“Viktimat e harruara të komunizmit”

Si pjesë e projektit “Viktimat bullgare dhe të Maqedonisë të komunizmit – sot viktima të harresës dhe mosdijes”, financuar nga BE, nga programi “Evropa e qytetarëve”, në 23 gusht të vitit 2013, pranë Kinemasë Milenium u shfaq premiera e filmit “Viktimat e harruar të komunizmit”.

Promovimin që e organizoi organizata “Diversity Media” nga Shkupi ishte ngjarja e vetme në Maqedoni, me të cilën u shënua dita evropiane që kujton viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare.

Mes të pranishmëve në promovim ishin viktima të dënuar dhe të persekutuar nga sistemi i kaluar si dhe familjarë të tyre. Kryetarë dhe përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politik nga Maqedonia. Të pranishëm ishin edhe aktivistë që angazhohen për miratimin e ligjeve me të cilat shteti do të dëmshpërblejë viktimat e sistemit të kaur. Gjithashtu prezent ishin profesor universitar dhe përfaqësues të medieve.

Sipas përshtypjeve nga të pranishmit, filmi ishte mundësi e vetme për të dëgjuar dëshmi nga njerëzit të cilëve u ishin shkelur të drejtat bazike të njeriut në emër të regjimit totalitar.

Filmi “Viktimat e harruara të komunizmit” përmban dëshmi të të persekutarve, të burgosur të dënuar nga sistemi komunist në Maqedoni dhe Bullgari. Intervistat i regjistronin të rinj dhe studentë nga universitetet “Neofit Rilski”, dhe “Shën Kirill dhe Metodij” Blagoevgrad, Bullgari dhe Universiteti shtetëror “Goce Dellçev” dhe shkolla e mesme “Kole Nehtenin” Shtip, Maqedoni.

Filmi do të shërbejë si materjal shtesë arsimor në orët e historisë për shkollat e mesme.

Projekti “Viktimat e komunizmit nga BG dhe FYROM – Sot viktima të harresës dhe mosdijes” është i mbështetur nga programi i BE-së – Europe for Citizens. Diversty Media është partner në projektin e OJQ-së bullgare “SNC PRIN TV” dhe shoqatës “Të burgosur politik” nga Çekia.

http://www.bg-fyrom-victims-of-communism.com/mk_index.php

AddThis Social Bookmark Button