“Milingonë” për punën e artë

Për herë të parë në Maqedoni do të ndahen çmime që do të vlerësojnë arritjet shqiptare në më shumë fusha. Kriter për ata që janë të nominura ka qenë ndikimi që kanë pasur në shoqëri. Por sa të rëndësishme janë vlerësimet e tilla dhe sa di për vlerat shqiptare publiku në Maqedoni?

Këtë e analizon Aida Xhoni, e Radio Shkupit

Arritjet e vitit 2012 ‘Milingona e artë’ është nismë e cila pretendon evidentimin e arritjeve më të mëdha gjatë vitit të kaluar në sfera të rëndësishme të shoqërisë, të cilët kanë kontribuar në vetëdijshmin e opinionit publik për çështje të caktuar. Me anë të kësaj nisme e cila ka për qëllim të shndërrohet në traditë, po tentojmë artistëve, individëve dhe talenteve shqiptarë tu japim përkrahjen e duhur, tha Bleta Begu, nismëtare e iniciativës.

“Kjo nismë u ndërmor për shkak se nuk kishte një organizim të tillë deri më tani, do të thotë i mungonte shoqërisë tonë një organizim i tillë i cili do ti vlerëson vlerat shqiptare në Maqedoni. Nisma ka atë qëllim ti vlerësojë të gjitha vlerat shqiptare në plotë tetë kategori të cilat janë tashmë të hapura. Janë përfshirë shumë kandidat, është bërë një studim shumë i madh për ti vlerësuar dhe për ti mbledhur të gjitha këto informata të cilat ne i plotësuam te kjo anketë dhe te ky organizim” tha Begu.

Vlera

Kënaq fakti se nisma po gjen mbështetjen e duhur tek popullata, tha Begu, duke sqaruar për formën se si qytetarët mund të votojnë për personin të cilin ata mendojnë se ka arritur më së shumti gjatë vitit paraprak.

‘Nisma u përkrah që nga dita e parë që ne e lansuam, anketa po merr një hov të madh. Janë mbledhur shumë vota, mund të them se deri tani janë mbledhur 60 për qind e votave që ne i planifikuam, anketa ka qenë e hapur një javë më parë, do të jetë e hapur edhe një javë tjetër, do të thotë plotë dy javë. Pastaj do të bëhet një përzgjedhje e votave të publikut nga kjo anketë dhe 50 përqindëshi tjetër do të jetë nga juria profesionale e cila do ti vlerësojë në mënyrë profesionale të gjithë të kandiduari’ precizon ajo.

Blerim Grubi, violist, tha se përkrahja dhe mbështetja e artistëve dhe personave të suksesshëm gjithmonë i ka munguar shoqërisë tonë, ndërsa një iniciativë si kjo meriton të përshëndetet.

“Kjo një sindromë i joni shqiptar, edhe mungesat historike të të arriturave tona shqiptare të intelektualëve që i kemi pasur shekuj me radhë apo vite me radhë na mungojnë. Kështu që kjo është një e mirë për gjithë shoqërinë shqiptare që të evidentohen, që të shënohen dhe të ruhen në sirtar të gjitha këto të arriturat tona kombëtare, si vlera dhe cilësi që i kanë korrur individ të caktuar” tha Grubi.

Mos njohja e vlerave

Por sa bashkëqytetarët tanë janë të njoftuar më të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë, shumë pak, thuajse hiç!

Petre Dimitrov, gazetar në revistën javore Kapital, thotë se nuk ka shumë informata për aktivitete kulturore, ndërsa shkak për këtë mos informim të opinionit janë vetë mediet të cilat kanë për obligim të luajnë rol të madh në informimin e drejtë të opinionit.

Por edhe gazetarë të tjerë në bisedë jo formale janë në vijë të njëjtë të mendimit.

‘Sa dimë, kush janë këngëtarë ose artistë ndoshta mund të themi, por se çfarë kanë bërë vitin e kaluar nuk di realisht t’ju them. Ndërsa pikërisht problemi është ky se mediumet duhet më tepër të informojn”, tha Dimitrov.

Arritjet e vitit 2012 “Milingona e artë” Pasi të shpallin fituesit do të organizojnë një eveniment në të cilit do të ftojnë të gjithë kandidatët, ku edhe një herë do tu tregojnë se përse i kanë nominuar pikërisht këta.

Fituesit do të shpallen nga juria profesionale dhe nga votat e publikut.


Kategoritë

Të gjithë do të marrin nga një statujë që do ta kenë si kujtim nga ky eveniment.

Çmimet për vitin 2012 përfshinë 10 kategori:

- Arritja e vitit në sport
- Arritja e vitit në artet e performuara
- Arritja e vitit në muzikë
- Arritja e vitit në botime shkencore dhe letërsi
- Arritja e vitit në artet vizuale
- Talenti i vitit
- Ndikimi në afirmimin e kulturës
- Arritja e vitit në media

Po ashtu juria do të ndajë edhe dy çmime të tjera speciale: 

- Arritja e karrierës
- Arritja Promotor i vlerave shqiptare.


 

AddThis Social Bookmark Button