Dhjetë urdhërimet e mbrojtjes sociale

Presidenti i ri i Maqedonisë betohet me solemnitet të detyruar me libër të shenjtë. Bibla ose Kurani, sipas përkatësisë fetare në varësi të besimit që ka. Kreu i komunitetit fetar bekon funksionon e tij shtetëror. Por a është ky imazh i përshkruar nga demokracitë botërore i vërtetë? Duke gjykuar nga zhvillimet, praktikimi i riteve fetare me "amin" të institucioneve shtetërore dhe qeverisë, a mund të bëjë që Maqedonia ngadalë të braktis parimin e ndarjes së shtetit nga feja dhe anasjelltas?

Analiza e Vesna Kolovska sjell më shumë

Një punonjëse shtetërore nga Enti Shtetëror për Çështje Sociale me e-mail kolegëve të saj u ka dërguar një prezantim për mënyrën se si standardet e mbrojtjes sociale janë të bazuara në Bibël.

Enti shpjegon se zyrtarja në e-mailine saj ka pasur një dokument me standarde të reja të punës profesionale në sferën e mbrojtjes sociale që mund të bazohet në dhjetë urdhërimet nga libri i shenjtë i të krishterëve. Autoriteti suprem është Zoti, thuhet në këtë prezantim. Murri është koka e gruas dhe fëmijëve, kurse pushteti i qeverisë mbi njerëzit.

Një nëpunës tjetët civil ndërkohë luejt në zyrë, e cila gjë shkaktoi një reagim tek kolegët e tij.

Por ku është kufiri midis asaj që është rregull mënyrë sjelljeje në institucionet e shtetit dhe ajo është një e drejtë themelore e njeriut?

Dekani i Fakultetit të Shtip Jovan Ananiev dhe anëtar i Komisionit Anti-Diskriminim thotë se dilemat e tilla fetare janë shndërruar edhe në raste gjyqësore në gjykatat maqedonase.

Kurse vendimet e gjykatave kanë këtë përmbajtje:

"Nuk përbën diskriminim mbi bazë të fesë, në qoftë se kufizohet mundësia për të praktikuar besimin gjatë orarit të punës dhe në vendin e punës, në qoftë se ka një qëllim të caktuar. Në shumicën e rasteve është e justifikuar, sepse ajo konsiderohet se do të rrezikonte punën, pra mungohet nga vendi i punës".

Ananiev tregon se Komisioni hodhi poshtë një ankesë të një besimtari të Kishës protestante, e cila kërkonte çdo të premte të jenë të lirë, për shkak se dita e javës ishte një ditë për predikimet. Pas kësaj logjike, myslimanët çdo të premte do të duhej të mungonin nga vendi i punës sepse e premtja është një ditë e lutjeje.

Mungon ekuilibri

Ramadan Ramadani nga lëvizja "Pyka", beson se zyrat e institucioneve shtetërore nuk janë një vend për lutje.

"Lutja e së premtes nuk mund të kryhet në zyrë, sepse në fenë islame, për shembull, kërkohen kushte të veçanta. Njeriu gjithmonë mund të ketë ndjenjat e tij fetare dhe mund ti shprehë atot, por jo aty ku  përfaqëson institucionin.  Kjo vlen dhe për krishterët ortodoksë dhe myslimanët, të cilët i përkasin komuniteteve shumicë fetare në Maqedoni. "

Ramadan nga ana tjetër ka vërejtje për institucionet dhe organet shtetërore, si Komisioni për Marrëdhënie mes bashkësive, për shkak se nuk mban një ekuilibër në publik.

Ananiev  këtë e interpreton si dominimin të domosdoshme të një ose dy komuniteteve fetare, të cilët ushtrojnë besimin në grup. Kjo më pas  përdorur nga politikanët ose shteti, ndërkohë që grupet më të vogla lihen pas dore.

"Pa varësisht nëse janë nga qeveria apo opozita, ju gjithmonë do të vini re praninë e politikanëve në kishën apo xhami. Shoqëria  dikton një lloj të dominimit në një komunitet të caktuar fetar. Dhe le të mos harrojmë se këto institucione janë një medie e mirë për të promovuar politikanët që kanë hyrë në atë komunitet në mesin e votuesve të mundshëm. "

Në Maqedoni, një vend në të cilin, njëzet vjet më parë ka pasur thuajse një qëndrim armiqësor ndaj fesë, papritur po bëhet transformim. Pushteti qeveritar pa klerikë nuk vënë asnjë gur themel të rëndësishëm. Gjatë pesë vjetëve të fundit po festohen edhe festat më të rëndësishme fetare. Pak kohë më parë u zhvillua edhe ora e parë akademike në një nga tempujt e Kishës ortodokse maqedonase.

Çfarë është çfarë?

Analisti Sasho Klekovski beson se shteti po i afrohet fesë. Por, sipas tij, duhet të debatohet publikisht për konceptin që i përshtatet shoqërisë tonë me një pasuri të feve.

"Ajo që na mungon në thelb është të përcaktohet se cila duhet të jetëdistanca që duhet të mbahet mes shtetit dhe organizatave fetare. A duam njerëz fetarë në ushtri? A duam liri fetare institucionet shtetërore por pastaj të garantohet barazia. Megjithatë, kjo duhet bërë përmes një proces debati për rregullat e sjelljes, në vend të vendimeve ad hoc dhe autonome të institucioneve të ndryshme shtetërore. "

Në Maqedoni shtatë vite me radhë në pushtet është VMRO-DPMNE, parti e krahut të djathtë që mbështet vlerat demokristiane.

Deputeti nga radhët e kësaj partie Aleksandar Spasenovski kërkon përmes dialogut të pranohen ndryshimet.

"Të marrin në konsideratë të gjitha tre aspektet, jo vetëm një - standardet ndërkombëtare perëndimore, mbi të cilat qendron kjo botë e civilizuar. Të marrë parasysh projeksionet politike të të konfesionit dominant. Por në të njëjtën kohë të theksohet realiteti i peizazhit fetar, ku përballë besimit fetar dominues, jetojnë dhe komuniteteve të tjera fetare. "

Në institucionet shtetërore në Skandinavi ka dhoma ku punonjësit mund të luten. Në SHBA, çdo presidenti i ri betohet me librin e shenjtë të fesë së tij, pa dallim nëse është i krishter, Mormon, protestante, ndërsa barazia është mbështetur me pranianë e përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve.

Në Greqi, ka ende një lidhje e fortë në mes fesë dhe shtetit me aktin e inaugurimit të presidentit para kreut të Kishës Ortodokse Greke.


Ratomir Grozdanovski, profesor në Fakultetin e Teologjisë

Ka vend edhe për bashkëkohoren edhe për të shenjtën

Profesori i Fakultetit të Teologjisë Ratomir Grozdanovski shkruan se ne duhet të bëhet një ekuilibër mes fesë dhe shtetit:

"Mençuria është që të kemi një masë për rolin e fesë në jetën moderne të popullit. Kjo do të thotë marrëdhënie të harmonizuar mes bashkëkohores dhe të shenjtës, mes lacizmit dhe shpirtërores. Në shoqërinë moderne ka vend edhe për njërën edhe tjetër. "


 

AddThis Social Bookmark Button