„Të drejtat e punëtorëve nuk janë të drejtat e njeriutˮ

Kjo ishte tema e debatit të pestë në radio i Shoqatës Diversity Media në kuadër të projektit “Debati bën ndryshim” të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).
 
Si çdo të martë debati më 8 tetor u emitua drejtpërdrejt nga ora 13 deri më 14, përmes partnerit dhe mbështetësit tonë Radio MOF.
 
Në këtë temë ishin të ftuar të debatojnë Doc.dr. Zdravko Saveski, profesor në Univerzitetin FON dhe anëtar i Lëvizjes të të majtëve “Solidariteti”, Tamara Çaushidis, kryetare e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve në medie dhe Sevdalinka Eftimova, nga Konfederata e punëdhënësve.
 
„Titulli i debatit është i diskutueshëm. Të drejtat e punëtorëve nuk janë të drejtat e njeriut ˮ, tha Çaushidis.
 
Për gjendjen e vështirë të të drejtave të punëtorëve  përuljen që e përjetojnë punëtorët në Maqedoni diskutimn e vazhdoi Saveski:
 
„Kemi një mosrespektim të tmerrshëm të dinjitetit njerëzor të punëtorëve në Maqedoni. Punëdhënësi do që ta robërojë punëtorin. Nuk është ideja vetëm të keni një punë, por të keni një punë dinjitoze. Kjo është e mundur vetëm  me standarde demokratikeˮ.
 
Pastaj ai shtoi edhe të dhënat nga Enti shtetëror i statistikave, sipas të cilit 10% e punëtorëve jetojnë në kushte varfërie.
 
Eftimova si përfaqësuese e Konfederatës së punëdhënësve në Maqedoni theksoi se jo të gjithë punëdhënësit janë njësoj.
 
„Nuk pajtohem se të drejtat e punëtorëve shkilen plotësisht. Zgjidhja është dialogu shoqëror!”, theksoi ajo.
 
Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).
 
Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.
 
Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysë”  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PRO” dhe „KUNDËR”  ta bëjmë pikërisht përmes radios.
 
Më shumë për projektin mund të lexoni në linkun në vazhdim: http://diversitymedia.mk/index.php/407
 
 
 
 
 
 
 
  
  
AddThis Social Bookmark Button