Emigrantët nuk janë vetëm numër

„Emigrantët nuk janë vetëm numër” është tema e debatit publik i cili në organizim të Diversity Media do të mbahet të shtunën më 30 janar në orën 12 në Eurokolexh në Kumanovë. Diskutimi organizohet në kuadër të projektit Diskutime Glokale.

 Panelistë në këtë temë do jenë profesor Vlladimir Pivovarov, këshilltar në Ministrinë e punëve të brendshme, aktivisti Kastriot Rexhepi dhe Svetllana Antiq – Jovçevska, gazetare e Radio Evropa e lirë.

Diskutimi do jetë i hapur për publikun. Qëllimi i këtij, si dhe i 11 debateve publik të tjerë është të nxisë debatin, por edhe përforcimi i qeverisjes së mirë duke iu mundësuar të gjithëve të shprehin mendimin e tyre për tema me rëndësi për të gjithë shoqërinë.

Qytetarët e Maqedonisë rrallë herë kanë mundësinë që personalisht të marrin pjesë në debate për tema aktuale me intelektualë, artistë, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë Maqedonia. Aq më rrallë kanë mundësi ta ndjejnë se në atë formë në mënyrë aktive duhet të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve dhe në përmirësimin e kushteve për jetesë në nivel lokal.

Prandaj, për ta përmirësuar gjendjen me lirinë e të shprehurit dhe për të nxitur më shumë debate dhe diskutime, e njëkohësisht për ta përforcuar qeverisjen e mirë në nivel lokal dhe qendror, Diversity Media filloi projektin Dikutime Glokale. Në të, përmes 12 debateve publike do mundohemi të krijojmë më shumë hapësirë për debat publik për tema të rëndësishme dhe probleme në nivel shtetëror, por duke ju dhënë mundësi të gjithë qytetarëve në Maqedoni  të shprehin mendimin e tyre dhe të kontribuojnë për këto tema. Në këto diskutime do përfshihen edhe krijues lokalë të politikave, intelektualë, gazetarë, dhe që është më me rëndësi – banorët lokalë.

Në 12 qytete të ndryshme do diskutohet për gjashtë tema të ndryshme, ndërsa në periudhën deri në muajin gusht të vitit 2016, Diversity Media do përgatisë edhe produkte mediatike, të cilët më pas do të publikohen në platformën e Diversity Media, Televizionin Alsat-M, si dhe në rrjetet sociale të organizatës. Do të përgatitet edhe një broshurë me analiza komparative për atë se si perceptohen temat, gjegjësisht problemet e njëjta në dy mjedise të ndryshme.

Projekti realizohet me mbështetje të Civica Mobilitas, me implementim të MCMS dhe NIRAS, ndërsa partner në realizimin e tij është Alsat-M.

AddThis Social Bookmark Button