Hapa konkret apo zgjidhje konkrete

Nga BE për Maqedoninë nuk pati rekomandime për caktimin e një date për fillimin e negociatave. Megjithatë pati fjalor të ri që sugjeron një kornizë për përshpejtimin e rrugës së integrimeve. Skeptikët më të mëdhenj e konsideruan si një hap milimetrik, kurse më optimistët këtë inovacion të BE-së e cilësojnë si një arritje. Por si duhet parë raporti i fundi dhe a duhen shfrytëzuar rekomandimet për një moment të ri i cili do të zgjidhje, sidomos të çështjes së emrit me Greqinë?

Nazim Rashidi analizon.

Komisioneri për zgjerim të BE-së Stefan Fyle, pas  mesazheve nga Brukseli të mërkurën në tweeter sa i përket Maqedonisë shkroi se Shkupi ka një perspektivë të arritshme dhe reale për të filluar negociatat e anëtarësimit, diçka siç thotë ai që nuk duhet të humbet si mundësi.

Por jo të gjithë në Shkup i pranuan me entuziazëm rekomandimet.

Gazetarja Gjeraqina Tuhina gazetare që raporton nga Brukseli thotë se për herë ta parë flitet për hapa konkret drejt zgjidhjes së emrit dhe jo zgjidhje e emrit:

“Deri tani Shkupi zyrtar si në proceset e BE-së ashtu edhe të NATO-s është ballafaquar me një lloj shantazhi. Zgjidhja konkrete e emrit më pas integrimet. Tani është lënë hapësirë që deri në pranverë të vitet 2113, të tregojë një lloj lëshimi pe një lloj gatishmërie që të bëj kompromis ndaj Greqisë në mënyre që të hapen negociatat e anëtarësimit. Kjo është një rrethanë më optimiste pak më e pranueshme për Shkupin, sepse nuk kërkohet konkretisht zgjidhja por hapa konkret gatishmëri e hapur për ndryshime”, thotë Tuhina.

Çështja që po del tashmë nga mesazhet nga Brukseli është se a ka gjasa që Maqedonia të fillojë të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit deri në pranverë, siç sugjerohet nga BE.

Shans

Edhe Lidija Dimova e Qendrës për Edukim Evropian thotë se vendimi i së mërkurës duhet parë si mundësi për fillimin e negociatave në qershor. Sipas saj kjo gjë është e mundur nëse deri në mars ka përparime në reformat e parapara me dialogun e nivelit të lartë, në një rast të tillë do të fillojë faza e vlerësimeve, e njohur si skrining, që në fakt do të thotë fillim i negociatave. Faza e dytë do të duhet të përgatisë kornizën për negociatat për gjetjen e zgjidhjes së emrit, pra negociata të cilat duhet të përfundojnë për një periudhë të shkurtër dhe jo zgjidhje. Nëse arrihet kjo Dimova thotë se Greqia nuk vendos më dot veto:

 “Nëse ne deri në qershor do të bëjmë të gjitha lëvizjet e duhura, Greqia nuk do të mund në qershor të vërë veto. Cili do jetë argumenti pas përfundimeve të këtilla nga Brukseli. Praktikisht kjo do të thotë se ne qershor mund të marrim nja datë për fillimin e negociatave. Por unë dyshoj tek dëshira dhe kapaciteti i qeverisë”, thotë Dimova sipas saj ndryshimi i emrit është i domosdoshëm dhe këtë proces duhet ta fillojë vet Kryeministri Nikolla Gruevski.

Por a do të bindet politika për ndryshimin e emri?

Deri më tani kryeministri Nikolla Gruevski është treguar i ngurtë.

Koha per vendime

Sipas vëzhguesve të pakta janë gjasat që të arrihet zgjidhje, analisti Albert Hani thotë se Kryeministri tek i cili bie barra më e madhe për të pranuar kompromisin, nuk tregon edhe aq gatishmëri:

“Nga dëshpërimi dhe revolta e vetë Kryeministrit nga vendimi i fundit mund ta hapen mundësi për vendime të cilat mund të bazohen në emocione që mund të çojnë në përkeqësimin e problemit”

Por çfarë do të ndodhë nëse nuk shfrytëzohet siç thuhet shansi për të filluar zgjidhjen e çështjes së emrit. Hani mendon se ka ardhur koha për vendime të rëndësishme:

“Thjeshtë duhet ta kuptojmë që jemi pjesë e Evropës ku duhet të jetojmë dhe duhet të sjellim vendime të prera, disa herë jo edhe aq popullore”.

Kurse Lidija Dimova është me skeptike:

“Nëse BE-së i themi lamtumirë atëherë do të behej një gabim strategjik dhe unë sinqerisht do mendoj se si ti largoj nga shteti fëmijët e mi”, thotë Lidija Dimova drejtore e Qendrës për Edukim Evropian.

Raporti i fundit nga Brukseli tregon edhe një herë qartë se pa mbyllur çështjet bilaterale do të jetë e vështirë Maqedonia të futet brenda klubit evropian. Në ndërkohë po duket se mund të dalin sfida edhe të tjera, siç tregon rasti i Bullgarisë. Në një rast të tillë po bëhet imediate vendimi nëse këto çështje do të mbeten për tu trajtuar si anëtar ose jo e BE-së. Por ky vendim duhet marrë nga garnitura aktuale politike e cila fitoi kohë deri në pranverë, në të kundërt, siç thuhet do të mund të shfaqen vizione të tjera.

AddThis Social Bookmark Button