„Kemi arsim të lartë, por kualifikime të ulëtaˮ

Tema e debatit të dytë në radio ishte Kemi arsim të lartë, por kualifikime (aftësi) të ulëtaˮ.

Ai u emitua drejtpërdrejt në Radio MOF në 10 shtator të vitit 2013 nga ora 13 deri në orën 14. Debati në radio u organizua në kuadër të projektit „Debati bën ndryshimˮ të Shoqatës Diversity Media.

Në këtë temë diskutuan Ana Bllazheva nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste, Martin Aleksoski, koordinator projekti në Forumin Arsimor Rinor (MOF) dhe Kirill Barbareev, prorektor për zhvillim, investime dhe mirëmbajtje në Universitetin shtetëror „Goce Delçevˮ në Shtip.

„Aftësitë janë të rëndësishme. Ata janë bazë. Por këtu tërësisht shpërfillet nevoja për ekzistimin e fakulteteve.Për shkak të imponimit tepër të madh të këtyre aftësive sipërmarrëse, sot paraqiten situata absurde ku në Fakultetin e filologjisë kryhen studimet universitare dhe ato pasuniversitare nga fusha e sipërmarrjesˮ, tha Barbareev.

Nga ana tjetër, Aleksoski mendon se zgjidhja e këtij problemi nuk duhet kërkuar vetëm te fakultetet:

„Tregu jonë i punës nuk është aq i madh sa të mund t’i pranojë të gjithë personat me arsim të lartë. Askush nuk pyet se çfarë cilësie ka!?

Bllazheva e cila bashkëpunon me Byronë për zhvillimin e arsimit në një projekt për përforcimin e kapaciteteve dhe të kualifikimeve tek nxënësit në vend mendon se në Maqedoni në fushën e arsimit tashmë kanë ndodhur shumë ndryshime që kanë shkaktuar një kaos në këtë sektor.

„Po ndodhin shumë ndryshime, por ata „zënë” rrënjë shumë ngadalë dhe krijojnë një kaos në arsimin e lartëˮ,komentoi ajo.

Zgjidhja për situatën me numrin e madh të personave me arsim të lartë, por të të diplomuarve, magjistrave dhe doktorëve me kualifikime të ulëta në vendin tonë, sipas të ftuarve në debatin tonë është vendosja, dhe që është edhe më e rëndësishme, zbatimi i një strategjie efektive sa më parë të jetë e mundur, si dhe depolitizomi i procesit arsimor.

Ky debat në radio është një nga gjithsej dymbëdhjetë debatet të cilët do të emitohen çdo të martë nga ora 13 deri në orën 14 nga partneri dhe mbështetësi jonë Radio MOF, në periudhën nga shtatori deri në dhjetor të këtij viti.

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysëˮ  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PROˮ dhe „KUNDËRˮ  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë informacion në lidhje me projektin mund të gjeni në linkun :http://diversitymedia.mk/index.php/407

  

  

AddThis Social Bookmark Button