Pamje e gabuar për jetën e përbashkët?

Pamje e gabuar për jetën e përbashkët? by Diversity Media on Mixcloud

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit politikanët e huaj Maqedoninë e konsideronin si shembull për zgjidhjen e marrëdhënieve ndëretnike. Por, vite më vonë, vlerësimet nëse vendi mund të japë një impuls në rajon për zgjidhjen e marrëdhënieve gjithnjë emotive mes bashkësive janë të ndara. Në këtë temë ishte edhe debati i parë në radio në kuadër të projektit “Debati bën ndryshim” të Diversity Media.

Politikanët shqiptar të qeverisë së Maqedonisë i intensifikuan takimet që kanë për qëllim të lëvizin çështjen  e “harruar” për emrin.  BDI thonë se ka përparim sepse po bisedohet për modalitetet e zgjidhjes. Te publiku maqedonas, sipas profesorit Stevo Pendarovski kjo iniciativë u prit keq dhe me  interpretime të gabuara.

„Armiqtë tanë të brendshëm janë bashkuar me armiqtë tanë të jashtëm dhe ç’e mirë mund të dalë nga kjo për Maqedoninë kur një shqiptar e një grek do bisedojnë për emrin tonë?! Një pranim më të gabuar të këtij barazimi të vështirë e të ndërlikuar unë nuk mund të imagjinoj, dhe këtu qëndron problemi i kampit politik udhëheqës etnik maqedonas i cili duhet të japë shpjegime. “.

Foto, Mite Kuzevski, IDEA Europa Juglindore

Për intensifikimin e aktiviteteve  të BDI-së në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit reagojnë edhe shqiptarët, thotë zëdhënësi i partisë Bujar Osmani.

„Reagimet e shqiptarëve gjithmonë janë:„Përse merreni ju me atë çështje? Ju merruni me çështjet e shqiptarëve“. Ne nuk kemi kurrfarë interesi partiak për zgjidhjen e çështjes së emrit, por vetëm ndjekim interesat e shtetit“, thotë Osmani sipas të cilit shqiptarët nuk janë të prekur emocionalisht nga çështja e emrit si maqedonasit dhe kanë një qasje racionale.

gjithsesi, mbizotëron mendimi i përgjithshëm se zgjidhja e çështjes së emrit është punë e politikanëve maqedonas, e jo e atyre shqiptar, thotë Stevo Pendarovski.  Kjo është gabim, sepse më në fund politikanët shqiptar treguan gatishmëri të dalin jashtë interesave të ngushta të bashkësisë së tyre, dhe këtë duhet ta bëjnë edhe partitë maqedonase.

„Nuk ka mënyrë tjetër për Maqedoninë. Nëse shqiptarët vazhdimisht, pa ndërprerë vazhdojnë të flasin vetëm për të drejtat etnike, ju keni një kundër reagim tek maqedonasit të cilët thonë - „mirë pra, deri kur, edhe çfarë tjetër?“. Maqedonasit duhet të flasin për këtë që të jenë të besueshëm, ndërsa shqiptarët për atë, por edhe për diçka tjetër, si për shembull, për investime“.

Në konstelacione të këtilla, marrëdhëniet e përmirësuara ndëretnike pas konfliktit në vitin 2001, u përballën me ringjalljen e mundshme të idesë për Shqipëri në e Madhe. Pendarovski dhe Osmani flasin për realitetin dhe pasojat për marrëdhëniet nëpërmjet konceptit të rajonalizimit.

„Maqedonasit kanë frikë nga ky koncept. Këtë e di sepse kam qenë prezent në bisedimet në vitin 2001. Megjithatë, e para: rajonet evropiane janë koncept i vjetër demokratik. Dhe e dyta: unë jam pro, por kjo të mos përdoret, dhe besoj që nuk do përdoret si pretekst për krijimin e entiteteve të reja politike“, është qëndrimi i Pendarovskit. Osmani bind që:

„Bashkimin dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe jetesën e përbashkët t të gjithë shqiptarëve në rajon e shohim si bashkim të të gjitha këtyre shteteve me Bashkimin Evropian“.

Mendimi i përgjithshëm se maqedonasit dhe shqiptarët kanë një bashkëjetesë të mirë, që e prishin politikanët është i gabuar, është ky qëndrimi i bashkëbiseduesve të Diversity Media. Siç thonë ata, politikanët vijnë nga baza, dhe nuk mund të presim që ato të jenë ndryshe nga qytetarët nga mesi i të cilëve dalin.

Më shumë informacion në lidhje me projektin mund të gjeni në linkun: http://diversitymedia.mk/index.php/407

  

  

AddThis Social Bookmark Button