Shqiptarët – patriotë për investime

Shqiptarët – patriotë për investime by Diversity Media on Mixcloud

  

Shqiptarët janë patriotë më të mëdhenj për investime sepse në kodin e tyre gjenetik për sipërmarrësia, mendojnë analistët ekonomik. Por kjo gjë ka mundësi të ndryshojë pas fillimit të punësimit masiv në administratën publike. Disa ekspertë mendojnë se patriotizmi maqedonas i cili manifestohet me dashuri ndaj Aleksandrit të Madh, Goce Delçevit apo Dame Gruevit duhet të shndërrohet në biznes. Nga ana tjetër, patriotizmi keqpërdoret kur nga një investitor vendas kërkohet ryshfet.

Analizë e Dushko Arsovskit

Verë në Kërçovë. Dikur ka qenë i njohur si qytet me një zhvillim ekonomik mesatar, por, pas tranzicionit, numri më i madh i kapaciteteve ekonomike të cilat dikur kanë punuar, sot janë mbyllur. Tani çdo kund vihen re shitore, bastore, kazino dhe taksistë. Kjo, sipas shumë analistëve, është shenjë e depresionit ekonomik.

Kryetari i mëparshëm i komunës Bllagoja Despotovski thotë se ka bërë tentativa për ti tërhequr investitorët me ndërtimin e zonave të lira ekonomike, duke tentuar t’i kthejë edhe emigrantët e shumtë nga ky rajon.

„Ne kishim një përparësi tjetër. Në Shkup askush nuk do kishte punuar për 200-300 euro. Këtu punojnë edhe për nja pagë prej 9.000 dhe prej 6.000 denarësh“.

Me ndryshimin e pushtetit lokal Despotovski thotë se janë larguar nga ajo rrugë.

„Tani, të gjitha problemet që i kemi në Kërçovë janë probleme të imponuara dhe nuk e di se kujt i shërbejnë ose kujt do i shërbejnë në të ardhmen. Le të mendohen ata që punojnë ndryshe nga ajo që e kisha menduar unë dhe nga mënyra se si punonte Këshilli në atë kohë“.

Nga sipërmarrës në nëpunës

Pas zgjedhjeve lokale në pranverë, kryetar i komunës është Fatmir Dehari nga radhët e BDI-së. Anëtari i këshillit të komunës Vanço Sërbakovski është kritit kur flet për politikën ekonomike të pushtetit të ri në Kërçovë.

„Nuk bëjmë biznes dhe nuk bëjmë projekte për biznes. Tani punojmë për atë se kë të zëvendësojmë, çfarë komisioni të krijojmë, t’i përçajmë njerëzit, si të bëjmë diçka të keqe për qytetin e t’i përçajmë njerëzit edhe më shumë“.

Për shkaqe politike, por edhe për shkak të frikës nga mossuksesi, thotë ai, rrallë kush vendos të investojë.

„Pasi vijnë kurbetçinjtë i mbërthejnë ca njerëz, atë që ata e kanë sjell ua mbledhin dhe ua shpenzojnë e pastaj i përcjellin. Madje ndoshta u duhet të shesin edhe ndonjë celular që të mund të kthehen nga kanë ardhur. Këtu kurbetçinjve nuk u ofrohet ndonjë kënaqësi që ata pastaj të investojnë e të ndërtojnë ndonjë fabrikë“, thotë Sërbakovski.

 

Por shqiptarët thonë se për arsye politike Kërçova qëllimisht është lënë pas dore. Gjatë viteve të fundit nuk është treguar interes nga shtati. Nga ana tjetër gjatë fushatës elektorale premtohej pikërisht tërheqja e emigrantëve si investitor potencial.

Pikërisht emigrantët duhet të jenë pjesë e procesit për gjallërimin e ekonomisë lokale, mendon kështu Sinisha Naumoski, doktor i shkencave ekonomike nga Kërçova. Por, ka një mangësi. 

„Patriotizmi duhet të ekzistojë. Por jo në atë formë si e mendon pjesa më e madhe e qytetarëve. Ajo energji e cila krijohet nga, të themi përmendoret e Aleksandrit të Madh, Goces, Dames, Pitus, Kiros, ajo sinergji duhet të transformohet në biznes. Këtë gjë popullata shqiptare e bën me më shumë sukses“.

Analisti ekonomik Visar Ademi sqaron se shqiptarët janë patriotë më të mëdhenj për shkak të kodit gjenetik për biznes familjar. Por, ka shumë mundësi që kjo gjë të ndryshojë.

„Puna është se shqiptarët para vitit 1990 dhe deri në vitin 2001 ishin më pak të përfaqësuar në administratën shtetërore dhe ishin më të prirur për tu përqendruar te sipërmarrja. Mua më pengon fakti që pas vitit 2001 shqiptarëve ua morën sipërmarrësinë dhe i bënë nëpunës shtetëror“.

Biznes i centralizuar

Patriotizmi, në kuptimin  e biznesit, po keqpërdoret, vlerëson Ademi. Ja si bëhet kjo:

“Kompanitë që vinë në Bunarxhik janë të liruara nga tatimet,  iu mundësohet që krau i punës të trajnohet, për çdo eksport janë të çliruar nga taksa. Patriotizmi i diasporës ndërkohë përdoret duk iu kërkuar ryshfete. Këta njerëz kanë ndjenja kurse iu thuhet për ju ka rregulla të tjera”.

Kërçova, dhe në përgjithësi zonat më të thella në Maqedoni, vuajnë nga centralizimi i biznesit. Ja si mendon një banor lokal:

„Ku bëhet prodhimi i energjisë elektrike në Maqedoni? Në Shkup jo. Në Manastir prodhohet  80 % ndërsa 20% në Kërçovë. Ku ndodhet njësia qendrore e kompanisë? Ku ka 200 - 300 punonjës? Në mes të Shkupit ku nuk prodhohet as edhe një kilovat energji elektrike. Epo, kështu nuk zhvillohet Gjermania“.

Termocentrali Osllomej punëson numër më të madh të Kërçovarëve. Fakti që rezervat e qymyrit po shterojnë rrit mundësinë që pas disa vitesh ky kapacitet të mbyllet ose të përdoret gazi që gjithsesi do e zvogëlonte numrin e të punësuarve. Me ose pa biznes-patriotë, qyteti ka një të ardhme vetëm nëse i shfrytëzon të gjitha kapacitetet e tij për të tërhequr investitorë, janë të një mendimi bashkëbiseduesit tanë.



Statistikë

Tranzicioni la të papunë  5.500 kërçovarë

- Pas tranzicionit të papunë mbetën 5.500 njerëz

- Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë Kërçova ka 27.000 banorë

- Nga këto, 7.146 janë të papunë.   

  

AddThis Social Bookmark Button