„Punë vullnetareˮ për para

„Punë vullnetareˮ për para by Diversity Media on Mixcloud

Puna vullnetare është veprimtari bamirëse që kontribuon për përmirësimin e jetës të të tjerëve, e për të cilën nuk kërkohet ndonjë kompensim financiar. Megjithatë, kjo veprimtari këto vitet e fundit mori një kuptim tjetër. Institucionet shtetërore po angazhojnë gjithnjë e më shumë vullnetarë, si një shkallë më afër punësimit. Ithtarët e angazhimit vullnetar thonë se kështu humbet kuptimi i punës vullnetare.  Kjo gjë ishte një nga aspektet e debatit „Puna vullnetare është humbje kohe“ të organizuar nga Diversity Media në kuadër të projektit „Debati bën ndryshim“.

Përgatiti Vesna Kollovska

Tingujt e këtij himni rinor i shoqëronin brigadierët e rinj në terrenet ku bëheshin punë të rënda fizike në kuadër të aksioneve rinore në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar. Ishte prestigj të jesh pjesë e aksioneve rinore. Bëhej punë vullnetare, pa kurrfarë kompensimi financiar. Vite më vonë,sidomos në mesin e të rinjve , mbisundon mendimi se asgjë nuk duhet punuar pa pagesë. A po shuhet kështu puna vullnetare në Maqedoni?

Në njërën anë përballemi me jetën reale, në të cilën kemi detyrime të vërteta, kemi pagesa për të bërë, kemi familje, ndërsa nga ana tjetër kemi një satisfaksion personal – a të pastrojmë para pallatit ku banojmë?!  Është e qartë se çfarë do zgjedhim – punë me pagesë apo punë vullnetare“, thotë Dushan Millanov, nga Departamenti për karrierë pranë Universitetit shtetëror “Goce Dellçev” në Shtip.

Millanov parashtroi tezën sipas të cilës shoqëria e varfër nuk lë shumë vend për angazhim vullnetar për të mirën e të gjithëve.

Angazhimi për ndonjë kompensim financiar, dhe jo ai në bazë vullnetare është bërë rregull për të rinjtë, thotë studentja Dushica Treneva e cila gjithashtu bën edhe punë si vullnetare.

Të gjithë duan diçka materiale. Punën vullnetare e konsiderojnë si humbje kohe. Shumë nga kolegët e mi kanë qëndrimin se me këtë “çojnë kohën dëm”, pa e ditur se unë tashmë kam ndërtuar një biografi të shkurtër për të cilën jam e sigurt se do më shërbejë në të ardhmen, përderisa dikush tjetër atë biografi do e ndërtojë pas tre ose katër vitesh punë“.

Detyra të padefinuara

Një qëndrim i tillë i bën dëm angazhimit vullnetar. Përveç kësaj, dëm i bën edhe praktika e institucioneve shtetërore që angazhojnë vullnetarë të cilët pastaj për vite me radhë mbajnë shpresë për punësim.

Photo by Mite Kuzevski

Millanov thotë se edhe pse në Maqedoni ka Ligj për punën vullnetare, shpesh herë vullnetarët angazhohen pa i definuar mirë detyrat dhe aq më shumë kohëzgjatjen e angazhimit të tyre. Krahas kësaj dilemë e shpeshtë është se përse ka nevojë për vullnetarë, kur Maqedonia ke vërejtje për mbipunësim në administratë.

„Gjithmonë do duhej të kishte nevojë për vullnetarë. Gjithmonë mund të kontribuojmë me njohuritë personale, krijimtarinë, aftësitë personale...Gjithsesi, e gjithë kjo është zhvillim i kapaciteteve, zhvillim i kapitalit njerëzor, mësimit të punëve të reja. Është një komponentë zhvillimore“, mendon Millanov.

Përmes punës si vullnetar krijohet praktikë, përvojë, fitohen njohuri të reja, fitohet siguri në një mjedis të caktuar. Është interesante se edhe krahas praktikës së gjerë të angazhimit vullnetar në këto dekadat e fundit, tradita për punë vullnetare, sipas “Studimit për punë vullnetare” të realizuar nga Ministria e punës dhe politikave sociale, gjysma e vullnetarëve, që janë rreth 400, janë shtetas të huaj.

Kushte

Kjo, pjesërisht, sipas Dina Mitroviq nga Shoqata „Klubi rinor”, është si rezultat i kushteve të cilat organizatat e huaja i sigurojnë për vullnetarët e tyre.

„Organizatat e huaja të cilat i menaxhojnë këto programe për vullnetarë sigurojnë mbështetje për vullnetarët e tyre. Organizatat tona këtë gjë e bëjnë vetëm kur janë të kyçura në projekte”, thotë Mitroviq.

Sipas kësaj, parashtrohet pyetja se kush mund t’i lejojë vetes të bëjë punë vullnetare. Vallë angazhimi vullnetar u mbetet vetëm të rinjve dhe pensionistëve?

Nuk pajtohem aspak që punë vullnetare mund të bëjnë vetëm studentët ose një grupmoshë e caktuar. Të rinjtë mbase mund të kenë pak më shumë energji e prandaj do angazhohen për të gjetur punë vullnetare, sepse nuk është e lehtë të gjenden informacione për vende të lira për punë vullnetare. Sa për grupmoshat më të mëdha, sado që të duan ata nuk do rendin nëpër qytet për të kërkuar një vend ku mund të punojnë si vullnetar. Problemi tek ne është tek organizatori i punës vullnetare, thotë Mitroviq.

Treqind aplikime për një pozitë si vullnetar. Ky është një shembull nga Spanja, vend anëtar i Bashkimi Evropian, ku puna vullnetare është prestigj dhe element i rëndësishëm në karrierën e çdo njeriu. Në Maqedoni për angazhim vullnetar ende ekziston një mendim i gabuar, ndërsa motivet përfundimtare janë punësimi, mundësisht në administratën shtetërore.

  

  

AddThis Social Bookmark Button