Ambienti i pastër jetësor është e drejtë themelore e njeriut

“Ambienti i pastër jetësor është e drejtë themelore e njeriut”. Kjo është tema e diskutimit të tretë publik që do të zhvillohet të shtunën më 31 tetor, 2015, në sallën e vogël të hotelit Milenium në Manastir me fillim në ora 19.00. Diskutimi organizohet nga Diversity Media, në kuadër të projektit Diskutime Glokale.

Panelistë do të jenë Besa Tateshi, eksperte e ekologjisë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Dushko Gruevski nga Shoqata për promovimin e vetëdijes ekologjike në Manastir “Za nas se raboti” (Për ne bëhet fjalë) dhe Aneta Bllazhevska, gazetare lokale. 

Diskutimi është i hapur për publikun. Qëllim i këtij diskutimi, si edhe i 11 të tjerave është që të nxisë debat, por edhe të përforcojë qeverisjne e mirë, duke i dhënë zë të gjithëve të shprehen për tema që janë të rëndësishme për gjithë shoqërinë.

Qytetarët e Maqedonisë kanë raste të rralla personalisht të jenë pjesë e debateve për tema aktuale me intelektualë, artistë, akademikë apo ekspertë. Aq më pak kanë shanse të ndjejnë se duke qenë aktiv mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe përmasimin e kushteve jetësore.

Prandaj, për të përmirësuar lirinë e shprehjes dhe të nxiten debatet dhe diskutimet, por edhe të përforcohet qeverisja e mirë në nivel lokal dhe qendror, Divesity Media filloi me projektin Diskutime Glokale. Në kuadër të projektit, nëpërmjet 12 diskutimeve publike në 12 qytete të ndryshme të Maqedonisë, do të përpiqemi të krijojmë më shumë hapësirë për diskutime publike, për tema të rëndësishme në nivel shtetëror, por duke ia dhënë mundësinë njerëzve në gjithë Maqedoninë të shprehen dhe të kontribuojnë për këto tema. Në këto diskutime do të përfshihen krijues lokal të politikave, intelektualë, gazetarë dhe më e rëndësishmja – qytetarë lokal.

Gjashtë tema të ndyshme do të diskutohen në 12 qytete, dhe deri në Gusht 2016, Diversiti Media do të realizojë edhe 12 produkte mediatike nga diskutimet publike, të cilat më pas do të publikohen në platformën e Diversity Media, Televizionin Alsat M si dhe rrjetet sociale të organizatës. Gjithashtu do të botohet edhe analizë krahasuese se si perceptohen çështje të njëjta në dy qytete të ndryshme.

Projekti mbështet  Civica Mobilitas, kurse partner në realizimin e tij është edhe TV Alsat M.

AddThis Social Bookmark Button