Legjitimitet me relativitet

Legjitimitet me relativitet by Diversity Media on Mixcloud

Me bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës kryesore maqedonase, po vihet në pikëpytje legjitimiteti i tyre. Edhe pse gjasat janë të vogla që komunat të mbesin pas drejtuesit e tyre, sërish fitorja e kandidatëve pa opozitën do të hapë kryesisht dilema morale.

Nazim Rashidi analizon

Ligjërisht zgjedhjet lokale të marsit, edhe pa prezencën e opzitës dë të nxjerrin krerët lokal.

Subi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) thotë se nga aspekti ligjor zgjedhjet duket se do të jenë korrekte. Ai shpjegon se në çfarë rasti ato amund të dështojnë?

“Më së paku duhet të dalin në zghjedhje një e treta e trupit votues të një komunë. Nëse del një e treta atëherë zgjedhjet janë legjitime”.

Diversity Media: Por a mund të dështojnë zgjedhjet nëse në votime nuk del një e treta e trupit votues?

“Nëse janë dy kandidatë ose më tepër kandidatë dhe nëse nuk del një e treta e trupit votues atëherë shkohet në raundin e dytë me dy kandidatët e parë nëse ka më shumë kandidatë, ose nëse ka vetëm dy kandidatë edhe ata sërish shkojnë në raundin e dytë, dhe zgjidhet ai që ka më shumë vota sepse nuk ka më census”.

Diversity Media: Por kur mund të dështojnë zgjedhjet?

“Ka shanse nëse në një komunë ka vetëm një kandidat dhe në zgjedhje nuk dalin më shumë se një e treta e trupit votues” Subi Jakupi nënkryetar i KSHZ-së.

Por nëse mosprezenca e opozitës maqedoanse në zgjedhjet lokale ligjërisht mund të kalojë, sa i përket legjitimitetit dhe proceseve politike ngrihen dyshime.

Gazetarja Sllobodanka Jovanovska thotë përqindja e votuesve do të tregojë në fakt se cilat politika kanë më shumë mbështetje:

“Këtu nuk bëhet fjalë për një mungesë teknike të opozitës, por bëhet fjalë për një krizë të thellë politike. Nuk është problem vetëm fakti se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje me kapacitet të plotë, por pritet gjithashtu që mbështetësit e opozitës apo edhe ata që kërkojnë ndyshime ti bojkotojnë zgjedhjet. Prandaj unë mendoj se vetë përqindja e votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhje do të japë pëgjigje”, thotë Jovanovska.

Sfidë

Në bllokun shqiptar situata është më e qartë. Të gjitha subjketet politike edhe ato në pushtet edhe ato në opozitë do jenë në garë.

Megjithatë edhe ky proces ka sfidat e tij, thotë analisti Albert Hani:

“Besoj se sfidat do të jenë ta ngjashme si në zgjedhjet e mëparshme. Presionet, tensionet, parregullsintë do të mbajnë intesitet të njëjtë. Por në këtë rast do të veçoja situatën në Kërçovë, ku partitë politike janë në ankth, për shkak të mundësisë që një shqiptar për herë të parë ta drejtojë këtë komunë, dhe për dallim nga komunat e tjera atje janë të mundshme tensione ndër etnike”, thotë Albert Hani.

Përfshirja e partive opozitare shqiptare në zgjedhjet lokale sugjerohet se do ti japin legjitimitet procesit zgjedhor, sepse në kontekst më të gjerë partitë shqiptare janë pjesë e spektrit politik në vend, dhe rrisin numrin e opozitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

Nga ana tjetër vëzhgues të tjerë thonë se gara për pushtet lokal kryeshit është e fokusuar në konkurencë brenda një etnie me përjashtime të vogla.

Por sërish thonë vëzhguesit, proces zgjedhor pa opozitën kryesore, edhe pse ligjërisht korrekt, tregon se vendi duhet të përfshihet në bisedime të thella të brendshme, sepse pa zgjidhjen e kësaj situate vihen në dyshim edhe proceset demokratike por edhe ato integrative.

AddThis Social Bookmark Button