Dy qeveri dhe një lodër e shtrenjtë

Ashtu si në rastin e "Kishës në Kala" vitin e kaluar dhe "Sllupçani" këtë vit, riemërtimi i katër shkollave hapësirave dhe himni shqiptar në ditën e parë të shkollës në rrethin e Tetovës, tregojnë lehtësinë me të cilën politika luan me marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Për disa analistë kjo është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, për të tjerët që vendi ka dy qeveri të ndara në vija etnike. Por të gjithë janë dakord se nuk ka asnjë rrezik për tensione ndëretnike dhe se një politikë e tillë vetëm mund të mposhtë një lëvizje të fuqishme civile.

Analiza e Dushko Arsovskit sjell më shumë

Kumanovë rinj nga prejardhje të ndryshme etnike përmes radios së tyre në Internet, prej dy vjtësh thyejnë paragjykimet dhe tentojnë të pushtojnë hapësira të përbashkëta. Ky është një projekt i Qendrës për Dialog Ndërkulturor drejtuar nga Ivana Davidovska. Ajo për Diversitety Media thotë se zakonisht diskutojnë për të gjitha temat siç janë zhvillimet e fundit në Çair, Sllupçan ose Kalaja vitin e kaluar.

"Këto ngjarje na tregojnë se nuk ka bashkëjetesë. Edhe jeta e përditshme na tregon se ka ndarje përgjatë vijave etnike. Megjithatë, ajo që mua më tremb është se ngjarjet e tilla tregojnë se nuk punohet në ndërtimin e marrëdhënieve ndër-etnike. Veçanërisht në nivelin politik, ku jeta e tillë duhet të jetë një model për shoqërinë civile", thotë ajo.

Sipas Davidovskës një gjë e tillë u vu re edhe gjatë koncertit me rastin e ditës së pavarësisë.  Në të merrnin pjesë muzikantë nga disa komunitete etnike, por audienca fishkëlloi artistët shqiptarë.

"Pikërisht ky veprim tregon se ne jetojmë në mënyrë paralele. Ne nuk kemi një prezantim të përbashkët dhe të maqedonasve dhe të shqiptarëve.  Ku nuk ka rëndësi se cilës bashkësi etnike i takon, por i rëndësishësm do të jetë qëllimi", thotë ajo.

 

Disa analistë besojnë se jotoleranca ndëretnike e inkurajuar me një seri ngjarjesh është produkt i partive në pushtet - VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Profesorja e të drejtave të njeriut Mirjana Najçevska konsideron se në këtë mënyrë mbulohen problemet ekonomike që i mundojnë shumicën e qytetarëve.

"Kurdo që keni ardhur në momentin për të bërë gjëra të përbashkëta, menjëherë shpërthehet mundësia që njerëzit së bashku të vihen në mbrojtje dhe ruajtjen e dia të drejtave të njeriut që mund të jenë rrezikuar. Në momente të tilla, qeveria thjesht ka mjete, ka makineri propagandistike që e vë në lëvizje dhe e cila arrin të ndalojë shoqërinë civile për të vepruar ", thotë Najçevska.

Në të njëjtën linjë është edhe Vllado Dimovski nga OJQ Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

"Varfërimi i popullit me vite, vetë "rrahje"  që i bëhet dhe most a lësh të qajë, është mëkati më i madh që mund të bëjë një politikan apo parti politike ndaj popullit të vet. Vetëm organizatat e shoqërisë civile janë ato që mund të bëjë ndonjë opsion politik apo shoqata qytetare me një shumëllojshmëri të përkatësive etnike. Asnjë parti politike nuk mund të bëjë një gjë të tillë", tha Dimovski në një intervistë në radio.

E ardhmja

Agim Jonuz i cili në kolonat e tij shpesh analizon marrëdhëniet ndër-etnike, thotë se është skeptik se lëvizjet qytetare mund të kundërshtojnë politikën zyrtare.

