Të gjithë për një, një për të gjithë

Të gjithë për një, një për të gjithë by Diversity Media on Mixcloud

Në atmosferën para zgjedhjeve lokale në Maqedoni, kandidatura e mundëshme e Abdylmenaf Bexhetit si kandidat i RDK-së, për kreun e Tetovës ka dhënë një dinamikë të re në skenën politike të bllokut shqiptar.

Sipas vëzhguesve gara do të jetë me bazë më të thellë politike duke marrë parasysh kandidatët që përfolen, ndërkohë disa thonë se kjo situatë mund të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së ofertave edhe në bllokun maqedonas.

Nazim Rashidi analizon.

Kandidatura e mundëshme e Abdylmenaf Bexheti për kryetar komune në Tetovë, po krijon jë terren të ri në garën politike me efekte më të gjera.

Përderisa Sadi Bexheti, kryetari aktual nga radhët e PDSH-së do të tentojë të mbajë postin, gara mes të dyve do të shndërrohe në një garë mes profesinistësh të vlerësuar në karierë.

Gjasat janë të mëdha që e gjitha të jetë një garë profesorsëh nëse për kreun e Tetovës do të përfshihet Teuta Arifi, e cila nuk është e vetmja që përflitet si kandidate nga BDI.

Por Bashkim Bakiu, ekspert në fushën e decentralizimit thotë se kandidaturat cilësore krijojnë një dinamikë të tillë brenda partiake nga e cila të përfituar janë pikërisht qytetarët, për shkak të ofertave më cilsore që do të marrin:

“Kjo ndikon në cilësinë e debatit për zgjedhjet lokale por edhe për kualitetin e kandidatëve që do të ofrojnë partitë politike. Partitë e dinë se zgjedhjet lokale kanë një karakteristikë të vetën sepse shpesh lidhen edhe me aftësitë profesionale të kandidatit”, thotë Bakiu.

Dinamikë e re

Efektet e kandidaturës të mundëshme të Abdylemanf Bexhetrit sipas bashkëbiseduesve të Diversity Medias mund të jenë përtej Tetovës.

Praktikisht pakënaqësia e qytetarëve dhe apatia e tyre në rritje mund të bëjnë presione të brendëshme për kandidatura cilësore, sidomos freski tek ata krerë komunash që nuk kanë treguar rezultate.

Në këtë mënyrë subjkete politike do të tentojnë të rrisin nivelin e garuesve duke “dënuar” hapur ata që mund të kenë dështuar, thotë Aretan Sadiku nga Instituti i Shkencave Shoqërore dhe Humane:

“Një figurë e re politike e cila i sfidon figurat e pritshme detyrismisht shkakton lëvizje edhe brenda partive që edhe ata të dalin me kandidatë konkurrent. Në një farë mënyre si RDK-ja, e cila edhe pse parti më e vogël, nxjerr një kandidat të mundshëm të sukseshëm për Tetovën dhe kështu vendos një standard të cilin partitë e tjera do mundohen ta ndjekin”, thot Sadiku.

Debati vetëm shqiptar

Por a mund të ketë ndikim tek pjesa maqedonase e politikës, rrtija cilësore e kandidatëve dhe debatit në bllokun shqiptar?

Disa nga bashkëbiseduesit e Diversity Mdia thonë se nëse presupozohej më parë efekte të tilla kishte politika maqedoanse tek ajo shqiptare, tashmë edhe politima shqiptare mund të jetë ndikuese përtej hapësirës së saj.  
Por Vasko Popetrevski i cili është gazetar dhe që ndjek prej vitesh skenën politike në Maqedoni, ka mendim tjetër:

“Debati to të zhvillohet kryesisht në gjuhën shqipe, për një pjesë të bashkësisë shumicë, asaj maqedonase, debati as do të shihet dhe as do të dëgjihet dhe do të mbesë i lokalizuar”, thotë Popetrevski, i cili jep konstatimin se ambienti shqiptar ndonse jo idela, është më demokratik se ai maqedoans.

Vëzhguesit thonë se është momenti i fundit që subjketet politke të sjellin inovacion në politikat e tyre, pa çka se disa herë to shtyrë nga konkurrenca. Kuadrot e rinj, profesionistë të cilët jo vetëm që do të duhet të çojnë shoqërinë përpara duke vepruar me logjikën e kohës, por edhe duke iu afruar më shumë elektoratit, i cili ka ndryshuar dhe natyrshëm është më  ri.

AddThis Social Bookmark Button