Debati_mk i parë

Në temë „Përse shoqëria në Maqedoni nuk e sheh lirinë e të shprehurit si një vlerë demokratike?” „Diversity Media” dje në Klubin e gazetarëve në Shkup mbajti debatin e parë në kuadër të projektit „Debate_mkˮ

Dje, në këtë temë debatuan Olivera Trajkovska, autore e emisionit „Uin-Uinˮ Zoran Dimitrovski, redaktor kryesor i gazetës ditore „Nova Makedonijaˮ dhe dhe Fatmir Besimi, zëvendës kryeministër për çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ky ishte debati i parë nga gjithsej 10 debate që Diversity Media do i organizojë në periudhën nga muaji prill e deri në shtator të vitit 2013. Projekti pjesërisht është i mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas i Qendrës për zhvillim institucional, CIRa.

Këto debate do synojnë përmirësimin e cilësisë së pushtetit lokal, përmirësimin dhe zhvillimin e dialogut ndëretnik në të gjitha sferat e shoqërisë, përgjegjësinë shoqërore korporative të sektorit privat, për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe për të nxitur dhe përforcuar aktivizmin shoqëror në Maqedoni.

 Klubi i gazetarëve. Para fillimit të debatit

 Vesna Kollovska Diversity Media dhe Zoran Dimitrovski, kryeredaktor i Nova Makedonija

 Nazim Rashidi, Diversity Media dhe Fatmir Besimi Zëvendës Kryeministër për Çështje evropiane

 Atmosfera para debatës. Olivera Trajkovska autore e emisionit televiziv Win Win dhe Zoran Dimitrovski

 Dhe... debati filloi. Panelistët dhe ekipi i Diversity Media.

  Interes i madh nga të pranishmit. Kishte komente, qëndrime dhe pyetje.

 Debati i nxeh.

AddThis Social Bookmark Button