Lobistë dhe ndërmjetësues në fotografi pa kornizë

Lobistë dhe ndërmjetësues në fotografi pa kornizë by Diversity Media on Mixcloud

Në Maqedoni lobimi dhe ndërmjetësimi zënë rrënjë ngadalë. Ato janë të rregulluara me ligj, por as qytetarët e as institucionet nuk e dinë sa të dobishëm mund të jenë, vlerësojnë ekspertët në këtë fushë. Në fillim kuptohen si dhënie e ryshfetit, e pastaj humbasin vlerë sepse nuk janë diçka e detyrueshme gjatë kontesteve gjyqësore. Praktika evropiane dhe botërore është ndryshe. Lobistët janë një hallkë e rëndësishme në qendrat politike dhe të biznesit. Amerikanët janë liderë në ndërmjetësim. Kjo ishte edhe tema e debatit të tretë në kuadër të projektit “Debati bën ndryshim”.

Përgatiti Dushko Arsovski   

Ndërmjetësuesi në kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë Methju Nimic do ta kishte zgjidhur çështjen e emrit për një muaj nëse do të kishte ekzistuar dashuri nga të dyja palët. E njëjta gjë vlen edhe për ndërmjetësimin në Maqedoni, vlerëson Zoran Petkoviq – Bakli i cili bën ndërmjetësim gjatë kontesteve tregtare, civile, si alternativë gjatë proceseve gjyqësore. Ai shpjegon se për momentin efektet janë të vogla sepse interesi ekziston vetëm te ata që kanë pësuar dëm ose që duan të marrin paratë që u detyrohen pala tjetër.

„Gjatë projektit të fundit në komunën e Aerodromit, për tre muaj erdhën tetëdhjetë deri më njëqind qytetarë që donin ndërmjetësim. Por, ne nuk mund ta ulim në një tavolinë me to borxhliun, gjegjësisht personin e paditur. Gjithsej 90 përqind nuk u përgjigjen ftesave. “

Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë situatë është gjyqësia e ngadaltë.

„Lëndët zgjasin 3-4 vjet. Borxhliu ka komoditet. E përderisa sistemi ligjor dhe shteti ligjor funkcionon në këtë mënyrë, populli jonë do ketë interes që kontestet t’i zgjidhë përmes gjyqit“.

Në Maqedoni ndërmjetësimi nuk është i detyrueshëm, e edhe këtu mund të kërkohen një pjesë e arsyeve për ekzistimin e atij komoditeti.

„Në Amerikë kur nuk ia kanë dalë mbanë të zhvillojnë sistemin vullnetar, 10 vite kanë pasur një koncept të këtillë. Por, ata janë më praktik dhe e ndryshuan sistemin. Këtë duhet ta bëjë edhe vendi ynë“.

Nëse ndërmjetësimi është i rëndësishëm gjatë situateve të krizave, lobimi është qenësor në faza të hershme, e shpjegon kështu lidhjen mes këtyre dy profesioneve Zoran Janakiev, lobist nga Maqedonia në Bashkimin Evropian.

„Në kontekst kombëtar lobimi në të shumtën e rasteve trajtohet si “gjetje e lidhjeve” ose ofrim ryshfeti për të realizuar një qëllim të caktuar, por nuk është kështu. Në Bruksel dhe në Uashington lobimi është një lëndë e regulluar dhe tashmë po shndërrohet në një shkencë të vërtetë“.

Përshtatje  

Janakiev thekson se lobistët luajnë një rol të rëndësishëm kur interesa të caktuara duhet të shkrihen në zgjidhje ligjore. Në vende ku një kompani ndikon në zhvillimin ekonomik, legjislacioni përshtatet ndaj kërkesave të saj edhe pa lobistë. Por, në Bruksel nuk është ashtu. 

„Kur bëhet fjalë për interesa evropiane dhe veprim në një territor më të madh, pra në BE, nëse cila do qoftë korporatë nuk ka rol dominant duhet të lobojë nëpërmjet institutit për lobim për të bërë ndonjë ndryshim të ndonjë rregulloreje të caktuar në funkcion të biznesit të saj “.

Ndarja në politikanë, lobistë dhe administratë ndonjëherë edhe çrregullohet. Si në rastin me europarlamentarin Zoran Taler i cili u vu në lojë nga gazetarët britanik për tu bërë lobist i tyre gjatë miratimit të një ligji të rëndësishëm për një kompani dhe për këtë të fitojë 100 000 euro. Në fund ai duhej të jepte dorëheqje.

„E vetmja gjë e mirë që u bë ishte se nga ato anëtarë të Parlamentit Evropian që guxuan ose në çfarë do lloj mënyrë u morën me aktivitate të ngjashme joligjore, është kthyer në rend dhe vënë në vendin ku duhej të ishin vetëm një pjesë e vogël e tyre“ thotë Janakiev dhe shpjegon se ato që miratojnë ligje të caktuara nuk mund të lobojnë për miratimin e tyre.

Diversity Media: A fitojnë mjaft para lobistët?

„Ka shpërblime por zakonisht ato caktohen në marrëveshje të ndërsjellë“ thotë Janakiev.

Diversity Media: Po ndërmjetësuesit?

„Tarifat e e ndërmjetësuesve janë minimale. Mesatarja botërore është tre orë, nga 15 euro, ato janë 45 euro. Ky është minimumi, por për këtë shumë mund të përfundohet edhe një kontest prej 100 000 eurosh“ thotë Petkoviq.

Maqedonia është në mesin e katër shteteve në Evropë të cilat kanë ligj për lobimin. Por, për momentin në vend ka vetëm një lobist të regjistruar. Ndërmjetësimi në Evropë është më i suksesshëm në Itali dhe në Rumani. Në vend të parë në botë janë Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nga ky vend vjen edhe Methju Nimic i cili tashmë 18 vite pa sukses po ndërmjetëson mes Maqedonisë dhe Greqisë. Me sa duket do kishte qenë ndryshe nëse klientët nuk do ishin nga Ballkani i zhytur në paragjykime dhe ngarkesa ndërfqinjësore historike.

Më shumë informacion në lidhje me projektin mund të gjeni në linkun :http://diversitymedia.mk/index.php/407

  

  

AddThis Social Bookmark Button