Sistemet zgjedhore, për interes të qytetarëve apo partive politike

Sistemet zgjedhore, për interes të qytetarëve apo partive politike”, është titulli i diskutimit të parë të cilin e organizon Diversity Media në kuadër të projektit Diskutime Glokale, i cili do të organizohet pranë Tetarit Poshka në Strugë, të shtunën më datë 26 shtator, me fillim në ora 17.00.

Panelistë për këtë temë do të jenë Bashkim Bakiu, politolog dhe Adrian Demiri, jurist. Qëllimi i këtij debati të parë, por edhe 11 të tjerëve që do të zhvillohen në kuadër të projektit Diskutime Glokale është që të nxisë diskutime dhe të përforcojë qeverisjen e mirë duke i dhënë zë të gjithëve, në gjithë Maqedoninë, të shprehin mendimin e tyre për çështjet e rëndësishme në shoqëri.

Qytetarët e Maqedonisë kanë raste të rralla personalisht të jenë pjesë e debateve për tema aktuale me intelektualë, artistë, akademikë apo ekspertë. Aq më pak kanë shanse të ndjejnë se duke qenë aktiv mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe përmasimin e kushteve jetësore.

Prandaj, për të përmirësuar lirinë e shprehjes dhe të nxiten debatet dhe diskutimet, por edhe të përforcohet qeverisja e mirë në nivel lokal dhe qendror, Divesity Media filloi me projektin Diskutime Glokale. Në kuadër të projektit, nëpërmjet 12 diskutimeve publike në 12 qytete të ndryshme të Maqedonisë, do të përpiqemi të krijojmë më shumë hapësirë për diskutime publike, për tema të rëndësishme në nivel shtetëror, por duke ia dhënë mundësinë njerëzve në gjithë Maqedoninë të shprehen dhe të kontribuojnë për këto tema. Në këto diskutime do të përfshihen krijues lokal të politikave, intelektualë, gazetarë dhe më e rëndësishmja – qytetarë lokal.

Gjashtë tema të ndyshme do të diskutohen në 12 qytete, dhe deri në Gusht 2016, Diversiti Media do të realizojë edhe 12 produkte mediatike nga diskutimet publike, të cilat më pas do të publikohen në platformën e Diversity Media, Televizionin Alsat M si dhe rrjetet sociale të organizatës. Gjithashtu do të botohet edhe analizë krahasuese se si perceptohen çështje të njëjta në dy qytete të ndryshme.

Projekti mbështet  Civica Mobilitas, kurse partner në realizimin e tij është edhe TV Alsat M

                    

AddThis Social Bookmark Button