Për paratë dhe femrat nuk flitet

Për paratë dhe grate nuk flitet. Ky rregull jozyrtare britanike vlen edhe për pasanikët në Maqedoni. Çdo bisedë në lidhje me shumën e parave dhe pronës përfundon para se të fillojë. Prandaj, në vend të pasurit, të tjerët flasin se ku dhe si I shpenzojnë ata paratë, ku investojnë, çfarë zakone kanë dhe nësje dhurojnë para.

Analiza Vesna Kolovskës sjeëë më shumë

“Gangnam  Style” sot është një nga hitet më të dëgjuara në botë. Ndoshta pak e dinë se kjo këngë është krijuar për të përqeshur më të pasurit në pjesën më elitare të Seulit, kryeqyteti i Koresë së Jugut. Gangnam, quhet zona elitare ku ka prona prej më së paku një milon euro, klinika liksoze për kirurgji plastike dhe shkollat ​​private të shtrenjta. Thonë se  të pasur janë njëjtë kudo të varur nga luksi.

Por cilat janë zakonet e një për qind ultra njerëzve të pasur nga Maqedonia?

"Nëse është fjala për të blerë rroba, shkojnë dhe për të blerë jashtë vendit. Të paktën në Selanik. Në se pyet se ku i kanë blerë, preferojnë tju thonë se i kanë blerë më së paku në Selanik apo diku tjetër, në vend se që i kanë blerë nga dyqanet këtu. Për pasurinë më të madhe të patudshme vështirë se dikush e di, sepse edhe pse kanë pasuri të patundshme jashtë shtetit, askush nuk tregon ", thotë Vesna Milenkovska, gazetar e të përditshmes “Vest”.

Sipas Aleksandar Manev inga fondi për investime Ilirika, pikërisht patundshmëritë janë në shënjestër të njerëzve të pasur nga Maqedonia. Megjithatë, Manev thotë se të paktë janë ata që mund të bëjnë investime jashtë vendit.

"Mbi të gjitha, kuadri ligjor është kufizues për shkak se qytetarët e Maqedonisë nuk munden lirisht të investojë në fonde në formën e depozitave ose lezrave me vlerë. Vëllimi i investimeve është mjaftë kufizues. Megjithatë, në vend u ofrohen depozita, letra me vlerë, dhe sigurisht investime në biznes. Megjithatë, në qoftë se ne e shohim trendin këtë vit, kryesisht bizneset konsolidohen ose marren kompanitë ", thotë Manev.

Bankat e Zvicrës përballë kesh-it

Në Maqedoni nuk ka të dhëna për numrin e miliarderëve. Enti për të hyrat publike mund të japë vetëm një pamje të pjesshme. Prandaj, kur kohë më parë u botua informacioni se në Maqeodni ka 35 ultra të pasur në Maqedoni, shkaktpi habi tek publiku. Të gjithë së bashku kanë një pasuri totale prej katër miliardë dollarësh. Në analizën e dytë të revistës Welt - X, Maqedonia yë vendin e 42 në listën e individëve më të pasur nga 46 vende në Evropë. Rangimet, thuhet në fillim të analizës  janë bërë sipas analizave të së ekspertëve, analistë dhe njohës të rrethanave dhe të dhënat nga tetë prej dhjetë bankave më të mëdha në botë.

Megjithatë, Manev thotë se lista nuk është e plotë, sepse ka shumë të cilët depozitat i kanë në formë anonime.

"Ka biznesmentë cilët gjatë tranzicionit krijuan kapital të madh. Megjithatë, ky kapital ka të bëjë me biznese, pasuri të patundshme ... Unë nuk jam i sigurt se sa para kesh kanë mbetur. Ka pasur spekulime se biznesmenët kanë një shumë të madhe hollash në llogari të huaj bankare, por për fat të keq, unë nuk e di se janë këtë shifra. Unë nuk mund të jap një koment, sepse unë nuk e di se sa janë  shumat jashtë vendit", thotë Manve.

Për pasanikët rajonal të tranzicionit bankat zvicerane dhe kompanitë në det të hapur, të ashtu quajtura off shore  janë vendet e preferuara për ruajtjen e parave të tepërta. Por të porsa pasuruarit thotë Vesna Milenkovska, duan të tregojnë paratë e tyre.

