Për debatin dhe debatimin

  

Diversity Media, sot më 15 nëntor të vitit 2013 në Librarinë çarshisë promovoi broshurën Debate _mk.
 
Broshura është një produkt i të dhjetë debateve në tema të ndryshme dhe aktuale që Diversity Media i organizoi në periudhën nga muaji prill e deri në muajin shtator të vitit 2013. Në të do gjeni fotografi dhe citate më interesante nga panelistët nga të gjithë debatet publik. Kjo broshurë u mundësua me grantin nga programi CIVICA Mobilitas, të zbatuar nga CIRa dhe me mbështetje financiare nga SDC.
 
Në promovim ishin të pranishëm një pjesë e panelistëve nga të dhjetë debatet publik, përfaqësues të sektorit joqeveritar, si dhe fajtorëtˮ kryesorë të projektit Debate_mkˮ, anëtarët e Shoqatës Diversity Media.

Debati është një garë formale e argumenteve mes dy ekipeve ose mes dy individëve. Në një kuptim më të gjerë, dhe që është edhe më e rëndësishme, debati është një mjet themelor për zhvillimin e demokracisë. Mbi të gjitha debati është një mënyrë diskutimi për ata që kanë qëndrime të kundërta për tema kontraverse. Shenjë dalluese e debatit është fakti se rrallë herë ka përfunduar me qëndrim të përbashkët. Shumë më shpesh mundëson një analizë më të thellë për një çështje të caktuar. Filozofi francez Xhozef Zhuber ka thënë: „Është më mirë që të debatohet për një çështje pa arritur një zgjidhje, se sa të arrihet një zgjidhje pa bërë debat.“

Qëllimi i debatit nuk është të nxjerrë të vërteta absolute, por të krijohen dhe të kontrollohen argumentet. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit në debat mund t’i kuptojnë më mirë qëndrimet personale dhe ato të të tjerëve. Kështu, përmes një diskutimi të lirë e të hapur debati nxit vlerat themelore demokratike.

Përse „Debate_mk“?

Në kontekstin e Maqedonisë si një shoqëri paskonfliktuale, debati ka rëndësi për shërimin e plagëve ashtu që në të do flitet hapur për temat  e diskutueshme. Debati u mëson njerëzve tolerancën, paqedashësinë dhe respektimin e qëndrimeve të ndryshme.

Shoqëria në Maqedoni si kurrë më parë ka nevojë për debat, dhe jo vetëm kaq, por edhe debat për debatin. Për këto arsye, por edhe për shkak të toneve autoritare që dominojnë, u vlerësua se një projekt i tillë është i rëndësishëm dhe i njëjti u realizua nga Diversity Media. Në periudhën nga muaji prill deri në muajin shtator të vitit 2013, u organizuan gjithsej dhjetë debate publike.

Përballja e ideve mes panelistëve dhe qytetarëve të profesioneve dhe përkatësive etnike të ndryshme në disa qytete në Maqedoni, mundësoi pikërisht këtë – diskutime, njohuri, informacion. Mbi të gjitha ndihmoi në krijimin e një kulture që mungon, dëgjimi dhe kuptimi i mendimeve të ndryshme, gjë që e vërteton fuqishëm rëndësinë e realizimit të projekteve të këtilla.

 

Rezultate dhe nisma të cilat janë si rrjedhojë e debateve publike:

  • Është inicuar që ekspertë nga BE ta analizojnë Propozim ligjin për mediet;
  • Është propozuar dhe miratuar takim i ri i Këshillit ekonomik në Kumanovë me bashkëqytetarë të kthyer nga Afganistani dhe Iraku, të cilët do bisedonin për investime në zonën e lirë ekonomike. Tre muaj pas debatit komuna e Kumanovës personave të kthyer nga Afganistani dhe Iraku ju ofroi tokë në zonën industriale me një çmim një euro për metër katror;
  • Pas incidenteve në terrenet e sportit, në debatin e dedikuar sportit dhe incidenteve me bazë ndëretnike, u propozua edukim i grupeve të tifozëve jashtë shtetit. Propozimi i dytë ishte pranimi i konceptit nga Kroacia, ku zbatohet identifikimi dhe regjistrimi i anëtarëve të grupeve të tifozëve. Dy muaj pas debatit publik, MPB propozoi ndryshime të ligjit ku propozohet  inkorporimi i këtyre dispozitave;

Bregu i liqenit të Ohrit është sulmuar nga ekspanzioni urbanistik. Ishte ky konstatimi i debatit publik që u mbajt në Strugë. Një nga zgjidhjet e propozuara në formë të një iniciative ishte krijimi i një trupi ekspertësh të përbërë nga arkitektë, ekologë, inxhinierë ndërtimi, urbanistë dhe përfaqësues të komunës dhe arkeologë të cilët do bëjnë shqyrtimin e çdo objekti ndërtimi.

  

AddThis Social Bookmark Button