Romët mbetën me „mëngë të shkurtra”

Dy vite para përfundimit të Dekadës për inkuadrimin e Romëve, jeta e këtij komuniteti në Maqedoni nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Këtë e thotë aktivistët dhe politikanët romë, të cilët nuk kanë shembuj pozitiv, përveç disa përmirësimeve të vogla në arsimin e romëve. Ku qëndron problemi?Te mosinformimi, te dominimi i streotipeve dhe diskriminimi ose tek kriza ekonomike? Përgjigjet i kërkuam përmes debatit të tetë në kuadër të projektit  „Debati bën ndryshim”.

Përgatiti Vesna Kollovska

Sejnur Shainovski është magjistër i Fakultetit  juridik. Me krenari tregon se është magjistri i parë nga lagjja e romëve Sredorek  në Kumanovë, lagje të cilën njerëzit e njohin për shkak të shtëpive të përmbytura të romëve dhe për shkak të dy fëmijëve romë të cilët u zhdukën para tre viteve. Për veten, Sejnuri thotë se është produkt i Dekadës për inkuadrimin e Romëve 2005 - 2015.

“Pranojë bursë gjatë të katër viteve të shkollës së mesme. Madje, edhe viti i pestë, viti i fundit i studimeve pasdiplomike financiarisht u mbulua nga Fondi edukativ rom. Nëse nuk do kisha bursë unë nuk do i kisha mbaruar studimet universitare.”.

Sejnuri i kryen studimet me para të huaja, tregon këshilltari në komunën e Kumanovës Ashmet Osmanovski. Numri i romëve të arsimuar do të kishte qenë dukshëm më i madh, thotë ai, nëse shteti do angazhohej për arsimimin e të rinjve të komunitetit rom.

„Arsimi bëhet falë parave të cilat vijnë nga jashtë. Bursa shtetërore jepen pak për romët të cilët studiojnë këtu. Një pjesë e tyre realizohen, por një pjesë e tyre keqpërdoren nga jo-romë.“

Arsimi është një nga katër  fushat të cilat Dekada si një nismë ndërkombëtare e ka marrë si prioritare për përmirësimin e kushteve për jetesë të romëve. Banimi është një nga fushat e cila është më e vështirë për tu zgjidhur. Pothuajse 70% e romëve nuk kanë dokumente pronësie. Në Kumanovë lagjja Sredorek në të cilën jetojnë kryesisht romë, në planin urbanistik nuk është e shënuar si lagje, por është e paraparë si zonë e gjelbër.

Akt politik

Publicisti Ramo Rushidovski thotë se kjo gjë është akt politik i një pushteti.

„Kush e ka bërë atë plan urbanistik? Përsëri ka mbizotëruar politika! Ajo lagje ekziston që para vitit 1900. Ajo ka ekzistuar, Romët kanë jetuar  atje, ndërsa tani me urbanizimin e kanë bërë zonë të gjelbër. Çfarë na thotë kjo?Domethënë, politika ka vendosur për varfërinë dhe për atë që romët të mos kenë prona“.

Organizata joqeveritare Qendra Nacionale Rome  po punon në një projekt për ndihmesë ligjore gjatë procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje. Megjithatë, sipas këshilltarit Osmanovski, organizatat joqeveritare nuk duhet ta zëvendësojnë shtetin.

„Komuniteti rom as sa ka dobi nga projektet e sektorit joqeveritar, po aq pëson edhe dëme. Atë që e bën sektori joqeveritar, atë duhet ta bëjë shteti. Deri në një pikë të caktuar mund të mbarojnë punë , por nëse nuk je i angazhuar politikisht, nëse nuk je pjesë e qeverisë, nëse nuk ke ndikim në ligje, nuk mund të kesh shumë sukses“.  

Kështu thotë Osmanovski, sipas të cilit, sektori joqeveritar nuk e ka dëshmuar veten në zgjidhjen e problemeve të romëve. Por, me këtë nuk pajtohet aktivisti rom Shainovski.

„Sektori joqeveritar nuk duhet të ketë ngjyra politike që të ketë sukses në projekte dhe në aktivitete. Ka pasur dhe do ketë edhe më shumë projekte me të cilat do rritet numri i nxënësve në arsim. Ndoshta organizata do ia dalë mbanë të punësojë edhe aktivistë të tjerë joqeveritar ose do angazhojë vullnetarë“.

Në një kohë kur në fuqi është Marrëveshja kornizë e Ohrit me të cilën garantohet pjesëmarrje e barabartë e komuniteteve minoritare komuniteti rom mbetet me mëngë të shkurtra, thotë anëtari i këshillit të komunës në Kumanovë Osmanovski.

„Është fakt dhe e vërtetë se nga 6.000 romë në pushtetin lokal nuk ka asnjë rom të punësuar. Dhe jo vetëm në pushtetin lokal si nëpunës shtetëror, por nuk ka as edhe në shërbimet e ndërmarrjeve publike. Ka pasur shpallje, megjithatë punësohen anëtarë të partive të caktuara politike, por që nuk kanë qenë romë“.

Në margjina

Në kushte të krizës ekonomike qaja e pabarabartë ndaj vendeve të punës dhe problemet rreth sigurimit të kushteve për banim alternativë e vetme është largimi nga vendi.

Sejnur Shainovski thotë se më shumë se gjysma e banorëve të Sredorekut janë larguar në vendet evropiane si azilkërkues.

„Njerëzit largohen, kthehen e pastaj largohen përsëri. Janë shpërngulur rreth 60% e banorëve të Sredorekut. Vetë shteti duhet ta kuptojë problemin. Problemi qëndron te ekonomia, në pagat e ulëta. Njerëzit janë të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, thotë Ramo Rashidovski.

„Ato praktikisht janë në margjinat e shoqërisë. Imagjinoni se çfarë po ndodh në ish vendet socialiste si Sllovakia, Çekia, Romania... Atje i vrasin njerëzit në rrugë pa dhënë kurrfarë  përgjegjësie. Në Hungari një organizatë fashiste kërkoi të kthehet ligji nga shekulli 15-16 ku sipas të cilit mund t’i vrasin romët pa mbajtur kurrfarë përgjegjësie!“

Dekada për inkuadrimin e romëve filloi në vitin 2005 dhe do mbarojë pas dy vitesh. Sipas aktivistëve romë, Maqedonia dikur ishte lider  për ë drejtat e romëve dhe kushteve të jetesës. Sot, në prag të përfundimit të kësaj dekade këtë vend ngadalë po e zë Serbia dhe disa vende të tjera në rajon.

  

  

AddThis Social Bookmark Button