„Llogaridhënia dhe transparenca nuk janë ana jonë e fortë”

Kjo ishte tema e debatit të gjashtë në radio të organizuar nga Shoqata Diversity Media në kuadër të projektit „Debati bën ndryshimˮ, projekt i financuar nga Fondi Nacional për Demokraci  nga Uashingtoni. Si çdo të martë debati më 15 tetor u transmetua drejtpërdrejt nga ora 13 deri në orën 14 në Radio MOF, partneri dhe mbështetësi jonë.

Në këtë temë diskutuan gazetarja dhe redaktorja e emisionit KOD, Snezhana Llupevska, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Fokus Vesna Shkortova dhe analisti ekonomik Visar Ademi.

„Duhet të kalojë një periudhë më e gjatë që ta kuptojmë se sa e rëndësishme është që të jemi të hapur. Këshilltarët e një komune mbajtën mbledhje për atë nesë do na jepnin apo jo informacione. Na akuzuam se duam të dimë ca si shumëˮ, tha Shkortova, Fondacioni i të cilës ka bërë një zgjidhje softuerike pikërisht për kyçjen e qytetarëve në punën, llogaridhlnien dhe transparencën e komunave Veles, Llozovë, Çashka dhe Gradsko.

Për Llupevskën, e cila iu kushtua faktit se pjesa më e madhe e medieve dhe gazetarëve nuk mbulojnë tema të tilla, tha se faj kanë që të dyja palët.

„As mediet nuk pyesin, e as institucionet nuk mendojnë se duhet të japin llogariˮ.

Analisti Ademi theksoi:

„Qytetari nuk mund të jetë ekspert i ekonomisë. Duhet t’ia sqaroni se çfarë sa kushton. Ndërsa paratë fshihen në paragrafet dhe në kontratat anekse.ˮ.

Llupevska shtoi se interneti dhe mediet sociale janë një instrument i mirë për transparencë dhe lloharishënie gjatë punës së institucioneve.

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysë”  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PRO” dhe „KUNDËR”  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë për projektin mund të lexoni në: http://diversitymedia.mk/index.php/407

  

  

AddThis Social Bookmark Button