"Njerëzit në rrugë janë ende miqtë, fqinjët ende janë fqinjët. Ka ende shumë njerëz të ulur në kafene që vijnë në përfundime të përbashkët se shteti është i keq. Por ajo që është katastrofike është se ata nuk ndëmarrin asgjë dhe i lënë hapësirë manipulantëve ​​politik për të krijuar një mjedis publik, siç ata dëshirojnë "

Jonuz, në njërën prej kolonave të fundit justifikon Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi për nderimin e luftëtarëve të UÇK-së nga ushtarët e ARM-së para një  monumenti, sepse, siç thotë ai, ai është politikani i parë që ka folur për pajtimin.

"Në qoftë se ka qëndim se në malin Sharr,  në rajonin e Kumanovës në Haraçinë, gjithande vdiqën armiq, varret e të cilëve duhet të pështyhen përgjithmonë, atëherë jo vetëm që nuk mund të kemi të ardhme të bukur, por edhe e ardhmja është e pamundur. Një lloj pajtimi duhet të ketë ", thotë ai.

Veprimi i Besimit shkaktoi një ortek reagimesh politike dhe marrëdhënie të tensionuara mes bllokut maqedonas dhe shqiptar në qeveri. VMRO-DPMNE menjëherë propozoi projekt ligj për të drejtat e të ashtuquajturve “branitella” që janë përfaqësues të forcave të armatosura të Maqedonisë që morën pjesë në konfliktin e vitit 2001, por  me këtë projekt-ligj nuk janë përfshirë ish luftëtarët e UÇK-së. Debati në Kuvend mori përmasa epike.

Dimovski nuk pajtohet me disa deklarata se bëhet fjalë për regji nga qeveria për të rritur në mënyrë drastike përkrahjen.

"Ne nuk kemi një qeveri. Ne kemi dy qeveri, dhe për këtë shkak, secili çon politikën e partisë së tij. Dhe pikërisht për këtë vihet në keqkuptime të tilla. Kur ju vini në çdo çeshme apo në çdo rrugë gur themel me kryq për të marrë pikë politike, pse atëhere Fatmir Besimi duhet të pyesë Gruevskin apo dike tjetër nga koalicioni për të bërë solemnitet në Sllupçan?”, pyet Dimovski

Reagimi qytetar me turbulenca shtetërore

Në kushte të tilla, vlerëson Jonuz nuk ka vend për kritikat konstruktive nga njerëz që do të ishin nga përkatësi të ndryshme etnike.

"Të tillët janë persona non grata në këtë shoqëri. Pse? Sepse lëkundin një biznes të mirë fitimprurës. Nga ky shtet u krijua një kompani e madhe me cilësi të lartë. Shteti nuk mund të jetë një kompani. Shteti mund të jetë vetëm një nënë, por nëna për të gjithë që respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë "

Kjo, sipas Najçevskës duhet një ditë të kuptohet nga elitat politike. Përndryshe, sipas saj, pasojat do të jenë të mëdha.

"Nëse elitat politike të cilët janë zgjedhur nuk vijnë në një përfundim të tillë dhe nuk veprojnë në mënyrë të tillë, atëherë zakonisht kalohet nëpër rrugën më të vështirë. Kjo është një reagim qytetar që do të thotë turbullira civile dhe rrënim i sistemit demokratik dhe ligjor "

Pak ditë më parë Organozata që merret me analiza Stratfor, në një dokument për  Maqedoninë vlerësonte se bllokimi politik në të cilin gjendet vendi do ta pengojë progresin në synimet kryesore të politikës së jashtme. Analiza, ndër të tjera, thekson se Nikolla Gruevski është ende politikani më popullor,  por partia e tij po e humbet mbështetjen në mesin e elektoratit. Prandaj është sjellë strategji për t’u afruar me elementët nacionalist, edhe pse kjo do të thotë krijim i tensioneve me partnerin shqiptar të koalicionit.

Ndërsa në Parlament vazhdon debate për ligjin për “branitellat”  i cili i ndau deputetët përgjatë vijave etnike, pritet në një takim mes lojtarëve kryesorë - Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Pas takimit mbase do të jetë e qartë nëse kriza qeveria është tejkaluar, ose do të ketë zgjedhje të parakohshme. Strategjia për pajtim ndër-etnik ndoshta do të presë kohë më të mirë. Ndërsa të rinjve nga Kumanova u ka mbetur vetë të ndërtojnë bashkëjetesën sepse politikanët, me sa duket, kanë prioritete të tjera.

 

AddThis Social Bookmark Button