Zgjedhje Endemike

Zgjedhje Endemike by Diversity Media on Mixcloud

Ndarja e thellë mes pushtetit dhe opozitës në mesin e bllokut të partive maqedonase i ka vënë në plan të dytë interesat e maqedonasve etnik në zonat ku ata janë pakicë, pranojnë të dyja palët, për çka ia hedhin fajin kundërshtarit. Ekspertët paralajmërojnë se bojkotimi në zgjedhjet lokale nga ana e frontit opozitar të drejtuar nga partia më e madhe opozitare LSDM do të sjellë më shumë vende këshilltarësh për partitë shqiptare dhe zvogëlimin e ndikimit të maqedonasve në qytetet në Maqedoninë perëndimore. Kush çfarë do të humbasë dhe çfarë do të fitojë?

Dushko Arsovski analizon:

Struga po bëhet unikate edhe për faktin se në zgjedhjet lokale vendet e këshilltarëve maqedonas do t’i marrin shqiptarët. Një shkak për këtë është bojkoti i opozitës por shkaku i dytë, sipas njohësve, është modeli zgjedhor sipas Dontit.
Kryetari i degës së LSDM-së në Strugë Risto Qushkovski për Diversity Media thotë se janë të vetëdijshëm për këtë, por për momentin prioritare është të dëshmojnë se pushteti ka bërë shkelje të rëndë të demokracisë me ngjarjet e 24 dhjetorit vitin që shkoi.

 „Në pjesën perëndimore po bëhet majorizim. Por pushteti heshtazi këtë e miraton. Të gjithë angazhohen për një Maqedoni më të mirë, për një të nesërme më të mirë, por kur merren pozicionet, kjo më tepër është theksuar në bllokun shqiptar, mbrohen interesat kombëtare”.

Goran Angelov, ish kryetar i Bashkësive të Komunave dhe kryetar komune nga VMRO DPMNE tregon në formë matematikore se çfarë do të ndodhë:
Nëse më herët blloku politik shqiptar kishte 3 këshilltarë, nëse opozita nuk del në zgjedhje, do të ketë rritje të shumëfishtë, më së paku dyfish më shumë mandate këshilltarësh”.

I treti fiton

Profesoresha për të drejtën kushtetuese Tanja Karakamisheva është direkte:
Si ajo thënia e vjetër, dy zihen i treti fiton. Mendoj se ata parti e kuptuan thelbin e modelit të Dontit, dhe kjo është që të bashkohen dhe nëse dalin së bashku në zgjedhje do të fitojnë”, thotë ajo.

Tito Petkovski, kryetar i Lidhjes së re Social demokrate, parti e frontit opozitar, fajin për këtë situatë ia vë pushtetit:
„Nuk dua të pranoj se kemi të meta gjenetike. Mendoj se shkak është lufta e pa skrupull për pushtet. Gruevski tregoi një fytyrë të pa pritur përjashtimi, jokompromisin. Në plan të parë ka poshtërimin me çdo çmim të konkurrentëve që mund ta kërcënojnë”.

Petkovski thotë se shenjë që interesat kombëtar për Nikolla Gruvskin janë të parëndësishme është emërimi i Talat Xhaferit si ministër të mbrojtjes.

„Vetëm për të koketuar, interesat e maqedonasve, reagimi i maqedonasve është vënë në plan të dytë. Dhe ky është mesazhi më dëshpërues të cilin një qeveri mund ta përcjellë tek maqedonasit, sepse i vë në plan të dytë interesat kombëtar të tyre, gjegjësisht interesat si një bashkësi etnike në ato rajone.“


“Badenter” Selektiv

Numri i vogël i përfaqësuesve nga partitë maqedonase në këshillat lokal, sipas Petkovskit, do të dobësojë ndikimin e këtij komuniteti. Lideri i socialdemokratëve në Strugë, Qushkovski, thotë se kjo gjë tashmë ndjehet.

Atje ku maqedonasit janë pakicë, parimi i Badenterit” nuk respektohet, ose Bandeteri” është atraktiv vetëm në zonat ku shqiptarët janë pakicë”.
 

Dalje në zgjedhje prej 60%
Karakamisheva: Manovrat politike janë një fazë kalimtare

Anketa e fundit tregoi se më shumë se 60% e qytetarëve në 24 mars do dalin në votime. Karakamisheva është optimiste se pjesa më e madhe e njerëzve me të drejtë vote nuk do e pranojnë bojkotin.

„Qytetarët do e kuptojnë se gjithë këto manovra politike” që po ndodhin në tre muajt e fundit janë një fazë kalimtare dhe se nuk duhet ta kërcënojnë  mandatin katërvjeçar të përfaqësuesve të tyre të cilët ata mendojnë se duhet t’i përfaqësojnë.”

Tashmë është e sigurt se rivalët e mëdhenj nga blloku i partive shqiptare BDI dhe PDSH do të kenë një kandidat të vetëm për kryetar komune në Kërçovë. Analizat thonë se hapat e PDSH-së për të mbështetur BDI-në vinë për shkak se partia e Menduh Thaçit atje s’ka shanse për sukses. Atje ku dy partitë kanë kandidatë vlen rregulli i pashkruar, për të mbështetur atë kandidat që ka shkuar në raundin e dytë.
AddThis Social Bookmark Button