PUSHTETI APSOLUT, APSOLUTISHTË SHKATËRRON

PUSHTETI APSOLUT, APSOLUTISHTË SHKATËRRON by Diversity Media on Mixcloud

  

Qeveria e Maqedonisë praktikon qeverisje të ngushtë demokratike, ku partia ështëpothuajse e barabartëme shtetin. Në kushtet kur një koalicion qeverisës mban pothuajse gjithçka nën kontroll, kurse iniciativat qytetare për të kontrolluar qeverinë pothuajse edhe nuk ka, plotësishtë me vend është pyetja – a jeton shoqëria në Maqedoni në kushte të pushtetit apsolut? Kjo ishte tema e debatit të tretë që Diversiti media e organizoi në Strumicë.

Maqedonia sipas sistemit të saj qeverisës është demokraci parlamentare. Që ka demokraci, e vërteton fakti që qeveria caktohet me zgjedhje të lira, kur qytetarët zgjedhin se cili opsion politik do t’i përfaqësojë, është qëndrimi i politikologut Vladimir Bozhinovski.

“Pushteti apsolut ose qeverisje apsolut egziston në sitemet ku qytetarët nuk kanë mundësi që të vendosin se kush duan që t’i udhëheqë. Atëherë mund të flasim për autoritizëm, mund të flasim edhe për totalitarizëm. Ato janë shoqëri autoritare totalitare.”

Zgjedhjet e lira nuk janë justifikim i mjaftushëm që të thuhet se në Maqedoni sundon demokracia, vlerëson politikani shumëvjeçar Petar Goshev. Ai e citoi thënien e Ekton, i cili thotë: “E vetmja e keqe që ka përvetsuar demokracia është tirania e shumicës.” Për këtë Goshev pyet, a është duke na ndodhur vërtetë sundim i tiranisë në emër të shumicës? Sipas tij, sistemi bashkëkohor i qeverisjes nuk guxon që të kuptohet vetëm si mundësi për të dal në zgjedhje, dhe ai pyet ku është drejtësia?

“Nëse ajo nuk egziston si parim i demokracisë, ka shumë pak mundësi të ketë shoqëri të drejtë. Pothujase nuk mund ta bëni.Sepse për atë se çfarëështë e drejtë, nuk mund të vendosë një qendër, çfarëështë mirë – nuk mund të vendosë një qendër, pa marrë parasyshë numrin e votave që ka marrë në zgjedhje.”

Një qendër

Goshev sjellë shembuj të vendeve ku një partiosenjë qeveritar korrë fitore me një numër fantastik të votave të fituara, siç ishte fqinji jonë Serbia dhe Sllobodan Millosheviç dhe pas kësaj, siç thotëai– a kishte atje demokraci?

Por si qeverisë qeveria aktuale? Sipas deputetes sëLDSM-së opozitare, Cvetana Ivanova, aktualishtëqeveriset me përjashtimin e të tjerëve dhe sillen ligje, udhëhiqet dhe gjykohet nga një qendër mbi të cilën nuk ka mekanizma për ta kontrolluar, thotë Ivanova.

“Gjykata kushtetuese rrotullohet varësishtë nga ajo se cila parti politike është në qeveri. Mekanizmi i dytë janë iniciativat qytetare. Qeveria fitohet në ditën e zgjedhjeve por nuk do të thotë që gjatë atyre katër viteve, qytetarët e mbështesin atë qeveri. Ku janë iniciativat qytetare? Shikoni se çfarë ndodhi me iniciativën e “Aman”? Ajo nuk ka lidhje me çështje politike por me çështje egzistenciale për të gjithë ne. Por iniciativa nuk pati sukses.”

 

Ky është problem i mënyrës bashkëkohore të qeverisjes së disa qeverive të Maqedonisë, thotë politikologu Bozhinovski, që kuptohet si – “nëse diçka nuk është nën kontrollin tim, atëherëështë nën kontrollin e tjetrit.”

“Askush nuk do që të kujtohet se nëse diçka nuk është nën kontrollin tim, mund të jetë nën kontrollin e ndonjë të treti. Dikujt që quhet qytetar. Në Maqedoni ka shumë politizim dhe problemi është se si ta tejkalojmë.”

Çorientim

Problemi sipas Petar Goshev është në mënyrën e të kuptuarit të qeverisjes.

“Në Maqedoni, nëse doni që të mbeteni me mendjen në kokë, me ndershmërin që keni, kur marrim përsipër një detyrë duhet që në fillim ta keni të qartëa jeni të gatshëm që të ju zëvendësojnë, vetëmsepse doni që të veproni saktësishtë sipas rregulloreve,doni që detyra që ushtroni të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, dhe jo në pajtueshmëri me interesat e ndonjë grupi ose individi.”

Në fund gjithçka sjellë deri të pyetja – a jetojmë vërtetë në një sistem të pushtetit apsolut, konstaton njëri nga të pranishmit e debatit në Strumicë, i cili pyeti ku janë akademikët dhe profesorët universitar që të ndalojnë këtë process.

“Prej frikës ose prej bindjeve të tyre, ato janë bërë pjesë e atij pushteti apsolut, nga pikëpamja që shfrytëzojnë beneficione të mëdha nga ajo qeveri. Për fat të keq, qytetari i thjeshtë ka mbetur i çorientuar, si të mos ketë opsion të tretë. Qytetarit i duhet opsion qytetarësh.”

Debati në Strumicë me temën “Pushteti apsolut”ishte debati i tretë i projektit “Debate_mk” i programit Civica Mobilitasi Qendrës për zhvillim institucional CIRa.

  

AddThis Social Bookmark Button