë këto të dhëna ruheshin në Entin shtetëror gjeologjik, i cili sipas paralajmërimeve do të rifillojë me punë në vitin 2013. Ka një hartë bazike gjeologjike por jo edhe detale.  

Mineralet mbushin kasën e shtetit

Me rregullat e tanishme shteti mundëson koncesione për kërkime dhe për këtë merr para. Aktualisht ka thirrje për 40 koncesione të reja, por më së paku janë për hulumtime për minerale. Ejup Latifi nga Ministria e Ekonomisë , thotë se sektori i mineraleve është nga më të rëndësishmit për kasën e shtetit.

“Paguhen koncesione mbi dy baza, e para për hapësirën që përdoret e dyta për elspolatimin e mineraleve. Në këtë mënyrë, kjo fushë është e treta që kontribon për shtetin dhe është një nga më të rëndësishmet sepse çmiemt e mineraleve janë rritur, ndërkohë është rritur edhe interesi për investime të reja edhe nga kopani vendase edhe të huaja”, thotë ai.

Vitin e klauar shteti fitoi dy milion euro nga koncesionet për kërkime gjeologjike dhe 20 milon euro nga koncesionet për minjerat. Ekspertët thonë se kjo është shumë pak kur krahasohet me fitimet që kanë kompanitë e huaja të cilat menaxhojnë me minjerat.

Kryetari i shoqatës për minjera, Nikollajço Nikollov thotë se minjerat marrin pjesë me 10 përqidn në eksportin e përgjithshëm të mallrave kurse punësojnë 13.000 vetë.   

“Sektori i minjerave pa diskutim që kontribuon në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shtetit dhe nëpërgjithsi të eksportit. Mund të bëhet krahasim me vitin 2005, kur shumë minjera nuk punonin, atëhere u ndie krizë ekonomike. Sidomos në qytetet e vogla, të cilat u krijuan nga minjerat. Kur minejrat nuk punojnë kriza ndihet me gjithë fuqinë e saj”, thotë ai.

Kërkimet gjeologjike janë trend në rajon. Shqipëria ka dhënë 150 liçenca për kërkime për kromin edhe bakrin. Në Kosovë gjednen 50 përqind e rezervave për nikel dhe 48 përqind e plumbit dhe cinkut. Këshilli ndërkombëtar për minjera e quajti Kosovën si “rajonin më fitimprurës për gërmimin e minjerave”.


Ethet eldorado

Kërkimi i floririt – hit në Maqedoninë juglindore

Nga hulumtimet e deritanishme në Maqedoninë prëndimore janë zbuluar rezeva hekuri dhe mangani kurse në Maqedoninë lindore më shumë metalet me ngjyrë, si floriri, bakri, plumbi dhe cinku. Dhe ndërkohë që në Maqedoninë perëndimore kërkohen koncesione për eksploatimin e jometaleve si meremeri dhe kuarci, në Maqedoninë lindore po përgaditet terren për tre minjera të mundëshme. Edhe pse ka zbulime të konsiderueshme me shtresa bakri dhe floriri në afërsi të Kratovës, disa kompani multinacionale nuk kanë arritur që të merren vesh me kompaninë “Sileks” për eksploatimin e lokalitetit Plavica. Vende të ngjashme ka edhe në Berovë dhe në rajonin e Vallandovës dhe Dorjanit. 


 

AddThis Social Bookmark Button