Politika dhe totalitarizmi në Maqedoni

Politika dhe totalitarizmi në MaqedoniI by Diversity Media on Mixcloud

  

Çdo totalitarizëm është i njëjtë dhe për tu dënuar, i shoqëruar nga diktatura e një personi, kështu që parashtrohet pyetja se kush qëndron pas krijimit të këtyre personave totalitarist? A janë krijuar vetë ose pas tij qëndron dikush që i ofron mbështetje? Këto pyetje i parashtroi profesori Todor Çepreganov në debatin e tetë të Diversity Media në kuadër të projektit „Debate_mk“.

Sipas Çepreganov, udhëheqësit në sistemet totalitare rrjedhin nga baza:

„Njëri qëndron në krye, ai që është personifikimi i sistemit. Megjithatë, ata që janë rreth tij edh pas largimit të udhëheqësit, personat më poshtë tij nuk ndryshojnë mentalitetin e tyre. Mbesin, por nuk e ndryshojnë mentalitetin. Mbesin njësoj, por e ndryshojnë ngjyrën. Hibernojnë deri në ditën kur do duhet të mbështesin ndonjë gjë tjetër“.

Maqedonia ka një histori totalitarizmi, ndërsa si produkt i shtypjes së lirive të njeriut janë të burgosurit politik. Në ditën evropiane të viktimave të sistemeve totalitare, 23 gushtit, një nga të përndjekurit dhe të burgosurit  në sistemin e mëparshëm, Shpëtim Pollozhani, për debatin tha se edhe pse Maqedonia ndryshoi sistemin e saj, në vend ende ka mbetje të shoqërisë totalitare.

„Një ministër i drejtësisë nga periudha e komunizmit mbeti ministër i drejtësisë edhe më pas, e pastaj u bë edhe akademik pas viteve të nëntëdhjeta. Ai ndryshoi terminologjinë, por nuk e ndryshoi mentalitetin. Përderisa ekzistojnë ata njerëz, ai mentalitet, nuk del gjë nga kjo shoqëri. Nuk shkohet para. Është sikur të kemi ngecur në rërë të gjallë. Në atë kohë partia ishte edhe nënë edhe baba. E çfarë është partia sot? Sot, a mundet një person të gjejë punë nëse nuk është anëtar i BDI-së ose i VMRO-DPMNE-së?“, pyeti Pollozhani.

Ai mendon se politika krijon një totalitarizëm të ri që është i rrezikshëm edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët.

„Kam qenë shumë i afërt me Dragi Bogdanovskin (një nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së) në Idrizovë, të cilin për fat të keq sot e shpallin spiun. Ai mund të jetë çfarë do, vetëm jo spiun. Ai ishte personi më i pastër kur bëhet fjalë për Maqedoninë, popullin maqedonas dhe pavarësinë. Por, ja, kështu e ka politikaˮ.

Nga një këndvështrim bashkëkohor, analistët botëror paralajmërojnë për një lloj të ri të totalitarizmit i cili mund të prek vendet që për shumë vite janë demokratike. Njëkohësisht, si shembull marrin totalitarizmin elektronik , kur një vend, një komb, mund të kontrollojë komunikimin në një pjesë të botës.

Debati me titull „Totalitarizmi dhe Maqedonia“ ishte debati i tetë në kuadër të projektit  „Debate_mk“, nga programiCivica Mobilitas të Qendrës për zhvillim institucional CIRa nga Shkupi.

  

AddThis Social Bookmark Button