Justiniani të zëvendësojë Damen

Justiniani të zëvendësojë Damen by Diversity Media on Mixcloud

Vendosja e statujave në qendër të Shkupit vonon së paku një shekull. Profesori amerikan i arkitekturës, Stjuard Mek thotë se kjo që bëhet në metropolin maqedonas, në SHBA ka ndodhur deri në vitin 1912. Ai mendon që sot moderne janë strukturat apstrakte të cilat nuk qëndrojnë të gjithë kohën në një vend. Ekspertët e vendit shkojnë nga skaji në skaj. Disa mahniten nga fushata, të tjerët mendojnë që projekti duhet të ndalohet.

Analizë nga Dushko Arsovski 

Në fushatën për të tërhequr turistë të huaj në Maqedoni dominuan stafi nga projekti Shkupi 2014. Dhe, si duket, kjo solli efekt. Ohri e humbi vendin e parë sipas vizitueshmërisë të cilin e mbante me vite. Aqë sa të huajve ju tërhiqej vëmendja, aqë nikoqirët e kthyen shikimin prej asaj që bëhet në dhe rreth sheshit Maqedonia. Se çfarë mendonin nikoqirët, e thanë kur në zgjedhjet lokale, në komunën Qendër fitoi kandidati opozitar. Por, polemika nuk mbaroi.

Profesori i planifikimit hapsinor nga Universiteti Shtetëror i Nju Xhersit, Stjuard Mek, sqaron që nuk ka standart botëror se sa përmendore mund të vendosen në një metër katror, por trendet e reja janë ndryshe.

“Sot më shumë mund të shihen statuja apstrakte, por, gjithashtu ka edhe instalime të përkohëshme. Kjo d.m.th. që parqe ose vende të tjera fitojnë disa statuja me stil të ndryshëm të cilat qarkullojnë – rrinë aty për një kohë dhe pastaj ndërrohen”.

Vetëm në dy ura në Vardar, njëra afër tjetrës, ka rrethë gjashtëdhjetë statuja, duke shtuar dhjetëra të tjera në shesh, në parkun përballë Parlamentit por edhe rrethë ndërtesës së MPJ-së së re. Personalitete të historisë së vendit, historisë së huaj, antikës, politikanë, artistë.  Kjo në Shkup përkujton në diçka që përtej oqeanit ka ndodhur para më shumë se një shekulli.

Profesori Mek, për Diversiti Media thotë:

“Ideja për të vendosur statuja, vepra tjera artistike dhe ulëse, erdhi si ide e të ashtuquajturës “lëvizje për qytet të bukur” e cila kishte për qëllim që të imitojë atë që e kanë bërë qytetet evropiane me sjelljen e statujave për të bërë vendet publike atraktive. Kjo filloi në vitet e vona të shekullit të 19. Dhe vërtetë rezultoi me ekspozim botëror të Çikagos në vitin 1893.”

Mendime

Në këtë fushatë për zbukurimin e Shkupit, analisti Harald Shenker gjeti gabime te statujat. Vërejtjet i filmoi në mini-dokumentar.

“Shumë nga përmendoret kanë gabime, sidomos në statikë dhe dimenzione, ndonjëherë në më shumë ose më pak detaje të turpshme. Me gabime të tilla këto përmendore nuk i përfaqësojnë denjësishtë personalitetet historike në emër të të cilëve janë ngritur.”

Pak nga qytetarët e kanë vënë re këtë. Statujat ose ju pëlqejnë ose jo.

“Ato janë të mira, vetëm se populli është i uritur.”

“Mrekullohem nga vepra që është bërë, por nuk shkruan se statuja e kujt është.”

“Një pjesë janë të mira, një pjesë ndoshta janë të vendosura në vend të gabuar, por janë të mira.”

“Nuk jam i kënaqur prej punëve të këtilla.”

“Gjithçka bëhet është mirë.”

“Budallallëku njerëzoj nuk ka kufijë.”

Disa nga arkitektët me dy duar e kanë pranuar këtë që ndodhë në qendër të Shkupit, si për shembull, i penzionuari Vasil Iljov.

“Radikalishtë ndryshohet pamja e qytetit në aspekt pozitiv dhe assesi nuk mund të pajtohemi me ata që deklarojnë se gjoja me këtë shëmtohet qyteti, se artistët dhe arkitektët nuk dinë se çfarë bëjnë. Ne si arkitektë jemi munduar, notmalishtë, si të gjithë të tjerët që marrinë pjesë në këtë zbukurim të qytetit t’i shfrytëzojmë si risi pjesët nga paraardhësit tanë, nga civilizimi jonë maqedonas.”

Fatkeqi

Por, kolegu i tij Miroslav Grçev parasheh ndikim të keq mbi njerëzit e thjeshtë, të cilëve tani me Shkupi 2014, sipas tij, ju imponohet histori e re.

“Kalon në dëm të rëndë psikosocial që do ta shqetësojë çdonjërin nga ne sepse do të vijë deri te ndarja e personaliteteve tona, pikërishtë.

Pamja identifikuese kur ndahet edhe një pjesë e personalitetit, është e imponuar, shizofreni e dhunshme në të cilën na shtyn kjo qeveri me këtë politikë të papërgjegjshme.”

Të gjithë këto kritika filluan kur veçmë Shkupi filloi të ndryshojë. Përpara nuk ka pasur debat publik dhe u krijua përshtypja që kushdo që ta ketë menduar projektin, e ka ruajtur si të fshehtën më të madhe. Përvoja amerikane është më ndryshe. Atje vendos e ashtuquajtura Komision për artin më të lartë, е përbërë nga tetë antarë të cilët i emëron kryetari i shtetit. Ajo jep leje për çdo centimatër të ndryshuar të hapsirës, sqaron profesor Mek:

“Egziston nevoja të dëgjohet opinioni dhe të arrihet konsenzus për qëllimet e instalimit. Mendoj që Kimisioni për artin e lartë është ide e mirë dhe ai trup mund të jetë i pavarur dhe këshilldhënës.”

Derisa shteti të bëhet me një trup të tillë, kryetari i ri i komunës Qendër, Andrej Zhernovski lajmëroi linjën e tij të punës.

“Dua të theksoj, qartë dhe zëshëm, që kjo është shëmtia e fundit e komunës Qendër. Prej nesër asnjë centimetër e komunës nuk do të ndryshohet, as të modelohet për diçka tjetër, as të ketë ndryshim të atij centimetri, pa u pyetur qytetarët e komunës Qendër.”

Nëse ndryshohen kritikat, e padiskutueshme është që me ndërhyrjen e shtetit në hapsirë, Shkupi mori më shumë përmbajtje. Idea e profesorit amerikan për qarkullim të statujave ndoshta është e realizueshme por ndërtesat e reja neoklasike nuk mund të shpërngulen. Do të mbeten si gjurmë në një kohë në të cilën i rrehë fatkeqi. Disa akoma të papërfunduara, janë përmbytur nga depërtimi i Vardarit.

AddThis Social Bookmark Button