Homofobi kushtetuese?

Homofobi kushtetuese by Diversity Media on Mixcloud

Homophobia në Maqedoni është pjesë e mentalitetit dhe botëkuptimeve tradicionale, pajtohen kështu opinioni ekspert dhe ai politik.  Organizatat joqeveritare tregojnë me gisht kah partia në pushtet për shkak të propozimit që martesa mes një gruaje dhe një burri të bëhet kategori kushtetuese. Komuniteti LGBT në një vend me qeverisje demokristiane ishte tema  e debatit të katërt në radio të Diversity Media në kuadër të projektit „Debati bën ndryshim”. 

Përgatiti Dushko Arsovski

Shoqëria në Maqedoni nuk arrin të largohet nga imazhi homofobik. Organizimi i paradës së krenarisë nuk është problemi i  vetëm me të cilin po përballet komuniteti LGBT.

„Kemi njerëz që janë në depresion të thellë. Kemi raste kur njerëzit presin pjesë të trupit të tyre sepse nuk mund ta tejkalojnë atë që po ndodh.“ thotë aktivisti Bekim Asani. Ai thotë se këtë e ka ndjerë edhe në lëkurën e tij dhe shton:

„Pas ngjarjeve në Paradën e krenarisë unë nuk mund të shëtis i lirë, nuk mund të shkoj në qytetin tim të lindjes, nuk mund t’i takoj lirshëm prindërit e mi pikërisht për shkak të asaj disfate të homofobisë direkt nga mediet.  Mendoj se duhet të rrebelohemi. Dhe pse jo, vitin e ardhshëm të organzojmë gej paradë“

Por pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët i pyetëm janë kundër.

„Kjo gjë shkatërron familjen. Edhe një arsye. Mendoj që kjo gjë duhet të vijë natyrshëm  nga vetë shoqëria e jo të imponohet nga jashtë.“

„Nuk do e kisha përkrahur, e as nuk do e kisha miratuar“.

„Nuk kam asgjë kundër, por nuk jam edhe për“.

„Ndoshta “

„Kurrsesi. Sepse nuk është në pajtim me martesën, me traditat“.

„Qeveria nuk i mundëson komunitetit LGBT të gëzojë të drejtat sepse ne ende jemi  një shoqëri tradicionale dhe veprojmë sipas disa parimeve të vjetra“.

„Jo. Kjo qeveri është tradicionale dhe mendoj se nuk i përkrah dhe nuk duhet t’i përkrahë“.

VMRO-DPMNE në pushtet jo shumë kohë më parë në Kuvend propozoi që martesa mes një burri dhe një gruaje të jetë pjesë e Kushtetutës. Kjo si duket tendosi edhe më shumë atmosferën dhe nxiti debat mes deputetëve gjatë të cilit u përqeshën pjesëtarët e komunitetit homoseksual.

Kufizim

Në fund propozimi nuk fitoi mbështetje as edhe nga partneri shqiptar në koalicion në pushtet –BDI-ja. Deputetja Ermira Mehmeti sqaron:

„Si pjesëtar i një komuniteti etnik që i ka ndjerë këto hendikepe ose dobësi të Kushtetutës, nuk mund të pajtohem se e drejta e zgjedhjes duhet të kufizohet në atë mënyrë me një dokument që  në fakt duhet të garantojë lirinë e zgjedhjes“. 

Sektori joqeveritar propozimin e sheh si debat të panevojshëm. Irena Cvetkoviq, aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT mendon se:

„Në një Kuvend ku nuk flitet për problemet reale me të cilat po përballet komuniteti befas kanë qëndrim sa i përket martesës. Edhe pse deri më tani as vetë komuniteti e as cila do qoftë organizatë nuk ka kërkuar ndonjë gjë të tillë“.

Bekim Asani sqaron:

„Deri më tani nuk kemi kërkuar martesa mes personave të të njëjtës gjini. Ky është vetëm abuzim për të fituar poena politikë dhe për përhapjen e homofobisë. Asgjë më shumë“.

VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në debatin e Diversity Media për t’ju përgjigjur këtyre deklaratave. Kundërshtarët e saj politik kanë sugjerim se si të relaksohet opinioni publik në lidhje me çështjen e komunitetit LGBT.

„Shteti të mos e pranojë atë homofobi, por të mundohet, para së gjithash, përmes edukimit ta shuajë homofobinë në shoqëri“,  mendon Ana Pavllovska Daneva, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Zhvendosje

Nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi thonë se pranojnë ankesa për shkelke të të drejtave të homoseksualëve dhe reagojnë rregullisht në pajtim me kompetencat që kanë.

Por, kryetari i Komisionit, Dushko Minovski është edhe kritik:

„Të gjithë ne, secili nga ne ka të drejtë për ndryshime personale te vetja që të mund të punojë me çfarë do lloj popullate. Këtu jemi shumë hipokrit dhe me moral të dyfishtë, të mos them të trefishtë“.

Në përgjithësi, sipas tij, nga pavarësimi e deri më sot shoqëria në Maqedoni ka ecur para.

„Normalisht që ka demokratizim në marrëdhënie. Sidomos te vajzat të cilat, të themi, deri dje nuk kanë pasur një edukim të tillë, por tani Fejsbuku, dhe interneti e bëjnë efektin e tyre, kështu që prindërit nuk kanë nevojë që në mënyrë të veçantë t’i edukojnë fëmijët, por ata pranojnë edhe njohuri të tjera“, tha Minovski.

Megjithatë, ai thotë se familja është elementi qenësor për zhvillimin e vetëdijshmërisë. Cvetkoviq nuk pajtohet me këtë.

„Nuk mund t’ia lini të gjitha familjes. Shteti duhet të ketë përgjegjësi. Si do ishte familja në Maqedoni nëse çdo njeri pranon po ato retorika nga sistemi arsimor, mediet, komunikimet publike?!“

Një gazetë ditore, në muajin shkurt të kwtij viti, në faqen e parë pyeti nëse ka homoseksualë në mesin e gazetarëve? Tentativa për të organizuar javën e krenarisë përfundoi me një zyrë të demoluar të komunitetit LGBT në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Aktori Petar Stojkoviq ishte nën kërrcënime të vazhdueshme pasi e deklaroi publikisht orientimin e tij seksual. Këto janë vetëm disa shembuj si ilustrim për mostolerancën ndaj njerëzit e njëjtë, por të ndryshëm nga shumica. Si simbolikë e këtaj mbylljeje të shoqërisë le të shërbejë edhe faqja e internetit të LGBT Maqedoni. Në këtë faqe mund të kenë qasje vetën ata që janë të regjistruar dhe kanë fjalëkalim.

  

  

AddThis Social Bookmark Button