„Arsimi në Maqedoni nuk nxit bashkëjetesëˮ

Në këtë temë në debatin e shtatë në radio diskutuan Nebojsha Mojsoski nga Qendra maqedonase për arsim qytetar, Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian, dhe Biljana Kërstevska Papiq nga Qendra e dialogut Nansen nga Shkupi.

Debati në radio i Shoqatës Diversity Media është në kuadër të projektit „Debati bën ndryshimˮ, të financuar nga Fondi kombëtar për demokraci nga Uashingtoni.

Si çdo të martë, ashtu edhe debati i mbajtur më 29 tetor u transmetua drejtpërdrejt nga ora 13 deri në orën 14 në frekuencat e partnerit dhe mbështetësit tonë – Radio MOF.

„Shkollat jetojnë në një jetë paraleleˮ, komentoi Mojsoski në pyetjen nëse arsimi në Maqedoni nxit ose nuk nxit bashkëjetesë.Pastaj ai shtoi:

„Nuk ka strategji për arsim të integruar. Duhet vepruar menjëherë!ˮ.

Sipas Mariçiq situata në terren është tragjike. Ai theksoi se gjithnjë e më pak njerëz të përkatësive të ndryshme etnike e njohin njëri tjetrin. Por, ai mendon se ekziston zgjidhje:

„Faktorët politik duhet ta thyejnë akullin dhe presioni të kalojë mbi to, ndërsa zgjidhjet duhen kërkuar në specifikat lokaleˮ.

Sipas Kërstevska Papiq ekziston një tendencë për krijimin e shkollave monoetnike. Ajo thotë se që arsimi të mund të nxisë bashkëjetesë, më parë duhet punuar me prindërit, pastaj me mësimdhënësit, e në fund me nxënësit.

„Bashkëveprimi është qenësor për vazhdimësinëˮ, mendon ajo.

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysë”  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PRO” dhe „KUNDËR”  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë për projektin mund të lexoni në: http://diversitymedia.mk/index.php/407

  

  

AddThis Social Bookmark Button