Totalitarizmi dhe Maqedonia

  

Çdo totalitarizëm është i njëjtë dhe është për të dënuar i cili është shoqëruar nga diktatura e një personi. Atëherë shtrohet pyetja kush qëndron pas krijimit të personave totalitar? Janë bërë vetë të tillë apo qëndron dikush pas tyre? Këto pyetje i shtroi profesori Todor Çepriganov në debatin e tetë me radhë publik të projektit “Debate_mk” të Organizatës Diversity Media.

Sipas Çepreganov, liderët në sistemet totalitare dalin nga baza:

“Njëri është në krye, që është personifikimi i sistemit. Por ata që janë për rreth edhe pas largimit të tij nuk e ndryshojnë mendësinë. A nuk marrim pjesë ne vetë në krijimin e sistemit totalitar?”.

Maqedonia ka histori të totalitarizmit dhe si pasojë e represionit të të drejtave të njeriut janë të burgosurit politik. Në ditën e evropiane të viktimave nga sistemet totalitare, 23 gushti, një nga të përndjekurit dhe të burgosurit nga sistemi i kaluar Shpëtim Pollozhani, në debatin e organizuar tha se edhe pse Maqedonia ka ndryshuar sistemin në vend ka ende elemente të shoqërisë totalitare.

“Një pjesë e madhe e përfaqësuesve nga ai sistem sot janë biznesmen. Një ministër drejtësie gjatë komunizmit, u bë ministër drejtësie edhe më vonë, më pas edhe akademik. Ai e ndryshoi terminologjinë por jo edhe mentalitetin. Si do shkojmë kështu përpara? Atëherë partia ishte nënë dhe baba, por sot a mund të gjeje dikush punë nëse nuk është anëtar i BDI dhe VMRO DPMNE?”, pyeti Pollozhani.

Nga një kënd i kohës, analistët botëror paralajmërojnë se një lloj i ri totalitarizmi mund të prekë vendet me demokraci shumëvjeçare. Si shembull e japin terrorizmin elektronik, ku një vend një komb mund të kontrollojë komunikimet e një pjese të botës.

Debati me titull “Totalitarizmi dhe Maqedonia” ishte i teti me radhë nga projekti “Debate_mk” i programit Civica Mobilitas i Qendrës për zhvillim institucional CIRa nga Shkupi. 

  

AddThis Social Bookmark Button