Multikultura vetëm me rekomandim

Multikultura-alb by DiversityMedia

Nga mijëra projekte që Ministria e kulturës i ka propozuar këtë vit gjetëm vetëm tre të cilat mbase mund të kenë karakter shumetnik, si një ekspozitë kolektive e nxënësve të shkollave të mesme në Tetovë.

Edhe pse Maqedonia deklarohet si një shtet shumetnik me gishta numërohen projekte në të cilat marrin pjesë artistë nga përkatësi të ndryshme etnike.

Për sociologët bëhet fjalë për jetë në enklava, ndërkohë Ministria e Kulturës nuk ka përgjigje. Të vetmit që janë aktiv në këtë fushë janë organizatat joqeveritare.

Në internet e shikoj ofertën artistike që ka Qendra Informative për Kulturë (QIK) në Shkup. Nga janari deri më tani ka pasur vetëm dy ngjarje në të cilën kanë marrë pjesë artistë nga grupe të ndryshme etnike në Maqedoni. Sociologët në projekte të tilla shohin mënyra për afrimin e dallimeve mes qytetarëve të Maqedonisë që sidomos janë evidentuar pas konfliktit të vitit 2001.

Profesorja në Fakultetin Filozofik, Tatjana Stojanoska mendon se shteti bën shumë pak që grupet etnike të përzihen në kulturë dhe kujton se jeta e ndarë në enklava është kthim një shekull prapa:

“Prandaj është e rëndësishme që të punohet në një përparim për të përbashkëtën. Ajo që është e mirë, pozitive, përparimtare në kuadër të një kulture nuk do të thotë se do të asimilojë nëse e pranon. Kjo është e rëndësishme që të mësosh më shumë për tjetrin, që më së paku të mund ta kuptosh. Duhet patjetër ti dish specifikat e tij kulturore, të grupit të tij etnik, të grupit të tij kulturor, mendon Stojanoska.

Prandaj thotë ajo me raste shfaqen edhe shkëndija ndëretnike nëpër shkolla, dhe çelësi i tejkalimit të tyre sipas saj janë projekte në të cilat do të përfshiheshin të rinjtë dhe sugjeron:

“Pse nuk bëhen ekspozita me autorë nga grupe të ndryshme etnike? Ajo të popullarizohet dhe ta vizitojnë gjithë gjimnazistët masovikisht. Kështu do të ndikohet shumë. Ka shumë mekanizma por ka edhe shumë punë, thotë Profesorja Stojanoska.  

Qeveria aktuale nga një pjesë e opinionit u kritikua se me vendosjen e përmendoreve monoetnike ushqen jetën paralele dhe jo atë të përbashkët mes grupeve të ndryshme etnike në Maqedoni.  

Pa përgjigje

Diversity Media e pyeti Ministren e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska sa para do të veçohen nga buxheti për projekte që nxjerrin në pah karakterin shumetnik të shtetit dhe a ka pasur deri më tani projekte të tilla? Por përgjigje nuk morëm edhe pse disa ditë shtyhej afati për përgjigjen.  

Nga mijëra projekte që ministria i mbështet për këtë vit, gjetëm tre të cilat mund të kenë karakter shumetnike, si për shembull, ekspozitë e përbashkët të gjimnazistëve nga Tetova.

Para disa vjetësh ndërkohë projekte të tilla ishin edhe shfaqjen me më shumë gjuhë. 

Në videon e kësaj kënge të harruar të para disa vjetësh shfaqet Nesrin Tair, aktore e tetarit turk në Shkup. Ajo ka përvojë me disa role në shfaqje dygjuhësore dhe tregjuhësore. Luante në një dramë të Shekspirit një bashkë produkcion të tetarit turk, atij të Manastirit dhe Laboratorio Nove të Firencës. Në këtë shfaqke flitej maqedonisht, turqisht dhe italisht. Përvojë që e mban mend si tejet të veçantë:

“Është e domethënëse kur çdo aktor prezantohet në gjuhën e tij, nga ana tjetër edhe si aktor është shumë interesante sepse tregon se teatri është magji. Aktori s’ka pse të kthejë përgjigjen në gjuhën e tjetrit, tetari është art që të mundëson të merresh vesh edhe duke u parë në sy”, thotë Tair.

Ajo thotë se kjo është edhe një mënyrë për të rritur numrin e publikut, i cili sipas saj, nuk dëshiron të shikojë shfaqje në gjuhë që nuk i njeh.

Gjuhët nuk janë pengesë

Që gjuhët nuk janë pengesë tregon muzikanti dhe gazetari Petrit Saraçini. Para disa vjetësh drejtonte një program në radio në të cilin paralelisht flitej edhe shqip edhe maqedonisht, në të cilin kishte humor dhe muzikë të mirë. Programi u shua sepse siç thotë projekti ishte i shtrenjtë dhe radio stacioni nuk e përballonte financiarisht:

“Mua personalisht më mungojnë programe të tilla sepse ato tregojnë një lloj kohezioni në shoqëri ose çojnë deri tek ajo. Kjo diçka thelbësore dhe duhet të gjenden forma që këto programe të mbështeten qoftë nëpërmjet subvencionesh nga shteti qoftë nga organizatat qytetare”, propozon Saraçini.

Në Maqedoni sot thuajse nuk ka muzikë të grupeve shqiptare në radiot maqedonase dhe anasjelltas. Sipas sociologes Stojanoska pikërisht mediet e kanë rolin më të rëndësishëm për promovimin e multikulturalizmit.

Një media megjithatë është shumë pak për nevojën e madhe që ekziston për të nxitur atë që sociologia Stojanoska e quan “përparim të të përbashkëtës”. Promovimi i pakët në media i shumë projekteve multikulturore është përgjigjja e pyetje se pse nuk dihet shumë për to, të cilat realizohen nga sektori joqeveritar. Për ta mund të marrësh vesh vetëm nëse kërkon në Google.

 

AddThis Social Bookmark Button