"Ata që kanë fituar paratë brenda natës, nuk dinë shumë ti respektojnë. Nëse deri dje nuk kishte para, dhe i ka fituar shpejt ka dëshirë ti tregojë, për tu evidentuar në një farë mënyre...  Shfqen komplekset e brendëshm të individit, për dallim nga prindërit e tyre, të cilët jetonin në socializëm, të cilat pak a shumë të gjithë kishin sa mund të kihej në socializëm ", thotë Milenkovska.

Shenaj Hadzhimustafa, profesore në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, thotë se është fakt se më të pasurit në vend kanë fituar pasurinë gjatë tranzicionit, duke marrë pronën e firmave jugosllave. Prandaj, sipas saj, të pasurit heshtin në lidhje me pasurinë e tyre. Shoqëria, thotë Hadzumustafa, duhet të krijojë një sistm ku të pasurit ti lënë një pjesë të madhe të të hollave në ved nëpërmjet investimeve ose programe qeveritare. Përveç kësaj të kenë të kenë trajtim të barabartë me investitorët e huaj.

Një herë për vete, pastaj për të tjerët

35 personat nga lista e "Welt - X" kanë në dorë 40 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vit. Por sa janë të përgatitur që një pjesë të pasurisë ta ndajnë për të tjerët?

OJQ Konekt me vite punon për nxitjen e e filantropisë në vend. Presidentja Nikica Kusinikova thotë se të pasurit në Maqedoni dhurojë ad hoc, kur dikush do të kërkojë.

"Nuk bëhet fjalë për informacion formale me numra, megjithatë, ne kemi pasur kontakte me njerëz si Trifun Kostovski, Risto Gushterov dhe ata kanë dhuruar. Madje sasi të konsiderueshme. Sasi e konsiderueshme nënkupton me mija euro, madje edhe qindra mijëra euro. Megjithatë, nuk ka të dhëna konkrete, në Maqedonia vështirë se und të merret një e dhënë e tullë, nëse këta njerëz vetë nuk e tregojnë shumën e saktë ".

Të pasurit në botë themelojnë fondacionet e tyre, në të cilën dorzojnë një pjesë të pasurisë së tyre. Bill & Melinda Gates mobilizuan 11 njerëzve më të pasur në botë, të cilët pasvdekjes së tyre, gjysma e pasurisë do të shkojnë në këtë fondacion.

Kusinikova thotë se një sistemi i tillë mungon në Maqedoni:

"Duhet ndërtuar një vetëdije e tillë, sepse ekzistenca e fondacioneve private nuk është një ttraditë afat-gjatë në Maqedoni. Ne as që kemi pasur elitat e tilla të pasura. Dhe për shkak të kësaj, ndoshta ka nevojë për kohë që një koncept i tillë të gjallojë. Në Amerikë është një pjesë e jetës së përditshme. Çdo person më i pasur formon fondacionin e tij, ose e jep pasurinë e tij një fondacioni tjetër ", thotë Kusinikova.

Një herë për vete pastaj për të tjerët. Ky rregull i artë shkon paralelisht me atë të britanikve: për paratë dhe gratë nuk komentohet.


Nuk janë rob të pasurisë

Njëri ska shtëpi, tjetri shkon vetë në servisin e makinave

Në botë ka të pasur të çuditshëm. Investitori Nicolas Burguen, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë afër dy miliardë euro,nuk ka shtëpi. 12 vjet është duke fjetur në hotele dhe mërzitet fluturon me aeroplanin privat në një tjetër destinacion. Kashitur të gjitha ato që kishte, sepse ai nuk do të jetë rob i materiales. Burguen është një nga njëmbëdhjetë miliarderët i cili pas vdekjes së tyre gjysmën e pasurisë të tij do tia lë fondacionit të Bill dhe Melinda Gates.

Miliarderi kroat Branko Rogliç zotëron kompanitë që janë në mesin e tre qind kompanive më të mësha në Evropën Qendrore, dhe makinën e tij e çon vetë në servis

"Unë gjithmonë kam menduar se dikush - çdo individ, kompani apo shtet - mund të harxhojë vetëm vetëm atë që kafituar, kurse me paratë duhet punuar me përgjegjësi. Pra, unë mund tia lejoj veten të jetoj jetë shumë luksoze - në hotele luksoze, të ngas makina të shtrenjta ose të lundroj me jahtë. Por, atëherë si të pres nga të punsuarit e mi të sillen të sillenme përgjegjësi?”,  shtronte këtë pyetje Rogliç në një intervistë të fundit me gazetën "Evening" gazetës.

 

 

AddThis Social Bookmark Button