Maqedonia 2013, para Shkupit 2014

Dialogu politik është shuar dhe për këtë shkak komisionari evropian  Shtefan File duhet ta harrojë optimizmin e tij se deri në qershor Maqedonia do të marrë datë të bisedimeve.  Kështu vlerësojnë disa nga analistët politik të vendit. Disa  prej tyre nuk presin zgjedhje të parakohshme parlamentare.  Ndërkaq,  për zgjedhjet lokale të marsit ata parashikojnë se  opozita e udhëhequr nga LSDM-ja nuk do i bojkotojë. Krahasuar me vjet gjendja ekonomike nuk do të ketë ndryshime drastike.

Analizë e Dushko Arsovskit

Duke  folur e analizuar projektin “Shkupi 2014” siç duket  kaluan me vite të tëra ku u harrua shteti.  Aq më shumë që duhej të ishte prioritet.  Për këtë filloi të flitej pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, vjet, para dhe brenda Kuvendit. Pushteti  miratoi buxhetin për vitin 2013, pasi më herët i larguan deputetët e opozitës. Që atëherë koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja bojkoton punën në Kuvend, ndër të tjera vendosi edhe kushte për të mos i bojkotuar zgjedhjet lokale të caktuara  më 24 mars. Gjithashtu, kërkon që të mbahen edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Çfarë ndodh në një situatë të këtillë?

Profesori universitar Jove Kekenovski në periudhën që vjen parashikon lëvizje nga pika zero.

“Mendoj se opozita edhe më tej do të kërkojë mënyrë se si të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pas atij bojkoti me “ultimatum” edhe të Parlamentit edhe të zgjedhjeve. Mendoj se VMRO- DPMNE-ja do t’iu përgjigjet  disa prej kërkesave dhe disa  kërkesa të tjera nuk do t’i pranojë”.

Nëse i realizohet parashikimi, Kekenovski sheh dy skenarë.

“Nëse LSDM-ja i humb sërish zgjedhjet lokale,  mund të prisni që verën që vjen në skenën politike të shfaqen subjekte të reja politike që do të dilnin nga LSDM-ja. Nëse ka sukses, nuk do ishte një befasi që ata të bënin një fushatë më agresive për mbajtjen e zgjedhjeve të  jashtëzakonshme parlamentare “.

LSDM-ja dhe partnerët fushatën e tyre e vazhduan me tubime në rrugë, bllokada për të tërhequr vëmendjen e opinionit, siç thonë ata, për pushtetin jodemokratik.  VMRO-DPMNE-ja në pushtet fundjavën e kaluar hodhi poshtë kërkesat e koalicionit opozitar lidhur me zgjedhjet lokale.

Fillimi i krizës, fundi i optimizmit 

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk u shpreh me  tone që do të ulnin tensionet politike.

“Kjo përpjekje e Branko Cërvenkovskit, praktikisht është tentim për shmangien e tij personale me përballjen me një dështim tjetër në zgjedhjet lokale. Me një dështim tjetër jo të LSDM-së, por dështim të tij personal, pas të cilit nuk do të dijë se çfarë të bëjë. Dhe prandaj  futi LSDM-në në një skenar të tillë. Dhe për fat të keq e futi të gjithë shtetin”.

Të hënën nga Brukseli dolën me qëndrimin se akoma mbetet rekomandimi. Mirëpo, Andrea Stojkovski nga Qendra Maqedonase Për Edukim Evropian,  as që vë në dyshim se ngjarjet e dhjetorit do të thonë fund për optimizmin e Brukselit se marrja e datës mund të ndodh deri në qershor. Ky njohës i mirë i eurointegrimeve, konsideron se dialogu politik është shuar dhe më këtë  nuk plotësohet njëri ndër kushtet kryesorë.

“Gjithçka tjetër që ka ndodhur, që kemi bërë, të gjitha kriteret e tjera që janë përfshirë, nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka ky moment fillestar që prishi punët. Nëse File është një njeri i arsyeshëm, ai e ka harruar optimizmin”.

 Diversity Media:  A do të thotë kjo se nëse ka progres në procesin me Greqinë për emrin, Komisioni Evropian nuk do ta vlerësoj këtë?

“Ndoshta do ta trajtojnë  si një detyrë të madhe të kryer me sukses, dhe do të përpiqen të na shpërblejnë. Megjithatë, realisht, shteti nuk do të mund të funksionoj më tej. Nuk ka demokraci atje ku opozita është jashtë Kuvendit. Nuk ka demokraci atje ku nuk respektohen pakica”, komentoi Stojkovski

Sipas profesorit universitar Miroljub Shukarov,  mungesa e stabilitetit politik  do të sjellë aktivitet të dobët ekonomik, sepse sipas tij, investuesit e huaj i shmangen një mjedisi të këtillë.

“Ndoshta do të  ketë përfundime të diçkaje që tashmë ka filluar, megjithatë mendoj që situatat do të ndërlikohen, duke pasur parasysh se edhe dërgimi i parave, ose eksportimi i parave nga Maqedonia nga ana e kompanive të cilat selitë kryesore i kanë në vende të tjera do vazhdojë të rritet.”

“Ujë me shoshë”

Shukarov parasheh se shteti do të ketë probleme në grumbullimin e të ardhurave të projektuara nga tatimet.  Atëherë,  në ç’mënyrë Qeveria do ta mbaj stabilitetin ekonomik, ashtu siç  premtoi para miratimit të buxhetit të këtij viti?

“Kjo do të thotë se do të vazhdojë të huazojë. Dhe nëse vazhdon të huazojë, kudo që t’i investojë ato para, ato sërish do të jenë si “uji në shoshë” sepse bankat do të mbesin pa kapital të mjaftueshëm që të mund t’i plasojnë paratë në investime  produktive”.

Zëvendës kryeministri dhe ministër i financave Zoran Stavreski  është i bindur se do të arrihet një rritje prej dy për qind edhe atë nëpërmjet aktiviteteve të ndërtimtarisë.

“Do të fillojë ndërtimi i hekurudhës me Bullgarinë. E dyta, do të ndërtohet autostrada nga Demir Kapia deri në Smokvicë.  Ky është një projekt i madh i cili besoj se do të përfshijë edhe kompani nga vendi  si dhe do të shfrytëzohen prodhime  vendase. Do të fillojë ndërtimi i rrjetit për gazifikim”.

Edhe vitet e kaluara në një farë mënyre rritja zhvillohej nëpërmjet investimeve publike. Kryesisht me ndërtimin e objekteve të institucioneve shtetërore, muzeve dhe përmendoreve.

Profesori Shukarov është kritik:

“Kjo jep vetëm efekte afatshkurta.  Aty nuk ka elemente të vazhdueshme zhvillimore  që në periudhën e ardhshme të  reflektonin rezultate pozitive të rritjes ekonomike”.

Nëse do të realizohej së paku gjysma e asaj që deklaruan bashkëbiseduesit tanë, del që Maqedonia do të ketë edhe një vit tjetër kritik. Siç duket sportistët sërish do të shpëtojë fatin dhe optimizmim, të cilin  tashmë për vite me radhë e kanë  qytetarët e Maqedonisë duke shikuar telenovela.

AddThis Social Bookmark Button